04/08/2026
🚰 Apel për mbrojtjen e ujit të pijshëm në fshatin Sferkë..... Siç jeni të njoftuar, uji që furnizon fshatin Sferkë vjen nga Burimi i Garabilit. Për shkak të largësisë, ai pompohet me motorë elektrikë deri në pikën grumbulluese në Bokë, ndërsa më pas shpërndahet nëpër fshat me rënie të lirë.
Për shkak të kapacitetit të kufizuar të funizimit, ky ujë është i destinuar vetëm për përdorim shtëpiak dhe sanitar, e jo për ujitjen e arave, kopshteve apo sipërfaqeve bujqësore.
🛑 Problemi
Fatkeqësisht, disa individë po e keqpërdorin këtë burim jetik duke bërë kyçje ilegale dhe duke lënë gypat të hapur për ujitjen e arave dhe kopshteve. Si pasojë, shumë familje në fshat mbesin pa ujë të pijshëm edhe për nevojat më elementare.
Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme. Askush nuk ka të drejtë të cenojë të drejtën e bashkëfshatarëve për ujë të pijshëm për shkak të interesit personal. Askush nuk ka të drejtë të thajë familjet e tjera për të ujitur arat e veta. Kur dihet qe shumë familje varen plotesisht nga ujësjellësi.
🏛️ Kërkesë drejtuar Komunës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit
Kërkojmë që të ndërmerren masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi:
• Të formohet një ekip inspektimi që do të kryejë kontrolle të rregullta në terren.
• Të identifikohen dhe të ndërpriten të gjitha kyçjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
• Të merren masa ligjore ndaj çdo keqpërdoruesi, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
• Të garantohet furnizim i drejtë dhe i barabartë me ujë për të gjithë banorët e Sferkës.
Uji është një e drejtë themelore dhe një nevojë jetike. Ta ruajmë dhe ta përdorim me përgjegjësi, në mënyrë që asnjë familje të mos mbetet pa ujë për shkak të keqpërdorimit të disa individëve.