Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë

Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë, Public & Government Service, Malishevë.

Puna që sjell rezultate 👨‍🌾🌱Mirmëngjesi! 👨‍🌾👩🏻‍🌾Sot vizituam fermerin e dalluar nga fshati Damanek, z. Alban Kastrati, k...
19/08/2026

Puna që sjell rezultate 👨‍🌾🌱

Mirmëngjesi! 👨‍🌾👩🏻‍🌾

Sot vizituam fermerin e dalluar nga fshati Damanek, z. Alban Kastrati, ku nga afër pamë rezultatet e një pune të palodhur, përkushtimi dhe dashurie për tokën.

Në sipërfaqen prej 1 hektar me speca dhe 0.50 hektar me shalqi, kultura bujqësore është në gjendje të jashtëzakonshme për këtë periudhë të vitit. Ky është një shembull i qartë se puna e vazhdueshme, kujdesi dhe përkushtimi shpërblehen me rezultate të mira.

Fermerë si z. Alban Kastrati janë dëshmi e potencialit të madh që ka bujqësia jonë dhe meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve tanë, duke mbështetur dhe promovuar punën e tyre.

Sepse zhvillimi i bujqësisë fillon nga duart e atyre që e punojnë tokën me zemër. 🌱🤝

18/08/2026

📢 NJOFTIM PËR PËRFUNDIMIN E FAZËS SË KATËRT TË REPELIMIT TË KAFSHËVE

Njoftohen fermerët dhe pronarët e kafshëve se, në kuadër të fazës së katërt të repelimit të kafshëve për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo, aktivitetet do të vazhdojnë sipas këtij orari:

📍 E mërkurë, 19.08.2026
Fshatrat: Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme

📍 E enjte, 20.08.2026
Fshati: Astrazup

🔴 Me datën 20.08.2026 përfundon faza e katërt e repelimit të kafshëve për këtë vit.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural falënderon të gjithë fermerët dhe pronarët e kafshëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë realizimit të këtij procesi.

🤝 Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

🔔 RIKUJTIM PËR APLIKIMTë nderuar fermerë,Ju rikujtojmë se afati për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2...
17/08/2026

🔔 RIKUJTIM PËR APLIKIM

Të nderuar fermerë,

Ju rikujtojmë se afati për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2026 po shkon drejt përfundimit.

📌 Mund të aplikoni për:
🔹 Subvencionimin për kilogram të grurit të dorëzuar;
🔹 Pagesat direkte për qumësht/litër sipas kategorisë së cilësisë;
🔹 Viça për majmërim;
🔹 Zogj për majmërim (brojlerë);
🔹 Akuakulturë.

📅 Afati i fundit: 03.09.2026, ora 16:00

📍 Aplikimi bëhet në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Komuna e Malishevës.

Mos e lini aplikimin për ditët e fundit!

REAGIMDrejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj lidhur me pamundësinë e një nu...
13/08/2026

REAGIM

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj lidhur me pamundësinë e një numri të madh të fermerëve për të aplikuar për pagesën sipas kilogramit të grurit të dorëzuar, për shkak të rendimentit të ulët të shkaktuar nga dëmet e fatkeqësive natyrore.

Fermerët nuk mund të mbahen përgjegjës për një rendiment të ulët kur breshri dhe fatkeqësitë e tjera natyrore kanë dëmtuar rëndë kulturat e grurit. Këto janë dëme të evidentuara dhe të shkaktuara nga rrethana të jashtëzakonshme, të cilat fermeri nuk ka pasur mundësi t’i parandalojë.

Është e papranueshme që një fermer, i cili ka investuar, ka punuar dhe e ka dorëzuar prodhimin e tij, të mbetet jashtë skemës së mbështetjes vetëm për shkak se fatkeqësia natyrore ia ka ulur rendimentin.

Kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që urgjentisht të rishikojë këtë situatë dhe të krijojë një zgjidhje konkrete për fermerët e prekur nga fatkeqësitë natyrore.

Nëse qëllimi i kësaj skeme është mbështetja e fermerëve dhe stimulimi i prodhimit vendor, atëherë nuk mund të zbatohet një kriter që i penalizon pikërisht ata fermerë që këtë vit janë përballur me dëme të jashtëzakonshme natyrore.

Malisheva ka qenë dhe mbetet një nga komunat me kontribut të rëndësishëm në prodhimin bujqësor. Fermerët tanë meritojnë mbështetje, jo pengesa administrative.

Ne kërkojmë zgjidhje, jo arsyetime.

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Komuna e Malishevës

📢 NJOFTIMDrejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Malishevë njofton fermerët se ka filluar Faza e IV-të e re...
10/08/2026

📢 NJOFTIM

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Malishevë njofton fermerët se ka filluar Faza e IV-të e repelimit të kafshëve në territorin e Komunës së Malishevës.

Ky proces ka për qëllim parandalimin e rriqrave dhe zvogëlimin e rrezikut nga EHKK-ja.

Ftojmë fermerët për bashkëpunim me ekipet në terren dhe mundësimin e qasjes te kafshët.

Faleminderit për bashkëpunimin! 🐄🌿

THIRRJE PËR APLIKIMMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Pro...
07/08/2026

THIRRJE PËR APLIKIM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për:

🔹Pagesa direkte për subvencionimin për kilogram të sasisë së dorëzuar të grurit;
🔹Pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorisë së cilësisë;
🔹Pagesa direkte për viça për majmërim;
🔹Pagesa direkte për zogj për majmërim (brojlerë);
🔹Pagesa direkte për akuakulturë.

Afati i aplikimit:
📅 Nga data 03.08.2026 deri më 03.09.2026, ora 16:00.

📍 Aplikimi bëhet në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Komuna e Malishevës.

NJOFTIM PËR FERMERËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS
01/08/2026

NJOFTIM PËR FERMERËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS

01/08/2026

📢 NJOFTIM PËR FILLIMIN E FAZËS SË KATËRT TË REPELIMIT TË KAFSHËVE

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton të gjithë fermerët dhe pronarët e kafshëve se, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo, nga e shtunja, 01.08.2026, fillon Faza e Katërt e repelimit të kafshëve në territorin e Komunës së Malishevës.

Repelimi do të fillojë në fshatrat:

📍 Banjë
📍 Bubel
📍 Qypevë

Luten të gjithë pronarët e kafshëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren, në mënyrë që procesi i repelimit të zhvillohet me sukses dhe të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe të shëndetit publik.

🤝 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

🌾 NJOFTIM PËR FERMERËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS 🐄🐝Të nderuar fermerë,Ju njoftojmë se, me vendim të Ministrisë së Bujqësis...
22/07/2026

🌾 NJOFTIM PËR FERMERËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS 🐄🐝

Të nderuar fermerë,

Ju njoftojmë se, me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është vazhduar afati për aplikim në Programin e Pagesave Direkte (Subvencioneve) 2026.

🗓️ Afati i ri për aplikim është deri më 31 korrik 2026, ora 16:00.

Ftojmë të gjithë fermerët që ende nuk kanë aplikuar, të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar.

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës mbetet e përkushtuar për t’u ofruar fermerëve mbështetje dhe asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit.

📍 Për informata shtesë ose ndihmë rreth procedurës së aplikimit, fermerët mund t’i drejtohen zyrave të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Mos e lini aplikimin për ditën e fundit – aplikoni me kohë!

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Komuna e Malishevës

Rendimente të larta dhe cilësi e mirë - fushata e korrjes së grurit drejt përfundimit në MalishevëFushata e korrje-shirj...
16/07/2026

Rendimente të larta dhe cilësi e mirë - fushata e korrjes së grurit drejt përfundimit në Malishevë

Fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Malishevës po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit, si për nga rendimenti, ashtu edhe për nga cilësia e grurit.

Për të parë nga afër ecurinë e korrjes, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit, Jakup Gashi, vizituan disa bujq dhe kombajnerë në arat mes fshatrave Bubavec, Llazicë dhe Mleqan, si dhe një nga pikat kryesore të grumbullimit të grurit.

Gjatë vizitës, ata u njohën me punën në terren dhe me rezultatet e korrjes, ku sipas të dhënave të deritanishme, rendimenti mesatar arrin rreth 5 mijë kilogramë grurë për hektar, ndërsa cilësia e prodhimit vlerësohet shumë e mirë.

Rezultatet pozitive konfirmohen edhe nga njëra ndër pikat më të mëdha të grumbullimit të grurit në vend, "LINDI-E" në Mleqan. Sipas pronarit të kësaj pike, deri më tani, kur është korrur rreth 70 për qind e sipërfaqeve të mbjella me grurë, janë grumbulluar mbi 15 milionë kilogramë grurë, ndërsa procesi i pranimit të grurit të korrur vazhdon me ritëm të lartë.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, vlerësoi lart angazhimin e fermerëve dhe rezultatet e arritura gjatë këtij sezoni. “Ky është një sezon shumë i mirë për bujqësinë në Komunën e Malishevës. Rendimentet dhe cilësia e grurit dëshmojnë për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e fermerëve tanë, të cilët edhe këtë vit kanë treguar se janë ndër prodhuesit më të suksesshëm. I përgëzoj të gjithë bujqit për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe uroj që puna e tyre të shpërblehet me çmime sa më të favorshme në treg. Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë pranë fermerëve, duke i mbështetur në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe në rritjen e prodhimit vendor, sepse një bujqësi e fortë nënkupton edhe një ekonomi më të zhvilluar", tha Dukolli, duke i përgëzuar të gjithë bujqit malishevas.

Address

Malishevë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Bujqësisë- Malishevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share