Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare

Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Obiliqit. Ju do të informoheni në kohë reale për të rejat nga Komuna e Obiliqit.

Masa ndaj operatorëve të transportit publikPas inspektimeve të realizuara në transportin publik në Komunën e Obiliqit, n...
01/09/2026

Masa ndaj operatorëve të transportit publik

Pas inspektimeve të realizuara në transportin publik në Komunën e Obiliqit, ndaj operatorëve që nuk kanë respektuar orarin e përcaktuar janë shqiptuar gjoba.

Inspektorati Komunal do të vazhdojë me kontrolle të rregullta, me qëllim të respektimit të orarit dhe ofrimit të shërbimeve sa më të rregullta për qytetarët.

Zyra për Informim, Obiliq.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, znj. Sevdije Berisha Krasniqi, dhe ...
31/08/2026

Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, znj. Sevdije Berisha Krasniqi, dhe Shefin e Kabinetit, z. Bashkim Gashi, kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Në takim morën pjesë Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jashari, Sekretari, z. Ymer Ymeri, Kryetari i Sindikatave, z. Atdhe Hykolli, si dhe Kryetarja e SBASHK-ut në Obiliq, znj. Luljeta Boshnjaku.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me arsimin në Komunën e Obiliqit, përfshirë normat, orarin e punës, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe mënyrat për avancimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e Kontratës Kolektive.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet arsimore dhe përfaqësuesit sindikalë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit.

Zyra për Informim, Obiliq.

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit KomunalKuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në ...
31/08/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

RENDI I DITËS

1. Arsyetimi i mungesave.

2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, e mbajtur më 30.07.2026.

3. Prezantimi i sesionit informues për monitorimin e performancës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, nga Konsorciumi i përbërë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Instituti GAP, ATRC dhe CBM.

4. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25245/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23862/26 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së ngastrës kadastrale P-72614055-02040-0, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72614055-01448-27, Zona Kadastrale Obiliq.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25241/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23864/26 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të ngastrës kadastrale P-72602052-00352-4, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72602052-00782-0, Zona Kadastrale Plemetin.

6. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104-02-25273/26, dt. 18.08.2026, për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Veprimeve për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat vjetore financiare për vitin 2025.

7. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, dt. 18.08.2026, me propozim për vendosje në Debat Publik Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2026–2030.

8. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, dt. 18.08.2026, me propozim për vendosje në Debat Publik të Rregullores për Transparencë të Komunës së Obiliqit.

9. Të ndryshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

Inspektim i operatorëve të transportit publikDrejtori i Inspektoratit, z. Arif Pllana, së bashku me zyrtarë nga Drejtori...
29/08/2026

Inspektim i operatorëve të transportit publik

Drejtori i Inspektoratit, z. Arif Pllana, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Inspektoratit, ka zhvilluar inspektim tek operatorët e transportit publik në Komunën e Obiliqit. Në inspektim ishte edhe Shefi i Kabinetit, z. Bashkim Gashi.

Gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, ndaj Inspektorati Komunal ka ndërmarrë menjëherë masat ndëshkuese ndaj operatorëve.

I lusim qytetarët që për çdo vonesë apo parregullsi në transportin publik, të informojnë përmes platformës “Alo Komuna”, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot k...
28/08/2026

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës për procedim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Në këtë mbledhje është propozuar ky:

REND DITE

1. Arsyetimi i mungesave.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-së, e mbajtur më 28.07.2026.
3. Prezantimi i sesionit informues për monitorimin e performancës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Obiliqit nga Konsorciumi i përbërë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Instituti GAP, ATRC dhe CBM.
4. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25245/26, të datës 18.08.2026, për shqyrtimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23862/26, për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së ngastrës kadastrale P-72614055-02040-0, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72614055-01448-27, Zona Kadastrale Obiliq.
5. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, z. Gazmend Krasniqi, me nr. 05-104/02-25241/26, të datës 18.08.2026, për shqyrtimin e propozim-vendimit me nr. 02-020/01-23864/26, për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të ngastrës kadastrale P-72602052-00352-4, me qëllim të këmbimit me pjesën nga ngastra kadastrale P-72602052-00782-0, Zona Kadastrale Plemetin.
6. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25273/26, të datës 18.08.2026, për shqyrtimin e Planit të Veprimeve për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2025.
7. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, të datës 18.08.2026, me propozim për vendosjen në debat publik të Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2026–2030.
8. Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-104/02-25274/26, të datës 18.08.2026, me propozim për vendosjen në debat publik të Rregullores për Transparencë të Komunës së Obiliqit.
9. Të ndryshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

KOMUNA E OBILIQIT DHE UNICEF NË KOSOVË ZYRTARIZOJNË BASHKËPUNIMINKryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, mirëpriti ...
28/08/2026

KOMUNA E OBILIQIT DHE UNICEF NË KOSOVË ZYRTARIZOJNË BASHKËPUNIMIN

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, mirëpriti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, me ç’rast u zyrtarizua bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe UNICEF-it në Kosovë përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit (MoU).

Në takim morën pjesë edhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Albertina Dedinca, Drejtoresha e Arsimit, Sevdije Berisha Krasniqi, si dhe Behar Gashi.

Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta në interes të qytetarëve, me fokus të veçantë tek fëmijët dhe të rinjtë. Ajo krijon bazën për zhvillimin e aktiviteteve konkrete gjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare, ndërsa palët do të hartojnë edhe një Plan të Përbashkët të Punës, ku do të përcaktohen aktivitetet dhe prioritetet e bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive dhe shërbimeve më të mira për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet relevante, në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

U mbajtën dëgjimet buxhetore me komunitetin në fshatin PlemetinDrejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës së Obiliqit k...
28/08/2026

U mbajtën dëgjimet buxhetore me komunitetin në fshatin Plemetin

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës së Obiliqit ka mbajtur takim me banorët e fshatit Plemetin, në kuadër të dëgjimeve publike për Qarkoren Buxhetore.

Takimin me banorët e udhëhoqi Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Bashkim Gashi, ku u prezantuan prioritetet dhe buxheti i planifikuar për vitin 2027.

Gjatë takimit, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat dhe prioritetet e tyre për investime kapitale në fshatin Plemetin.
Shefi i Kabinetit, Bashkim Gashi, u shpreh se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes dhe se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e kushteve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Banorët e Plemetinit falënderuan Komunën e Obiliqit për bashkëpunimin dhe përfshirjen e tyre në proceset e planifikimit buxhetor.

U mbajt mbledhja e dytë e KKSB-së në Komunën e ObiliqitNë Komunën e Obiliqit është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit K...
27/08/2026

U mbajt mbledhja e dytë e KKSB-së në Komunën e Obiliqit

Në Komunën e Obiliqit është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Mbledhjen e udhëhoqi Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse diskutuan për gjendjen e sigurisë në komunë dhe çështje të tjera me rëndësi për komunitetin.
Komandanti i Stacionit Policor në Obiliq, Baron Murati, raportoi lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Obiliqit, sipas pikave të rendit të ditës:

1 Arsyetim për mungesat;

2 Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit;

3 Siguria në komunitet;

4 Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027;

5 Të ndryshme.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e qytetarëve, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Komunës së Obiliqit.

Zyra për Informim, Obiliq.

685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme në ObiliqSot, Kryetari i Komunës së Obil...
25/08/2026

685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive për familjet e cenueshme në Obiliq

Sot, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, nënshkruan Marrëveshjen për Grant për financimin e Programeve të Banimit, në kuadër të Projektit “Banimi Social Adekuat”.

Për Komunën e Obiliqit është miratuar financim në vlerë të përgjithshme deri në 685,000 euro, prej të cilave 300,000 euro janë paraparë për programin e renovimit të shtëpive private për familjet e cenueshme, ndërsa 385,000 euro për programin e rindërtimit të shtëpive private për familjet e cenueshme.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe krijimi i kushteve më të dinjitetshme për familjet në nevojë në Komunën e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e programeve, përfshirë identifikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve sipas kritereve dhe procedurave përkatëse, si dhe realizimin e proceseve të nevojshme për zbatimin e projekteve.

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për KomuniteteKomiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhjen e ...
24/08/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Faton Beka, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

REND DITE

1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3. Informatë nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2027.
4. Diskutim lidhur me kërkesën me nr. 02-070/05-0003539/26 të dt. 05.02.2026 drejtuar Komunës së Obiliqit.
5. Të ndryshme.

Zyra për Informim, Obiliq.

Address

Rruga: Adem Jashari
Obiliq
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00
Sunday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share