RDA North

RDA North ARDA North, EU funded, supports northern regional economic development.

01/09/2026

Fondi për Inovacion i GPEK – Inovacioni i Gjelbër për NVM-të Fondi për Inovacion i GPEK mbështetë NVM-të për të investuar në teknologjitë e gjelbra dhe model…

24/08/2026
24/08/2026

GPEK Challenge Fund — Green Innovation for SMEs The GPEK Challenge Fund supports SMEs to invest in green technologies and business models through grants and…

24/08/2026
24/08/2026
17/08/2026
06/08/2026
📢 Me datë 5 Gusht 2026 u mbajt trajnimi për “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”Në kuadër të projek...
06/08/2026

📢 Me datë 5 Gusht 2026 u mbajt trajnimi për “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”

Në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri”, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe i zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri (AZHR Veri), u realizua me sukses trajnimi njëditor me temën “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e njohurive dhe kapaciteteve të bizneseve lokale në fushën e legjislacionit dhe sigurisë e shëndetit në punë, në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔️ Ligji dhe Rregulloret e SSHP-së në Kosovë;
✔️ Deryrat e punëdhënësve mbi SSHP;
✔️ Burimet dhe organizimi i SSHP-së;
✔️ Vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës;
✔️ Të drejtat dhe detyrat e punëtorëve për SSHP.

Përmes prezantimeve teorike, diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi konkrete për krijimin e vendeve të punës më të sigurta dhe për zbatimin e masave parandaluese në bizneset e tyre.

AZHR Veri mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve lokale për rritjen e kapaciteteve dhe afrimin me standardet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Rajonit Veri.

🌟 Storie Suksesi – Fatmire Kurti 🌟Nga fshati Çabër vjen Fatmire Kurti, një grua e përkushtuar që prej shumë vitesh ruan ...
03/08/2026

🌟 Storie Suksesi – Fatmire Kurti 🌟
Nga fshati Çabër vjen Fatmire Kurti, një grua e përkushtuar që prej shumë vitesh ruan dhe promovon traditën përmes punimeve të dorës. 🧵❤️
Pasionin për këtë zanat e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila merrej me rrobaqepësi dhe punë dore. Kjo traditë familjare e frymëzoi Fatmiren të vazhdojë rrugën e saj. 👩‍👧✨
Prej 15 vitesh ajo merr pjesë në panaire, ku prezanton veshje kombëtare, punime artizanale dhe bizhuteri të punuara me letër. 👗💍
Përveç përvojës së gjatë, Fatmirja ka ndjekur shumë kurse dhe trajnime, si rrobaqepësi, përgatitje të brumërave, reçelrave dhe fusha të tjera. 📚👏
Krahas artizanatit, ajo merret edhe me bujqësi, duke kultivuar në serën e saj domate, tranguj, speca dhe kultura të tjera sezonale. 🍅🥒🌶️. Me përkushtimin dhe punën e saj, Fatmire Kurti është shembull se si tradita mund të ruhet, të zhvillohet dhe të kthehet në një histori suksesi.


📞 Kontakti:
📘 Facebook: https://www.facebook.com/fatmire.kurti
📱 +383 49 512 769

Të nderuar,Në kuadër të zbatimit të projektit "Bizneset Lokale drejt Standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në R...
31/07/2026

Të nderuar,

Në kuadër të zbatimit të projektit "Bizneset Lokale drejt Standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri", Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri – RDA North ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në trajnimin profesional:
Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)
Trajnimi synon të forcojë kapacitetet e bizneseve lokale dhe pjesëmarrësve për zbatimin e legjislacionit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të punës, krijimin e vendeve të sigurta të punës dhe përafrimin e praktikave me standardet e Bashkimit Evropian.
📅 Data: 5 Gusht 2026
🕤 Ora: 09:30 – 13:00
📍 Vendi: Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri

📜 Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë të Përfundimit të Trajnimit.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij trajnimi dhe të kontribuoni në avancimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Address

Milan Perkaj
Kosovska Mitrovica
40.000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38328515011

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RDA North posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share