Komuna e Pejës

Directions Website Contact the organization

Komuna e Pejës Komuna e Pejës
Zyra e Informimit Publik Pejë / Offical
https://peja.rks-gov.net

MASOVIZIM • BARAZI • FITOREDKRS  përgëzon ekipin e vajzave të KFV “Peja” për fitoren ndaj KFV "Prishtina"! Sot, DKRS pre...
16/10/2026

MASOVIZIM • BARAZI • FITORE

DKRS përgëzon ekipin e vajzave të KFV “Peja” për fitoren ndaj KFV "Prishtina"!

Sot, DKRS prezanton ekipin e vajzave të KFV “Peja”, duke vlerësuar angazhimin, talentin dhe suksesin e tyre në sport.

Nën drejtimin e trajneres Prof.Bernardina Mirdita, vajzat e Pejës dëshmojnë se sporti është forcë, barazi dhe krenari!

Vajzat në sport, barazi në fushë, fitore në çdo hap!

BASHKËPUNIM DHE SHKËMBIM PËRVOJASH NDËRMJET KUVENDEVE KOMUNALENë kuadër të nismës për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvoj...
15/10/2026

BASHKËPUNIM DHE SHKËMBIM PËRVOJASH NDËRMJET KUVENDEVE KOMUNALE

Në kuadër të nismës për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave lidhur me funksionimin e kuvendeve komunale, në vizitën e radhës, kryesuesit e kuvendeve komunale u takuan në Pejë.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj pritën në takim kryesuesit e kuvendeve komunale të Deçanit, Istogut, Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Klinës dhe Suharekës.

Gjatë takimit u diskutuan përvojat e përbashkëta, sfidat dhe çështjet, që ndërlidhen me funksionimin e kuvendeve komunale, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të praktikave të mira dhe gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta.

Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe në avancimin e punës së kuvendeve komunale në shërbim të qytetarëve.

NJOFTIM PËR MBAJTJEN E MBLEDHJES SË VIII-TË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË PEJËSMë 27 tetor 2026, të martën, në o...
15/10/2026

NJOFTIM PËR MBAJTJEN E MBLEDHJES SË VIII-TË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË PEJËS

Më 27 tetor 2026, të martën, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës, do të mbahet mbledhja e VIII-të e rregullt për vitin 2026.

Rendi i ditës:

1.Aprovimi i rendit të ditës.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 24.09.2026.

3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Beqir Muqa, në ZK Zahaq, për interes publik: krijimi i rrugës.

4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Shaban (Arif) Kastrati, në ZK Zahaq, për: “Formimin e rrugës”, si interes publik sipas PZHK-së.

5.Shqyrtimi i progresit të adresimit të rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm, sipas planit të veprimit.

6.Shqyrtimi i informatës së Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko-financiare në Komunën e Pejës.

7.Shqyrtimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën korrik–shtator 2026.

8.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, sipas renditjes së pranimit.

9.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.

Mbledhja e VII-të e Komitetit për Politikë dhe FinancaËshtë mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Finan...
15/10/2026

Mbledhja e VII-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për vitin 2026 e Kuvendit Komunal të Pejës e kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar rekomandimet e paraqitura nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK-së, sipas rendit të ditës:

1.Aprovimi i rendit të ditës;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të KPF-së dt. 21.07.2026 dhe 14.09.2026;

3.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Beqir Muqa në ZK Zahaq për Interes Publik: Krijimi i rrugës;

4.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Shaban (Arif) Kastrati në ZK Zahaq për: “Formimin e rrugës”, si Interes Publik sipas PZHK-së;

5.Shqyrtimi i progresit dhe adresimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas Planit të Veprimit;

6.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko – financiare në Komunën e Pejës;

7.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.

PEJA NDRIÇON ROZË, MESAZHI PËR JETËN BËHET MË I FORTË!  Në kuadër të fushatës së Muajit Rozë, Zyra për Barazi Gjinore e ...
14/10/2026

PEJA NDRIÇON ROZË, MESAZHI PËR JETËN BËHET MË I FORTË!

Në kuadër të fushatës së Muajit Rozë, Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Agjencionin për Financim në Kosovë, ka realizuar ndriçimin me ngjyrë rozë të dy objekteve të Komunës së Pejës dhe vendosjen e një posteri sensibilizues.

Kjo nismë përcjell një mesazh të qartë për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Mirënjohje për Agjencionin për Financim në Kosovë, Top Reklamën dhe Termomontimin për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e kësaj nisme sensibilizuese.

Ndriçimi rozë është simbol i shpresës, solidaritetit dhe mbështetjes për çdo grua, që përballet me kancerin e gjirit.

Njëkohësisht është një thirrje për të gjitha gratë, që ta vendosin shëndetin e tyre në prioritet, sepse zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

KOMUNA E PEJËS PJESË E PUNËTORISË NDËRKOMBËTARE PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E RREZIQEVE NGA ZJARRETKomuna e Pejës ës...
13/10/2026

KOMUNA E PEJËS PJESË E PUNËTORISË NDËRKOMBËTARE PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E RREZIQEVE NGA ZJARRET

Komuna e Pejës është pjesë e 12 komunave partnere të projektit KOMOAL-PREP, të cilat po takohen për herë të parë së bashku në Tiranë, më 12–13 tetor 2026, për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të rreziqeve nga zjarret.

Në këtë punëtori, Komuna e Pejës përfaqësohet nga Drejtori për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Luan Voci, i cili po merr pjesë në diskutimet dhe aktivitetet, që synojnë avancimin e gatishmërisë institucionale dhe përmirësimin e koordinimit në situata emergjente.

Gjatë punëtorisë dyditore do të shqyrtohen dhe verifikohen vlerësimet e rrezikut nga zjarret dhe zonat me rrezik të lartë.

Gjithashtu, do të zhvillohet një simulim për paralajmërimin dhe veprimin e hershëm, si dhe do të diskutohen protokollet e komunikimit për reagim sa më efektiv ndaj situatave emergjente.

E përzgjedhur si komunë partnere nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Komuna e Pejës e vlerëson këtë bashkëpunim, si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe për forcimin e kapaciteteve lokale në parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga zjarret.

Komuna e Pejës shpreh mirënjohjen për Bashkimin Evropian për financimin e projektit KOMOAL-PREP përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke kontribuar në rritjen e sigurisë, gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional përtej kufijve.

NJË JAVË E SPIKATUR KULTURORE, E KURORËZUAR ME ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR “AZEM SHKRELI”Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Pej...
11/10/2026

NJË JAVË E SPIKATUR KULTURORE, E KURORËZUAR ME ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR “AZEM SHKRELI”

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”

Një javë e pasur me krijimtari letrare, vlera kulturore dhe shkëmbim ndërkombëtar u përmbyll në Pejë me ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar “Azem Shkreli”, i cili iu nda akademik Ali Aliut nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.

Ky çmim përbën një vlerësim të veçantë për kontributin e akademik Ali Aliut në fushën e studimit dhe të kritikës letrare, si dhe për vlerat e çmuara intelektuale, që ai ka sjellë në zhvillimin e mendimit letrar shqiptar.

Juria profesionale e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Peja” ishte në këtë përbërje:
Prof.Lulzim Tafa – kryesues i jurisë;
Prof.Naime Beqiraj – anëtare e jurisë;
Valon Shkreli – anëtar i jurisë.

Festivali mirëpriti mysafirë nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, studiues, shkrimtarë dhe krijues, duke e shndërruar Pejën në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, letërsisë dhe dialogut ndërkombëtar.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe znj.Cheryl Falzon, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Maltës, prania e së cilës i dha një dimension të veçantë ndërkombëtar këtij aktiviteti kulturor.

Mirënjohje e veçantë për prof.Fatbardh Gashin, dekan i Fakultetit të Arteve, për kontributin artistik dhe interpretimet e tij, të cilat pasuruan programin e festivalit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ju sjell fotoreportazhin nga kjo javë e veçantë kulturore, e cila dëshmoi edhe njëherë rolin e Pejës, si qendër e rëndësishme e kulturës, letërsisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

VAZHDON FESTIVALI I LETËRSISË “PEJA”Letërsia si kujtesë, emocion dhe krenari e vendlindjes.Në kuadër të Festivalit të Le...
10/10/2026

VAZHDON FESTIVALI I LETËRSISË “PEJA”

Letërsia si kujtesë, emocion dhe krenari e vendlindjes.

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Peja Kryeprotagoniste”, u mbajt një mbrëmje e veçantë letrare, e cila vuri në qendër krijimtarinë, kujtesën dhe fuqinë shprehëse të fjalës, përmes promovimit të veprave “Mos i kallxo harrimit” të Naime Beqirajt dhe “Dhjetë ditët e mia të tejpashme” të Rozafa Shpuzës.

Mbrëmja u karakterizua nga emocioni, ndjeshmëria artistike dhe krenaria për vlerat kulturore, duke e shndërruar letërsinë në një urë lidhëse ndërmjet kujtesës, identitetit dhe vendlindjes.

Në këtë atmosferë të veçantë, prania e Shkodrës solli frymën dhe pasurinë e saj kulturore, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë njerëzor dhe artistik.

Përpara një audience të përbërë nga dashamirës të letërsisë dhe kulturës, fjala letrare krijoi hapësirë për reflektim, rikthim te kujtimet dhe dialog kulturor, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e letërsisë në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kulturor ndër breza.

Festivali i Letërsisë “Peja” vazhdon të afirmojë qytetin si një hapësirë të rëndësishme të krijimtarisë, shkëmbimit të ideve dhe promovimit të vlerave letrare e kulturore.

Peja protagoniste e fjalës, e kujtesës dhe e kulturës.

Sepse letërsia nuk është vetëm ajo që shkruhet, por edhe ajo që mbetet brenda nesh.

GRUAJA NË LETËRSI DHE POEZI – ZË, IDENTITET DHE REZISTENCËNga ndjeshmëria shpirtërore e „Lamtumirës“ së Nënë Terezës, te...
09/10/2026

GRUAJA NË LETËRSI DHE POEZI – ZË, IDENTITET DHE REZISTENCË

Nga ndjeshmëria shpirtërore e „Lamtumirës“ së Nënë Terezës, te veprimtaria letrare e Musine Kokalarit, rezistenca kombëtare dhe zëri i poezisë moderne, roli i gruas në letërsi u trajtua si dëshmi e identitetit, kujtesës dhe qëndresës sonë kulturore.

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë „Peja“, studiues vendorë dhe ndërkombëtarë sollën perspektiva të ndryshme mbi trashëgiminë letrare dhe kontributin e gruas në zhvillimin e mendimit artistik.

Dita u përmbyll me prezantimin e Shtegut Kulturor, një udhëtim simbolik drejt trashëgimisë dhe kujtesës, prej nga merr jetë „Nata në Muze“.

Njoftim për mbledhjen e VII-të të Komitetit për Politikë dhe FinancaKomiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komu...
08/10/2026

Njoftim për mbledhjen e VII-të të Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Pejës do të mbajë mbledhjen e VII-të për vitin 2026.

Mbledhja do të mbahet ditën e enjte, më 15 tetor 2026, në ora 10:00, në sallën e Komitetit për Politikë dhe Financa.

RENDI I DITËS:

1.Aprovimi i rendit të ditës;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të KPF-së dt. 21.07.2026 dhe 14.09.2026;

3.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Beqir Muqa në ZK Zahaq për Interes Publik: Krijimi i rrugës;

4.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Shaban (Arif) Kastrati në ZK Zahaq për: “Formimin e rrugës”, si Interes Publik sipas PZHK-së;

5.Shqyrtimi i progresit dhe adresimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas
Planit të Veprimit;

6.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko – financiare në Komunën e Pejës;

7.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.

Address

Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Pejës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Pejës:

Shortcuts

Share