14/12/2025
Mumin Morina kërkon përkrahjen e juaj duke ju drejtuar me këtë shkrim :
"Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Mumin Morina nga fshati Hodonoc është kandiduar për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e AAK-së. Ai sjell me vete një përvojë të gjatë dhe të çmuar profesionale në fushën e ujërave dhe mbrojtjes së ambientit. Për mbi 20 vite ka shërbyer si drejtor teknik në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Gjilan dhe aktualisht udhëheq Departamentin për Ujë dhe Sanitacion në institutin INSI në Prishtinë.
Mumini ka qenë i angazhuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore që lidhen drejtpërdrejt me zonën tonë, përfshirë hartimin dhe realizimin e projektit të ujrave të ndotura të fshatit tonë, si dhe projektimin e sistemit të ujësjellësit për gjashtë fshatra: Hodonoc, Rogaçicë, Muçivërc, Dajkoc, Shipashnicë dhe Novosellë. Ky sistem, një nga më të mëdhenjtë në komunë, sot është funksional dhe menaxhohet nga KRU “Hidromorava”.
Ai ka dhënë gjithashtu kontribut të rëndësishëm në projektin ideor për ndërtimin e pendës në Desivojcë, projekt i cili aktualisht është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar nga Banka Botërore. Ky sistem pritet të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për shumë vite, si dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimore gjatë dhe pas ndërtimit, përfshirë punësimin, turizmin dhe përmirësimin e peizazhit lokal.
Për të siguruar vazhdimësinë e projekteve të rëndësishme dhe për të mundësuar realizimin e iniciativave të reja në të ardhmen, Muminit i nevojitet mbështetje nga banorët e fshatit tonë në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor 2025."