01/09/2026
Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
Komuna e Kamenicës ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor me një takim të përbashkët me mësimdhënësit, drejtorët e institucioneve arsimore, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe përfaqësues të këshillit të prindërve dhe nxënësve.Gjatë takimit u prezantuan punët dhe projektet e realizuara në sektorin e arsimit, si dhe risitë dhe masat që do të zbatohen gjatë vitit të ri shkollor, me fokus në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbështetjen e mësimdhënësve.
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se është kënaqësi e veçantë të shënohet fillimi i vitit të ri shkollor, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe përgjegjësinë që mësimdhënësit bartin çdo ditë.
“Ne si institucion ndërtojmë rrugë, shkolla e ndërtesa, mirëpo ju, mësimdhënës të dashur, ndërtoni njeriun. Çdo orë mësimore dhe çdo këshillë që u jepni nxënësve është një gurthemel për ata që nesër do ta ndërtojnë këtë qytet dhe këtë shoqëri”, u shpreh Rahimaj. Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë përkushtimin ndaj arsimit, duke veçuar një sërë masash dhe investimesh që do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë këtij viti shkollor.
Ndër të tjera, Kryetari Rahimaj bëri të ditur se:
● është hapur çerdhja e Koretinit, me kapacitet për 120 fëmijë;
● klasat e arsimit parashkollor do të funksionojnë me orar të zgjatur;
● të gjithë nxënësit e klasave të para janë pajisur me çanta dhe mjetet e nevojshme shkollore;
● për herë të parë Komuna do të mbulojë pagesën e orëve të kujdestarisë për mësimdhënësit;
● fillon programi i trajnimeve pa pagesë për nxënësit e talentuar në matematikë;
● sigurohet transport falas për nxënësit nga të gjitha fshatrat ku nuk ka institucione përkatëse arsimore;
● do të zbatohet rregullorja për subvencionimin e rezultateve në gara, në mbështetje të nxënësve dhe mësimdhënësve;
● do të vazhdojë Pakoja e Maturës, e cila përfshin ekskursionin “Euro Trip”, mbrëmjen e maturës dhe uniformat e cilësisë së lartë.
Kryetari Rahimaj gjithashtu bëri të ditur se kuzhina qendrore tashmë ka filluar funksionimin, duke theksuar se praktika e ushqimit të shëndetshëm, e nisur në çerdhen publike, po zgjerohet edhe në tri shkolla, me synimin që nga viti i ardhshëm të përfshihen të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryetari Rahimaj u uroi të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, me punë, suksese dhe rezultate të reja.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke e vlerësuar këtë takim si një format të veçantë, i cili për herë të parë zhvillohet së bashku me mësimdhënësit dhe Kryetarin e Komunës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Klaiqi po ashtu falënderoi Kryetarin Rahimaj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe për investimet në përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve për fëmijët.
Krahas Kryetarit Rahimaj, edhe Drejtori Klaiqi, njoftoi qytetarët rreth punëve të mira që janë bërë dhe po vazhdohen për të përmirsuar shkollimin e nxënësve të komunës.
Mes shumë investimeve, Klaiqi njoftoi gjithashtu se për herë të parë nga dita e sotme fillon zbatimi i mësimit tërëditor në tri shkolla pilot, me kuadrin arsimor të përcaktuar për zhvillimin e këtyre orëve.
Kurse për më të vegjlit, që dikur kishin vetëm një cerdhe në qytet me gjithsej 60 fëmij, tanimë është hapur edhe cerdhja në Koretin e që të dy objektet kanë arritur të pranojnë mbi 200 fëmijë.
“Mirupafshim në takime të tilla, po aq të bukura”, tha Klaiqi në përmbyllje të fjalës së tij.
Në këtë takim fjalë rasti mbajti edhe Selami Spahiu, i cili ndau disa nga përvojat e tij gjatë rrugëtimit të gjatë jetësor dhe profesional si mësimdhënës, duke përmendur kolegët dhe përvojat e tij në Roganë, Kamenicë dhe Muçivërcë, ku për një periudhë të gjatë ka punuar si mësimdhënës i matematikës.Spahiu theksoi rëndësinë e arsimit në transformimin e individit, familjes, shoqërisë dhe shtetit. Ai veçoi si të rëndësishme mbështetjen e talenteve në matematikë dhe çështjen e kodimit nëpër shkolla, duke i cilësuar këto si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit në Kamenicë.
“Ndërrimi i gjendjes së një individi, familjeje, shoqërie apo shteti e ndryshon arsimi”, u shpreh Spahiu, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e institucioneve komunale në këtë drejtim.
Fjalë rasti mbajti edhe mësimdhënësi i ri, Blerim Haxhiu, i cili ndau përvojën e tij në rrugëtimin arsimor dhe profesional.Duke folur për profesionin e mësimdhënies, Haxhiu e cilësoi atë si një drejtim tejet human dhe theksoi dy pika kryesore që kanë ndikuar në zhvillimin e tij: arsimin parauniversitar dhe atë universitar.
Ai vlerësoi rëndësinë e garave për nxënësit, duke theksuar se ato shërbejnë si shtysë për punë, përkushtim dhe zhvillim të një vullneti të fortë për sukses.
Ndërsa, duke folur për arsimin universitar, Haxhiu falënderoi Komunën dhe DKA-në për mbështetjen përmes bursave, duke bërë të ditur se ka qenë përfitues i bursave çdo vit gjatë studimeve.Ai u bëri thirrje institucioneve që të vazhdojnë me mbështetjen e nxënësve dhe të rinjve, duke krijuar mundësi që ata të zhvillojnë potencialin e tyre.
Takimi u përmbyll me urimin për një vit të ri shkollor të suksesshëm, me bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, në funksion të një arsimi sa më cilësor dhe të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e Kamenicës.
-------------------------------------------------------------------
Opština Kamenica obeležila početak nove školske godine novom posvećenošću obrazovanju
Opština Kamenica obeležila je početak nove školske godine zajedničkim sastankom sa nastavnicima, direktorima obrazovnih ustanova, Savetom roditelja i Savetom učenika.
Sastanku su prisustvovali gradonačelnik Kadri Rahimaj, direktor Direktorata za obrazovanje Selami Klajći, direktori škola, nastavnici i predstavnici roditeljskih i učeničkih saveta. Tokom sastanka predstavljeni su radovi i projekti koji se realizuju u sektoru obrazovanja, kao i inovacije i mere koje će biti sprovedene tokom nove školske godine, sa fokusom na poboljšanje uslova za učenike i podršku nastavnicima.
U svom govoru, gradonačelnik Kamenice Kadri Rahimaj rekao je da je posebno zadovoljstvo obeležiti početak nove školske godine, izražavajući zahvalnost za posvećenost i odgovornost koju nastavnici nose svakog dana.
„Kao institucija, mi gradimo puteve, škole i zgrade, ali vi, dragi nastavnici, gradite ljude. Svaka lekcija i svaki savet koji date učenicima je kamen temeljac za one koji će sutra graditi ovaj grad i ovo društvo“, rekao je Rahimaj. Naglasio je da će Opština nastaviti svoju posvećenost obrazovanju, ističući niz mera i investicija koje će biti dostupne učenicima i nastavnicima tokom ove školske godine.
Između ostalog, gradonačelnik Rahimaj je najavio da:
● otvoren je vrtić u Koretinu, kapaciteta za 120 dece;
● predškolska odeljenja će raditi sa produženim radnim vremenom;
● svim učenicima prvog razreda obezbeđene su školske torbe i neophodan školski pribor;
● po prvi put, Opština će pokriti plaćanje časova podučavanja za nastavnike;
● počinje besplatan program obuke za talentovane učenike iz matematike;
● biće obezbeđen besplatan prevoz za učenike iz svih sela u kojima nema relevantnih obrazovnih institucija;
● biće sprovedena uredba o subvencionisanju rezultata na takmičenjima, kao podrška učenicima i nastavnicima;
● Maturski paket će se nastaviti, koji uključuje ekskurziju „Evro putovanje“, matursko veče i visokokvalitetne uniforme.
Gradonačelnik Rahimaj je takođe reko da je centralna kuhinja već počela sa radom, ističući da se praksa zdrave ishrane, započeta u javnom vrtiću, proširuje na tri škole, sa ciljem da se od sledeće godine obuhvate sve škole u opštini Kamenica.
U zaključku svog govora, gradonačelnik Rahimaj je svim nastavnicima i učenicima poželeo uspešnu školsku godinu, sa radom, uspesima i novim rezultatima.
Direktor Opštinske direkcije za obrazovanje, Selami Klajći, zahvalio se prisutnima na učešću, ocenjujući ovaj sastanak kao poseban format, koji se po prvi put održava zajedno sa nastavnicima i gradonačelnikom povodom početka nove školske godine.
Klajći se takođe zahvalio gradonačelniku Rahimaju na kontinuiranoj podršci obrazovanju i na ulaganjima u poboljšanje blagostanja i uslova za decu.
Pored gradonačelnika Rahimaja, direktor Klajći je takođe obavestio građane o dobrom radu koji je urađen i koji se nastavlja na poboljšanju obrazovanja učenika u opštini.
Među mnogim investicijama, Klajći je takođe najavio da po prvi put, od danas, počinje sprovođenje celodnevne nastave u tri pilot škole, sa utvrđenim obrazovnim okvirom za razvoj ovih odeljenja. Što se tiče najmlađih, koji su nekada imali samo jedan vrtić u gradu sa ukupno 60 dece, sada je otvoren i vrtić u Koretinu , a oba objekta su uspela da prime preko 200 dece. „Zbogom ovakvim susretima, podjednako lepim“, rekao je Klajći zaključujući svoj govor. Na ovom sastanku je govorio i Selami Spahiu, deleći neka od svojih iskustava tokom svog dugog životnog i profesionalnog p**a kao nastavnik, pominjući svoje kolege i iskustva u Rogacici , Kamenici i Mučivercu, gde je dugo radio kao nastavnik matematike. Spahiu je naglasio značaj obrazovanja u transformaciji pojedinca, porodice, društva i države. Izdvojio je podršku talentima u matematici i pitanje kodiranja u školama kao važne, opisujući ih kao važne korake za razvoj obrazovanja u Kamenici.
„Promena situacije pojedinca, porodice, društva ili države menja se obrazovanjem“, rekao je Spahiu, ceneći rad i posvećenost opštinskih institucija u tom pogledu.
Mladi nastavnik, Blerim Hadžiu, takođe je govorio ovom prilikom, deleći svoje iskustvo na svom obrazovnom i profesionalnom putu. Govoreći o nastavničkoj profesiji, Hadžiu ju je opisao kao veoma human pravac i naglasio dve glavne tačke koje su uticale na njen razvoj: preduniverzitetsko i univerzitetsko obrazovanje. Cenio je značaj takmičenja za učenike, ističući da ona služe kao podsticaj za rad, posvećenost i razvoj.