07/08/2026
Në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, në QKMF janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese dhe sesione informuese për rëndësinë e ushqyerjes me qumësht gjiri, të dedikuara për nënat gjidhënëse dhe gratë shtatzëna.
Aktivitetet janë realizuar nga Vlora Gjikolli, Koordinatore e Vizitave në Shtëpi, dhe Violeta Gorani, Koordinatore për Prindërim.
Sesionet informuese janë mbajtur në Klasën për Nëna në QKMF, si dhe në komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke ofruar këshillim dhe mbështetje për nënat dhe familjet.
Informimi është zhvilluar në formë individuale dhe grupore, me fokus në përfitimet e shumta të ushqyerjes me qumësht gjiri për shëndetin e foshnjës dhe të nënës, rëndësinë e fillimit të hershëm të gjidhënies, ushqyerjen ekskluzive gjatë gjashtë muajve të parë të jetës dhe vazhdimin e gjidhënies sipas rekomandimeve.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe mbështetja e nënave për të zgjedhur dhe vazhduar ushqyerjen me qumësht gjiri si mënyra më e mirë për një fillim të shëndetshëm të jetës së fëmijës.