11/09/2023
Thirrje për aplikim
Organizata Gruaja Ashkane për Gratë Ashkanlike - GAGA , organizon trajnim me temë: : ‘’Informimi dhe vetëdijësimi i të rinjëve dhe të rejave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për parandalimin dhe pasojat e përdorimit të alkoolit, lëndeve narkotike dhe duhanit’’.
Qëllimi i trajnimit është informimi dhe vetëdijësimi i të rinjëve dhe të rejave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, për pasojat e përdorimit dhe parandalimin e alkoolit, lëndeve narkotike dhe duhanit, trajnim i cili do të jetë i dobishme për zhvillim individual dhe shoqëror në komunitet e më gjërë .
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë djemtë dhe vajzat nga mosha 15-30 vjec që i takojnë komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga komuna e Mitrovicës.
Cfarë do të përfitoni?
Ju do të përfitoni nga trajnimi ngritje të vetëdijës dhe marrje e informacioneve për parandalimin dhe pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit dhe duhanit.
Po ashtu ky trajnim do tu shërbej të gjithë vajzave dhe djemve nga këto komunitete që të fitojnë njohuri për krijimin e një jetese sa më të mirë dhe të shëndetshme.
Trajnimi do te mbahet Shtator- Tetor 2023 në zyret e organizatës GAGA
Rr. Adem Voca, nr. 21 (Qendra mësimore RADC) Mitrovicë.
Si të aplikoni?
Për tu bërë pjesë e trajnimit mund të aplikoni direkt në zyrën e organizatës, apo duke na shkruar në email [email protected] dhe Facebok GAGA.
Pas aplikimit, kandidatet që i plotësojnë kushtet e thirrjës do të ftohën për pjesëmarrje në trajnim.
Koha e aplikimit
Afati i fundit për aplikim është 15 Shtator, 2023