23/12/2025
Sot dua të flas për dikë që ka lënë gjurmë në politikë.
Ai ka qenë 6 herë radhazi deputet i Parlamentit të Kosovës, një prej veteranëve më të hershëm të partisë sonë, një njeri që ka dhënë shumë më shumë sesa ka kërkuar ndonjëherë.
Per një periudh pauzoi nga politika jo per fajin e tij .
Dhe atëherë tregoi se çfarë karakteri ka:
nuk u ankua,
nuk ndërtoi pakënaqësi,
nuk ngriti zë për veten…
ai thjesht qëndroi , i drejtë, ashtu siç e njeh çdo njeri që ka punuar me të.
Tani ai po rikthehet.
Me të njëjtën modesti, të njëjtën maturi, të njëjtën dashuri për vendin dhe për njerëzit.
Dhe unë, me zemër të plotë, jam në krah të tij.
Sepse ka njerëz që nuk vijnë shpesh.
Njerëz që nuk flasin shumë, por punojnë shumë.
Njerëz që i qëndrojnë besnikë vetes dhe vlerave, në ditë të mira dhe në ditë të vështira.
Dhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, unë besoj se rikthimi i tij nuk është vetëm një kandidaturë.
Është një mesazh.
Është një nevojë.
Është një vlerë që i duhet Kosovës.
Me respekt, me mirënjohje dhe në mbështetje të Naser Osmanit nr;55.
LDK 123