31/08/2026
Takim me drejtorët e shkollave – gjithçka gati për nesër për fillimin e vitit të ri shkollor
Drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut Gazmend Bunjaku, zhvilloi takimin e rregullt me drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Kaçanikut, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.
Gjatë takimit u diskutua për organizimin e procesit mësimor, plotësimin e normave të mësimdhënësve, gatishmërinë e objekteve shkollore, shpërndarjen e teksteve dhe mjeteve didaktike, si dhe koordinimin institucional për një fillim sa më të mbarë, cilësor dhe të sigurt të procesit mësimor.
Me këtë rast, Drejtori Bunjaku falënderoi të gjithë drejtorët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre, ndërsa theksoi se nesër më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor.
„Uroj që viti i ri shkollor 2026/2027 të jetë i suksesshëm, i mbarë dhe plot rezultate për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Ju uroj një fillim të mbarë dhe shumë suksese gjatë këtij viti shkollor“, u shpreh Drejtori Bunjaku.