Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan

Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan Mirë se vini në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje - Qendra Lipjan. Këtu mund të informoheni rreth aktiviteteve të LVV - së Qendra në Lipjan.

Në nderim të ditës së dëshmorëve të kombit dhe ditës së Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova, bëmë homazhe dhe nderuam p...
25/08/2026

Në nderim të ditës së dëshmorëve të kombit dhe ditës së Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova, bëmë homazhe dhe nderuam përkushtimin ndaj atdheut dhe sakrificën e dëshmorëve të lirisë.

Dëshmorët janë kujtesa jonë kolektive nëpër atë të cilën kemi kaluar dhe në proceset që po kalojmë. Lufta jonë e pastër e çlirimtare ishte e atillë që e mobilizoi gjithë botën e civilizuar, prandaj nderim e lavdi përjetë!

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe...
31/07/2026

Lëvizja pret Mërgatën, Lëvizja me Mërgatën!

Mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e fuqishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe frymëzim për organizatën tonë kudo.

Andaj, nesër, e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin „Adem Jashari“ në Prishtinë, takohemi në pritjen e sivjetme që Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon për mërgatën.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes, njëherazi kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ju mirëpresim!

31/07/2026

Nesër takim me Mërgatën ku me merr pjesë Kryeministri Albin Kurti.

Ora 20:00, Prishtinë.

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkolloreNga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvenci...
27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

Kërcënimi i Kryetarit të Komunës me rrënim të objektit banesor në Lipjan, i motivuar me përfitime personale të rrethit t...
09/07/2026

Kërcënimi i Kryetarit të Komunës me rrënim të objektit banesor në Lipjan, i motivuar me përfitime personale të rrethit të tij

Shprehim shqetësimin tonë lidhur me vendimin e Komunës së Lipjanit për rrëzimin e një objekti banesor në qendër të qytetit, pa asnjë konsultim paraprak me banorët që jetojnë dhe ushtrojnë veprimtari aty.

Me një proces jotransparent, e me pretendime të përfitimit të miqëve e familjarëve të Kryetarit të Komunës, dërgimi i makinerisë së rëndë për rrënimim e objektit pa pritur vendimet përfundimtare të gjykatave, është qartazi një veprim me motive personale. Rrëzimi i këtij objekti duket se ka për qëllim të vetëm hapjen e rrugës për ndërtime të larta nga kompani ndërtimore të afërta me pushtetin aktual.

Ne kërkojmë nga Kryetari i Komunës së Lipjanit ndalimin e menjëhershëm të procedurave të rrënimit të objektit deri në vendimet përfundimtare të gjykatave dhe rihapjen konsultimit publik të mirëfilltë të banorëve që jetojnë aty. Asnjë vlerësim për të ardhmën e atij objekti nuk mund të përjashtojë banorët aktual.

Lipjani nuk mund të menaxhohet si pronë private. Institucionet janë për qytetarët, jo anasjelltas. Ne mbështesim banorët në çdo hap ligjor dhe protestë qytetare për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

22/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Informatat më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

12/06/2026

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!

Më 12 qershor 2005 u themelua Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Lëvizja jonë lindi në një kohë kur Kosova ishte çliruar nga Serbia, por ende nuk qeverisej plotësisht nga vullneti i popullit të saj. Prandaj, në themel të saj u vendos parimi i vetëvendosjes. E drejta demokratike e një populli për të vendosur vetë për vendin e vet.

VETËVENDOSJE! u formua si lëvizje e rezistencës politike e qytetare. Kundër arbitraritetit të administrimit të zgjatur ndërkombëtar. Kundër privatizimit të egër. Kundër korrupsionit. Kundër pabarazisë. Kundër nënshtrimit të interesit publik ndaj interesave të ngushta.

Ajo u mbështet në traditën politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në idealin e lirisë e të bashkimit. Në rezistencën popullore për çlirim. Në sakrificën e dëshmorëve. Në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga protestat në sheshe, te organizimi në çdo lagje e fshat. Nga aksioni qytetar te përfaqësimi politik. Nga opozita te qeverisja.

Në vitin 2010, VETËVENDOSJE! hyri për herë të parë në Kuvendin e Republikës. Në vitin 2013 fitoi Prishtinën. Për herë të parë, Kryeqyteti u bë qendër e ndryshimit politik e qeverisës. Në vitin 2017 qytetarët e Prishtinës e konfirmuan atë ndryshim me një mandat të dytë dhe fituam Prizrenin.

Në vitin 2019, VETËVENDOSJE! u bë forca e parë politike në vend. Më 14 shkurt 2021, populli i Kosovës i dha fitoren më të madhe zgjedhore në historinë e Republikës. Në zgjedhjet e vitit 2025, qytetarët e konfirmuan sërish si subjektin më të madh politik në vend. Njëjtë dhe me 7 qershor 2026. Sot qeverim 7 komuna, midis tyre dhe Mitrovicën.

Këto fitore nuk erdhën rastësisht. Ato erdhën nga puna e mijëra aktivistëve. Nga besimi i qytetarëve. Nga qëndrueshmëria në parime. Nga bindja se politika duhet t'i shërbejë popullit.

Në qeverisje, Republika ka forcuar sovranitetin e saj. Ka shtrirë ligjshmërinë në çdo cep të vendit. Ka rritur mbështetjen për familjet. Për studentët. Për pensionistët. Për lehonat. Për fëmijët. Për prodhuesit vendorë.

Ushtria e Kosovës është më e fortë. Ekonomia është më e qëndrueshme. Punësimi është rritur. Eksportet kanë shënuar rritje. Investimet publike janë zgjeruar. Sundimi i ligjit është forcuar.
Për 21 vjet, VETËVENDOSJE! ka dëshmuar se Republika nuk ndërtohet për një ditë. Ajo ndërtohet çdo ditë. Me punë. Me organizim. Me dije. Me drejtësi. Me demokraci.

Sepse për ne, Republika nuk është vetëm formë shteti. Republika është barazi para ligjit.
Republika është zhvillim për të gjithë.
Republika është sovranitet popullor.
Republika është vetëvendosje.

Organizata jonë nuk njeh lodhje. Ne kemi si parim operativ punën dhe ndershmërinë. Shërbimin për idealin kombëtar dhe modelin e lëvizjeve kombëtare që ka pasur në çdo etapë historike populli shqiptar.

Horizonti ynë i veprimit është zhvillimi i pandalshëm i Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku janë.

Ne jemi pjesë dhe vazhdimësi e historisë së përpjekjeve të popullit shqiptar. Prandaj nuk ndalemi, nuk ndalojmë.

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!
Për Republikën. Për popullin. Për të ardhmen.

04/06/2026

Nga tubimi madheshtor në Lipjan

Qitja pikën për 116, për Lëvizjen VETËVENDOSJE, për kryeministrin Albin Kurti

Krejt për shtet
Shtet për krejt

33 Adnan Rrustemi
52 Ilir Qeriqi
74 Adelina Tërshani
103 Tiona Reçica

Address

Rruga "Lidhja E Prizrenit"
Lipjan

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+38344359561

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share