Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë

  • Home
  • Kosovo
  • Pejë
  • Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë Krijimi i kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Zbatimi i projekteve të hartuara gjatë planifikimit.

Bashkëpunimi me institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare, vendore dhe ndërkombëtare, biznesin lokal dhe te jashtëm

🚜 Edhe një hap i madh për fermerët tanë! Sot përmbyllëm shpërndarjen e traktorëve për përfituesit e kësaj thirrje, duke ...
03/09/2026

🚜 Edhe një hap i madh për fermerët tanë!

Sot përmbyllëm shpërndarjen e traktorëve për përfituesit e kësaj thirrje, duke iu dhënë edhe më shumë mbështetje në punë për zhvillimin e bujqësisë 🌱🤝

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E SHPËRNDARJES SË FAZËS TË TRETË DHË TË FUNDIT TË TRAKTORËVETë nderuar fermerë përfitues,Ju njoft...
02/09/2026

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E SHPËRNDARJES SË FAZËS TË TRETË DHË TË FUNDIT TË TRAKTORËVE

Të nderuar fermerë përfitues,

Ju njoftojmë se shpërndarja e traktorëve për grupin e tretë të përfituesve, të përzgjedhur sipas rendit alfabetik të vendbanimit, do të bëhet:

- Të enjtën më 03 shtator,
- Në orën 15:00,
- Në oborrin e Shkollës Fillore, në Raushiq.

Luteni që të paraqiteni me kohë dhe të keni me vete dokumentin personal të identifikimit.

10/08/2026

Fuqizojmë fermerët, rrisim prodhimin, zhvillojmë bujqësinë. 🌱

06/08/2026

🫐 Kultivimi i boronicës në Komunën e Pejës.

06/08/2026

NJOFTIM PËR SHPËRNDARJEN E ROTOKOSAVE👩‍🌾🧑‍🌾

Njoftohen fermerët përfitues se shpërndarja e mekanizmit bujqësor:

1. Rotokosa - 18 copa

do të bëhet nesër, dt. 07.08.2026, në oborrin e Shkollës Fillore "28 Nëntori", në fshatin Raushiq, duke filluar nga ora 11:00.

⚠️ OBLIGATIVE: Tërheqja e pajisjes së përfituar duhet të bëhet me traktor.

05/08/2026

🍓 Kultivimi i mjedrave në Komunën e Pejës 🌱

NJOFTIM PËR FERMERËThirrje për aplikimMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencionit për Zhvi...
05/08/2026

NJOFTIM PËR FERMERË

Thirrje për aplikim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë ka hapur afatin e aplikimit për Pagesa Direkte për këto aktivitete bujqësore:

1. Qumësht sipas kategorive të cilësisë;
2. Viçat për majmëri;
3. Zogj për majmëri (brojlerë);
4. Akuakulturë;
5. Subvencionimi për sasi-kg të grurit të dorëzuar.

Afati i aplikimit fillon nga data 03.08.2026 dhe mbaron me datë 03.09.2026 ora 16:00

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit, i gjeni në uebfaqen zyrtare të MBPZhR-së dhe AZHB -së

Bujqësi më të zhvilluar! 🚜
04/08/2026

Bujqësi më të zhvilluar! 🚜

NJOFTIM: PANAIRI I PRODKTEVE VENDOREMe qëllim të promovimit të produkteve vendore, mbështetjes së prodhuesve lokalë dhe ...
03/08/2026

NJOFTIM: PANAIRI I PRODKTEVE VENDORE

Me qëllim të promovimit të produkteve vendore, mbështetjes së prodhuesve lokalë dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe qytetarëve, ju njoftojmë se Komuna e Pejës është bashkëpjesëmarrëse në organizimin e Panairit.

📅 Data: 04.08.2026
🕒 Ora: 12.00
📍 Vendi: Sheshi Skenderbeu, Pejë

Ftojmë të gjithë qytetarët të vizitojnë panairin, të njihen nga afër me produktet e ekspozuara dhe të mbështesin prodhuesit vendorë.

Mirë se vini!

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E SHPËRNDARJES SË TRAKTORËVE PËR GRUPIN E DYTË TË PËRFITUESVE 🧑‍🌾👩‍🌾Të nderuar fermerë përfitues,...
03/08/2026

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E SHPËRNDARJES SË TRAKTORËVE PËR GRUPIN E DYTË TË PËRFITUESVE 🧑‍🌾👩‍🌾

Të nderuar fermerë përfitues,

Ju njoftojmë se shpërndarja e traktorëve për grupin e dytë të përfituesve, të përzgjedhur sipas rendit alfabetik të vendbanimit, do të bëhet, më:

- Datë 04 gusht, ditë e martë,
- Në ora 11:00,
- Në oborrin e Shkollës Fillore " 28 Nentori", në Raushiq.

Luteni që të paraqiteni me kohë dhe të keni me vete dokumentin personal të identifikimit.

Përfituesit e grupeve të tjera do të njoftohen me kohë për datën dhe orarin e shpërndarjes.

Address

Hasan Prishtina
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë:

Shortcuts

Share