Drejtoria e Arsimit - Kamenicë

Drejtoria e Arsimit - Kamenicë Faqja zyrtare e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës

📚🏫 DREJTORIA E ARSIMIT ME TË GJITHË DREJTORËT E SHKOLLAVE MBLIDHEN NË ROGANËNë përmbyllje të një jave të suksesshme, zhv...
04/09/2026

📚🏫 DREJTORIA E ARSIMIT ME TË GJITHË DREJTORËT E SHKOLLAVE MBLIDHEN NË ROGANË

Në përmbyllje të një jave të suksesshme, zhvilluam takimin e radhës me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Kamenicës.

📌 Gjatë takimit diskutuam për mbarëvajtjen e procesit mësimor, sfidat e fillim vitit shkollor, koordinimin ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe shkollave, si dhe prioritetet që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim, e në veçanti në shkollat me mësim gjithëditor.

🤝 Risi nga ky takim ishte se Drejtoria e Arsimit organizoi këtë takim në Roganë duke dhënë mesazhin se secili lokalitet është me prioritet të lartë.

Vazhdojmë së bashku për shkolla më të mira dhe mundësi më të mira për çdo nxënës! 📖

02/09/2026

📢 Kamenica është model për mësim gjithëditor 🥇 🏫🏡

Drejtori Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në KamenicëNë Ditën e Parë të Shkollës për këtë vit shko...
01/09/2026

Drejtori Klaiqi shpërndan çanta për nxënësit e komunitetit serb në Kamenicë

Në Ditën e Parë të Shkollës për këtë vit shkollor, në mesin e vizitave që Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Selami Klaiqi ka bërë sot, ka qenë edhe vizita tek SHFMU “Desanka Maksimovic” në Kamenicë, SHFMU “Bratsvo” në Strezoc dhe SHFMU “9 Maji” në Kolloleq.

Nën praninë e pjesëtarëve të KFOR-it, Drejtori Klaiqi ka shpërndarë çanta për të gjithë nxënësit.

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e Komunës së Kamenicës që të gjithë fëmijët, pa dallim komuniteti, të kenë mbështetje dhe mundësi të barabarta në arsim.

Kjo është një nismë e re nga Kryetari Rahimaj, e cila po ndodhë për herë të parë në Kamenicë.

Për institucionet komunale, arsimi mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë dhe investimi në fëmijë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e komunës.

Drejtori Klaiqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe partnerët institucionalë, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen kushte sa më të mira për mësim dhe zhvillim.

Një çantë për shkollë, një urim për një vit të ri dhe mbi të gjitha, një mesazh i qartë: çdo fëmijë i Kamenicës meriton të mësojë, të zhvillohet dhe të ndërtojë të ardhmen e tij me mundësi të barabarta.

📚 Një fillim i ri për nxënësit tanëSot, më 1 shtator, ka filluar mësimi tërëditor në tri shkolla:🏫 SHFMU “Metush Krasniq...
01/09/2026

📚 Një fillim i ri për nxënësit tanë

Sot, më 1 shtator, ka filluar mësimi tërëditor në tri shkolla:
🏫 SHFMU “Metush Krasniqi” - Roganë
🏫 SHFMU “Abdullah Krashnica” - Koretin
🏫 SHFMU “Skënderbeu” - Hogosht

Një fillim që sjell më shumë kohë për dije, aktivitete, bashkëpunim dhe zhvillim të nxënësve.

Urojmë një vit shkollor të mbarë, me shumë suksese dhe arritje! 📖

Sot nisëm një vit të ri shkollor, me shumë energji, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen.Urojmë të gjithë nxënësit dhe ...
01/09/2026

Sot nisëm një vit të ri shkollor, me shumë energji, buzëqeshje dhe shpresë për të ardhmen.

Urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë, plot dije, suksese dhe arritje!

Një vit i ri shkollor, me plot projekte në të mirë të nxënësve tanë 📚✅Sonte, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor...
31/08/2026

Një vit i ri shkollor, me plot projekte në të mirë të nxënësve tanë 📚✅

Sonte, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, pata kënaqësinë të takohem me mësimdhënësit tanë, njerëzit që çdo ditë kanë në duar jo vetëm librin, por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Bashkëbiseduam për sfidat, për punën e bërë dhe për atë që duhet të bëjmë edhe më mirë. Sepse arsimi nuk është vetëm një sektor i komunës, është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Kamenicës.

Në këto vite kemi dëshmuar se kur investojmë në shkolla, në mësimdhënës dhe në nxënës, investojmë drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit tonë. Nga infrastruktura shkollore te mbështetja për nxënësit, nga krijimi i kushteve më të mira të punës te investimi në cilësinë e arsimit, puna jonë do të vazhdojë.

Mësimdhënësve tanë u shpreh mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar një vit të ri shkollor të suksesshëm, me energji të re dhe rezultate të reja.

Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve tanë në vitin e ri shkollor 2026/2027❤️

29/08/2026

MËSIMI TËRDITOR - KAMENICË

📅 E hënë, 31.08.2026🕖 Ora 19:00📍 Amfiteatri i QytetitPjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme!
28/08/2026

📅 E hënë, 31.08.2026
🕖 Ora 19:00
📍 Amfiteatri i Qytetit

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme!

📢 NGA 1 SHTATORI, DREJTORIA E ARSIMIT NË BASHKËPUNIM ME SHOQATËN E MATEMATIKANËVE TË GJILANIT FILLON PROGRAMIN E TRAJNIM...
25/08/2026

📢 NGA 1 SHTATORI, DREJTORIA E ARSIMIT NË BASHKËPUNIM ME SHOQATËN E MATEMATIKANËVE TË GJILANIT FILLON PROGRAMIN E TRAJNIMEVE PA PAGESË PËR NXËNËSIT E TALENTUAR

Me qëllim të krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e talentit dhe avancimin e njohurive në matematikë, Drejtoria e Arsimit në Kamenicë dhe Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Arsimit në Kamenicë, z. Selami Klaiqi, Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, z. Bregan Isufi dhe Kryetari i Degës së Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në Kamenicë, z. Agon Mahmuti.

Me këtë marrëveshje, bashkëpunimi ndërmjet DKA-së dhe Shoqatës merr karakter të qëndrueshëm institucional, duke përcaktuar një kornizë të përbashkët për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve arsimore në fushën e matematikës.

Si një nga veprimet e para konkrete, nga 1 shtatori do të fillojë programi i trajnimeve dhe kurseve pa pagesë për nxënësit e talentuar dhe ata që shfaqin interes të veçantë për matematikën.

Përmes këtij programi synohet identifikimi dhe zhvillimi i potencialit të nxënësve, thellimi i njohurive të tyre, si dhe përgatitja e vazhdueshme për gara dhe olimpiada të matematikës.

Investimi në dije dhe talent është investim në të ardhmen e nxënësve tanë.

📚 Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollat tona!Në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe funk...
25/08/2026

📚 Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollat tona!

Në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe funksionimit të institucioneve arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka realizuar furnizimin me mjete dhe pajisje të nevojshme për tri shkolla të komunës sonë:

🏫 Gjimnazi “Ismail Qemali”
🏫 IAAP “Andrea Durrsaku”
🏫 SHFMU “Fan Noli”

Furnizimi përfshin mjete për pastrim, mirëmbajtje dhe nevoja të tjera të institucioneve shkollore, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, më të mirëmbajtur dhe më funksional për nxënësit dhe stafin.

🤝 Falënderojmë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve në institucionet tona arsimore.

Address

Rr. Skenderbeu
Kamenicë
62000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Arsimit - Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share