Këshilli Lokal-Dragobil

Këshilli Lokal-Dragobil Fshati Dragobil

12/08/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Ju njoftojmë se nesër,datë:13.08.2026,Dukagjin Sinan Paçarizi marton vajzën e tij.

Me këtë rast, pritja e miqve dhe bashkëfshatarëve do të bëhet te sh*torja e Shaban Banush Paçarizi, nga ora 12:00 deri në 13:00.

Të gjithë ju që keni mundësi të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj, jeni të mirëpritur dhe do të na bëni shumë nder.

Ju mirëpresim me shumë respekt dhe kënaqësi!

26/07/2026

Sot, e diel, (26.07.2026), do të mbahet dëgjimi publik për hartimin e Projektbuxhetit Komunal 2027–2029, me theks të veçantë në Buxhetin e vitit 2027.

Ftohen të gjithë banorët e fshatit Dragobil të marrin pjesë në dëgjimin publik dhe të paraqesin propozimet, sugjerimet dhe kërkesat e tyre për projektet kapitale dhe prioritetet zhvillimore të fshatit dhe komunës.

ORA: 18:30

Objekti i Shkollës Fillore në Dragobil

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme.

16/07/2026

LAJMËRIM

(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)

Ka ndërruar jetë bashkshortja e Haxhi (mulla Destan) Paçarizit (1956 - 2026) nga Dragobili.

Varrimi i saj bëhet sot më 16.07.2026 e Enjte, në ora 15:00 në Dragobil, varrezat afër xhamisë.

(e Pamja mbahet tek xhamia)

Allahu e mëshiroftë dhe familjes sabër ju dhuroftë!

23/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Prishtinë, 22 qershor 2026 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Për informata më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (M...
23/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Informatat më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

23/06/2026

LAJMËRIM

(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)

Ka ndërruar jetë Sahit Ramadan Paçarizi (1929 - 2026) nga Dragobili, me banim në Prizren.

Varrimi i tij bëhet sot më 23.06.2026 e Martë, në ora 16:30 në Prizren. Namazi i xhenazes falet në xhaminë e Terzimahallës në Prizren me namaz të ikindisë.

(e Pamja mbahet në Prizren).

Allahu e mëshiroftë dhe familjes sabër ju dhuroftë!

16 Qershori – Dita e Çlirimit të MalishevësSot kujtojmë me krenari dhe respekt të thellë Ditën e Çlirimit të Malishevës,...
16/06/2026

16 Qershori – Dita e Çlirimit të Malishevës

Sot kujtojmë me krenari dhe respekt të thellë Ditën e Çlirimit të Malishevës, një datë që simbolizon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e bijve dhe bijave më të mira të vendit për lirinë që gëzojmë sot.

Fshati Dragobil, si pjesë e këtij rrugëtimi të lavdishëm, nderon dëshmorët, martirët, veteranët e luftës dhe të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e atdheut. Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në këtë ditë të shënuar, le të kujtojmë me mirënjohje të përhershme të rënët për liri dhe të punojmë së bashku për zhvillimin, unitetin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Urime Dita e Çlirimit të Malishevës!

Këshilli Lokal Dragobil

Dikur nuk kishim fonde, por kishim zemër. Nuk kishim projekte, por kishim vullnet. Nuk kishim makineri, por kishim duar ...
03/06/2026

Dikur nuk kishim fonde, por kishim zemër. Nuk kishim projekte, por kishim vullnet. Nuk kishim makineri, por kishim duar që punonin për idealin.

Këto fotografi ruajnë një pjesë të historisë së Dragobilit. Banorët e fshatit, shumë prej tyre veteranë të luftës, me mjete vetanake dhe me sakrificë të madhe, ngritën Lapidarin e Dëshmorëve tanë. Gur pas guri, me djersë e përkushtim, ndërtuan një vend kujtese për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ky lapidar nuk është vetëm beton e gurë. Ai është dëshmi e respektit, unitetit dhe mirënjohjes së një brezi që nuk harroi kurrë bijtë e vet më të mirë.

Sot, kur i shohim këto fotografi nostalgjike, kujtojmë se veprat më të mëdha lindin nga dashuria për atdheun dhe për vendlindjen.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Respekt për të gjithë ata banorë e veteranë që me punën dhe sakrificën e tyre ngritën këtë simbol të kujtesës sonë kombëtare. 🇦🇱🇽🇰

Faleminderit për ruatjen e këtyre fotove Liridon A Paçarizi!

Dragobili mbahet i pastër falë kontributit të përbashkëtEdhe gjatë këtyre ditëve po vazhdon mirëmbajtja e hapësirave pub...
03/06/2026

Dragobili mbahet i pastër falë kontributit të përbashkët

Edhe gjatë këtyre ditëve po vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike në fshatin tonë. Pastrimi, kositja dhe kujdesi për ambientin janë punë që ndikojnë drejtpërdrejt në pamjen dhe jetën e përditshme të secilit prej nesh.

Këto aktivitete realizohen nga mirëmbajtësi i fshatit, paga mujore e të cilit mbulohet nga Fondacioni Humanitar Dragobili, fondacion që krahas aktiviteteve humanitare ka si qëllim edhe mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e jetës në fshatin tonë.

Fatkeqësisht, pagesat vullnetare janë zvogëluar ndjeshëm muajt e fundit. Për shkak të mungesës së fondeve kemi pasur edhe raste kur është detyruar të ndërpritet puna e mirëmbajtjes, derisa janë siguruar mjete për vazhdimin e saj.

Aktualisht, gjendja e fondit është e tillë që kemi mjete të mjaftueshme vetëm për edhe një pagë mujore prej 500 eurosh, siç dëshmohet edhe nga bilanci i paraqitur.

Prandaj, ftojmë të gjithë bashkëfshatarët, mërgatën dhe miqtë e Dragobilit që, sipas mundësive të tyre, të vazhdojnë mbështetjen vullnetare të Fondacionit Humanitar Dragobili. Çdo kontribut, sado i vogël, ndihmon që fshati ynë të mbetet i pastër, i rregullt dhe me aktivitete në shërbim të komunitetit.

Dragobili është shtëpia jonë e përbashkët. Ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë së bashku.

Address

Dragobil-Malishevë
Malisevo
24000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Lokal-Dragobil posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Lokal-Dragobil:

Shortcuts

Share

Category