20/10/2025
Reagim publik - Komunikatë për media!
Ditëve të fundit kemi ndëgjuar dhe kemi parë takime të njëpasnjëshme të kandidatëve për Kryetar me kandidatët e listës sonë për asamble komunale “Forca e Diasporës”, ne jemi të vetëdijshëm se lufta për të parin e Komunës së Mitrovicës është e rëndësishme dhe ka një rol të veçantë dhe simbolik për të dy kandidatët e dy partive që kanë hyrë në Balotazh (VV - Faton Peci) dhe (PDK - A***n Tahiri) por takimet që po ndodhin me pretekstin e përkrahjes ndaj njërit apo tjetrit kandidat nuk e PËRFAQËSOJNË vendimin e Partisë sonë për të qenë pjesë e ndonjë koalicioni të mundshëm parazgjedhor.
Përmes këtij postimi ne ju njoftojmë se takimet individuale mes kandidatëve për Kryetar dhe kandidatëve për asamble nga lista jonë nuk e përfaqësojnë partinë tonë.
Me respekt,
Forca e Diasporës,
20.10.2025