Fshati Kopërnicë

Fshati Kopërnicë Gjithçka nga Fshati Kopërnicë

Dje e filluam ditën me homazhe te lapidari i Rahim Beqirit, duke nderuar me respekt kujtimin dhe sakrificën e tij. Më pa...
03/08/2026

Dje e filluam ditën me homazhe te lapidari i Rahim Beqirit, duke nderuar me respekt kujtimin dhe sakrificën e tij. Më pas, ditën e përmbyllëm në mënyrën më të bukur me Takimet e Vendlindjes, ku u bashkuam me familjarë, miq dhe bashkëfshatarë.

Një falënderim i përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit, e veçanërisht për bashkatdhetarët tanë që na nderuan me praninë e tyre dhe u bënë pjesë e këtij organizimi.

Mirënjohje të veçantë për Shoqatën Humanitare Kopërnica për mbështetjen dhe kontributin e dhënë, si dhe për Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili me praninë e tij na nderoi të gjithë pjesëmarrësit.

Faleminderit nga zemra të gjithëve! Shihemi në takimet e ardhshme, me po të njëjtin bashkim, respekt dhe dashuri për vendlindjen tonë.

Me rrespekt
Endrit Beqiraj
Kryetar i Këshillit Lokal të Kopërnicës

02/08/2026
NJOFTIM PËR QYTETARËTMe rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki, të...
31/07/2026

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki, të dielën, organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.

🕙 Ora 10:00 – Do të mbahen homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë.

🕥 Ora 10:30 – Vendosja e luleve tek lapidari i Dëshmorit në fshatin Kopernicë.

🥾 Ora 11:00 – ECJE PËRKUJTIMORE
Nisja e ecjes bëhet nga Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, me destinacion Majën e Kikës.

Ftojmë të gjithë qytetarët, familjarët, bashkëluftëtarët dhe bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve përkujtimore, për të nderuar dhe përjetësuar kujtimin e Dëshmorit të Kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki.

📢 Takimet e Vendlindjes – Kopernicë 2026 🇽🇰🇦🇱Të dashur bashkëvendas, miq, mërgimtarë dhe dashamirë të Kopernicës,Ditët p...
29/07/2026

📢 Takimet e Vendlindjes – Kopernicë 2026 🇽🇰🇦🇱

Të dashur bashkëvendas, miq, mërgimtarë dhe dashamirë të Kopernicës,

Ditët po afrohen dhe mezi po presim të takohemi sa më shumë prej jush në Takimet e Vendlindjes, që do të mbahen më 2 Gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Ky është një takim për t’u çmallur, për të kaluar një mbrëmje të bukur së bashku dhe për të forcuar lidhjet mes nesh.

🔹 Bizneset e bashkëvendasve tanë janë të mirëseardhura të promovohen në këtë takim. Nëse keni reklama, banera apo materiale promovuese, mund t’i vendosni paraprakisht në vendin e organizimit. Le të njihemi më mirë me bizneset e njëri-tjetrit dhe, kur të kemi mundësi, ta mbështesim njëri-tjetrin.

🍯 Prodhimet vendore, si mjalti, pemët, perimet dhe produkte të tjera të punës sonë, janë gjithashtu të mirëseardhura. Bashkëvendasit mund t’i ekspozojnë dhe t’i shesin gjatë këtij organizimi.

🏅 Gjatë këtij organizimi do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për aktivistët dhe sponsorët e Shoqatës Humanitare Kopernica, si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të shoqatës dhe të vendlindjes sonë.

🎶 Për atmosferën dhe argëtimin do të kujdeset DJ, që të kalojmë një mbrëmje sa më të bukur së bashku.

🤝 Kërkojmë edhe vullnetarë!
Nëse dikush dëshiron të na bashkohet në përgatitjen e vendit (vendosjen e tavolinave, ulëseve dhe organizimin e hapësirës), do ta vlerësonim shumë ndihmën tuaj.

Për t’u lajmëruar, mund të kontaktoni:
📞 Endrit Beqiraj – 045 431 479
📞 Granit Zylfiu – 049 568 815

Ju mirëpresim të gjithëve! Le ta bëjmë këtë takim një mbrëmje të paharrueshme, me sa më shumë bashkëvendas të mbledhur rreth njëri-tjetrit.

📅 2 Gusht 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Kopernicë

Falënderim i veçantë!Me rastin e përfundimit të Turnirit Tradicional të Futbollit të Vogël në Roganë 2026, ku arritëm të...
27/07/2026

Falënderim i veçantë!

Me rastin e përfundimit të Turnirit Tradicional të Futbollit të Vogël në Roganë 2026, ku arritëm të zëmë vendin e dytë 🥈, falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na mbështetën.
Ky turnir organizohet në nder të dëshmorëve të kombit, Selver Kryeziu dhe Emin Kryeziu.

Mirënjohje e veçantë për sponsorët tanë:
• Resort Planet
• Shoqata Humanitare Kopërnica
• Studio e Reklamave Luli 93

Faleminderit edhe të gjithë përkrahësve tanë për besimin dhe mbështetjen. ❤️

KF.KALAJA
25/07/2026

KF.KALAJA

Mirë se vini në vendlindjen tuaj – Kopërnicë! ❤️🏡Me shumë kënaqësi dhe respekt, ju urojmë mirëseardhje të gjithë bashkëf...
10/07/2026

Mirë se vini në vendlindjen tuaj – Kopërnicë! ❤️🏡

Me shumë kënaqësi dhe respekt, ju urojmë mirëseardhje të gjithë bashkëfshatarëve dhe mërgimtarëve tanë që këto ditë po kthehen në vendlindjen e tyre.

Kopërnica është gjithmonë më e bukur kur oborret mbushen me zëra, rrugët gjallërohen dhe familjet ribashkohen. Prania juaj na gëzon dhe na kujton se, pavarësisht se ku na ka çuar jeta, rrënjët tona mbeten gjithmonë këtu.

Ju urojmë pushime të këndshme pranë familjeve dhe miqve tuaj, me shëndet, gëzim dhe momente të paharrueshme.

Ju ftojmë gjithashtu që më 2 Gusht, të bëhemi bashkë në Takimet e Vendlindjes, për të festuar, për t’u takuar pas shumë vitesh dhe për ta forcuar edhe më shumë lidhjen me vendlindjen tonë.

Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Mirë se erdhët në Kopërnicë! 🇽🇰❤️

🎉 TAKIMET E VENDLINDJES – FSHATI KOPËRNICË 🎉Me shumë kënaqësi ju ftojmë të gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe mërgimtarët...
02/07/2026

🎉 TAKIMET E VENDLINDJES – FSHATI KOPËRNICË 🎉

Me shumë kënaqësi ju ftojmë të gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe mërgimtarët tanë që të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë, ku do të festojmë së bashku vendlindjen, traditat dhe kujtimet tona.

📅 Data: 2 Gusht
🕗 Ora: 20:00
📍 Vendi: Tek Shkolla (Fusha e Sportit)

Na pret një atmosferë festive me muzikë tradicionale, shoqëri të mirë dhe momente të paharrueshme. Le ta bëjmë këtë takim një festë të bashkimit, respektit dhe dashurisë për fshatin tonë.

Vendlindja na bashkon gjithmonë! ❤️
Ju mirëpresim të gjithëve!

Njoftim nga Ecohigjiena
18/06/2026

Njoftim nga Ecohigjiena

Address

Kopërnicë
Kamenica
62000

Telephone

+38349601007

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Kopërnicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category