Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë QRTK-PEJE, planifikon, kordinon, monitoron dhe zbaton planetdhe aktivitetet në fushën e trashëgimisë

Si QRTK Pejë (institucion vartës i MKRS) jemi krenarë për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin e Planit t...
02/01/2026

Si QRTK Pejë (institucion vartës i MKRS) jemi krenarë për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin e Planit të Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër të Pejës 2025–2035.
Ky dokument është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ekspertë ndërkombëtarë, Komuna e Pejës, shoqëria civile në Pejë, studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe partnerë të tjerë.
Si i tillë Plani vendos bazën për mbrojtjen, ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, duke siguruar zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm të kësaj tërësie të rëndësishme urbanistike dhe historike të Pejës.

https://www.facebook.com/100057341113775/posts/1380397587214932/?app=fbl

🏘️ Çarshia e Vjetër e Pejës bëhet me Plan të Menaxhimit 2025–2035

Në mandatin tonë, në trashëgiminë kulturore të Pejës është investuar si asnjëherë më parë.

Kemi restauruar asete të shumta, ndër to: kullën e Fazli Buqollit në Raushiq, kullën e Sheremetit, shkollën e parë shqipe, dyqanin e Musa Goranit në Çarshinë e Pejës, mullirin e Cal Malush*t në Kotradiq, konakun e Mahmut Begollëve, kullën e Goskajve, ndërsa shumë të tjera janë në proces restaurimi.

Tash kemi miratuar edhe Planin e Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër, një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë së Vjetër të Pejës.

Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës - QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.

Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë me investime në tërësinë urbanistike të Çarshisë së Pejës.

Bashkëngjitur gjeni Planin e Menaxhimit të Çarshisë së Vjetër të Pejës: https://url-shortener.me/64CM

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë:

Shortcuts

Share