Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë

Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë Me qëllim që qytetarit ti ofrohen sa më shumë informata, në këtë faqe do të gjeni informacione të shumta për punën e Drejtorise për Kulturë, Rini dhe Sport

Me qëllim që qytetarit ti ofrohen sa më shumë informata, në këtë faqe do të gjeni informacione të shumta për punën e Drejtorise për Kulturë, Rini dhe Sport. Me anë të kësaj faqe cdo qytetar i Komunës së Pejës do të informohet për cdo aktivitet që organizon D.K.R.S.-ja

☀️ Djali i Pejës, krenaria jonë – Diell Vranoci! 💪🥊🏆 Kampioni ynë në boks vazhdon të jetë shembull i përkushtimit, punës...
06/09/2026

☀️ Djali i Pejës, krenaria jonë – Diell Vranoci! 💪🥊

🏆 Kampioni ynë në boks vazhdon të jetë shembull i përkushtimit, punës dhe suksesit në sport. 🥇🔥

💙💛 Ju urojmë fundjavë të mbarë me kampionin Diell Vranovi nga Peja! ☀️🥊🏆

👏Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë🇽🇰💙

🥊 🏆 💙

05/09/2026

Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë ju prezanton:

🌟 Një fundjavë ndryshe! 🌟

🏔️ Bashkohu me ne në Pejë, qendrën e turizmit aventurier dhe kulturor në Ballkan! 🎭🚵‍♂️🏞️

📅 4–13 Shtator

✨ Aventurë • Kulturë • Traditë • Përvoja të paharrueshme

📍 Pejë – aty ku aventura dhe kultura takohen!

🇽🇰 🇦🇱 🇮🇹 🇩🇪 🇨🇭 🇵🇱 🇸🇮

Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë ju mirëpret në Galeria e Arteve - Peje
04/09/2026

Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë ju mirëpret në Galeria e Arteve - Peje

🌟📚 SONTE ËSHTË MBRËMJA E RUDINËS! 🎭✨Me shumë emocion dhe kënaqësi, ju njoftojmë se sonte do të jetë një mbrëmje e veçant...
04/09/2026

🌟📚 SONTE ËSHTË MBRËMJA E RUDINËS! 🎭✨

Me shumë emocion dhe kënaqësi, ju njoftojmë se sonte do të jetë një mbrëmje e veçantë, kushtuar mikes sonë të dashur dhe aktores së mirënjohur Rudina Zhara Gruda. 🌹🎬

Në këtë mbrëmje të bukur kulturore, Rudina do të promovojë veprën e saj për fëmijë “Magjitë Skenike” 🪄🎭📖 – një vepër e mbushur me imagjinatë, art, dashuri dhe magjinë e pafund të botës së fëmijëve. 🌈👧🧒✨

📚 Një lajm i veçantë për të gjithë lexuesit e vegjël dhe dashamirësit e librit:
Vepra “Magjitë Skenike” do të jetë në dispozicion edhe në Biblioteka "Azem Shkreli" Pejë si dhuratë e çmuar nga vetë autorja Rudina Zhara Gruda. 🎁❤️📖

🙏 Një kontribut i bukur për bibliotekën tonë, për kulturën dhe mbi të gjitha për fëmijët, të cilët përmes kësaj vepre do të kenë mundësinë të udhëtojnë në botën magjike të skenës dhe imagjinatës. 🎭✨🌟

💐 Komplimente Rudinë, për mbrëmje tënden të veçantë!
Të urojmë një promovim të suksesshëm dhe shumë rrugëtim të bukur për veprën tënde! ❤️📚🌹
Komuna e Pejës
Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë 🎭📖

Sot në Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë para  kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Fatmir Gashi, kr...
03/09/2026

Sot në Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë para kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Fatmir Gashi, kryetar i KB Peja, dhe z. Bekim Loxha, sekretar i KB Peja.

Në këtë takim reflektuam mbi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakontestueshme institucionale për klubin e verdhezinjve, duke riafirmuar rëndësinë e përkrahjes së sportit dhe sukseseve të klubeve tona.

KB Peja është një emër i rëndësishëm i sportit tonë, me një histori dhe traditë të pasur, ndërsa mbështetja institucionale do të vazhdojë të jetë në shërbim të zhvillimit dhe avancimit të tij.

Komuna e Pejës ju uron KB Peja suksese të pafundme në sezonin e ri, si dhe paraqitje dinjitoze e rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare!

💛🖤🏀
Kb Peja Kampion
Federata e Basketbollit te Kosoves

🇽🇰🏔️ Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë– NIKOQIRE E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË NGJITJES...
31/08/2026

🇽🇰🏔️ Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë– NIKOQIRE E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË NGJITJES

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me organizatorët, ka kënaqësinë të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Ngjitjes në Pejë, i cili do të mbahet nga 04 deri më 13 shtator 2026.

🧗‍♂️ Ky aktivitet ndërkombëtar do të mbledhë në Pejë ngjitës dhe bolters nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë:

🇸🇮 Slloveninë | 🇮🇹 Italinë | 🇩🇪 Gjermaninë | 🇨🇭 Zvicrën | 🇵🇱 Poloninë | 🇦🇱 Shqipërinë | 🇽🇰 Kosovën

dhe pjesëmarrës të tjerë ndërkombëtarë.

🏔️ Përmes këtij aktiviteti, Peja konfirmon edhe një herë pozitën e saj si një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit të aventurës në rajon, duke promovuar pasuritë e saj natyrore, potencialin sportiv dhe mundësitë e shumta për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

🌍 Festivali përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Pejës në arenën ndërkombëtare, për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sportit dhe për krijimin e përvojave të reja për komunitetin, sportistët dhe vizitorët.

🤝 DKRS dhe Komuna e Pejës shprehin mirëseardhjen e tyre për të gjithë pjesëmarrësit, sportistët dhe mysafirët ndërkombëtarë, duke u uruar një qëndrim të suksesshëm dhe përvoja të paharrueshme në Pejë.

🇽🇰 PEJA – DESTINACION I SPORTIT, NATYRËS DHE TURIZMIT TË AVENTURËS.

📆 04–13 SHTATOR 2026
📍 PEJË, KOSOVË

🎾🏆 PËRFUNDOI ME SUKSES EDICIONI I VIII-TË I TURNEUT NDËRKOMBËTAR TË TENISIT “WORLD TENNIS J30 PEJA OPEN 2026”Me sukses t...
30/08/2026

🎾🏆 PËRFUNDOI ME SUKSES EDICIONI I VIII-TË I TURNEUT NDËRKOMBËTAR TË TENISIT “WORLD TENNIS J30 PEJA OPEN 2026”

Me sukses të plotë përfundoi edicioni i tetë i turneve ndërkombëtare të tenisit “World Tennis J30 Peja Open 2026”, një ngjarje e rëndësishme sportive që për tri javë radhazi mblodhi në Pejë talente të reja të tenisit nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës. 🌍🎾

Turneu u organizua nga Klubi i Tenisit “Peja”, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe Federatën e Tenisit të Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e përbashkët në zhvillimin dhe promovimin e sportit, veçanërisht të tenisit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

🏆 Në javën e fundit të garave:

🥇 Në konkurrencën e meshkujve, titullin e kampionit e fitoi tenisti nga Australia, Yile Li. 🇦🇺

🥇 Në konkurrencën e femrave, titulli i kampiones i takoi tenistes nga Britania e Madhe, Genny Chen. 🇬🇧

🌍🎾 Mbi 200 tenistë dhe teniste nga 29 shtete të ndryshme evropiane dhe botërore morën pjesë gjatë tri javëve të zhvillimit të turneut, duke e shndërruar “Peja Open 2026” në një aktivitet me rëndësi të veçantë për sportin dhe promovimin e qytetit të Pejës në arenën ndërkombëtare.

👏 Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – DKRS, shpreh mirënjohjen për të gjithë organizatorët, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, partnerët dhe të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur realizimin me sukses të këtij eventi ndërkombëtar sportiv.

🤝 Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve, si dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!

🎾 Peja – qytet i sportit, mikpritjes dhe talentëve!
Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë

Ledion, Bashkim SHALA dhe një pjesë e stafit të Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë në Galeria e Arteve ...
30/08/2026

Ledion, Bashkim SHALA dhe një pjesë e stafit të Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë në Galeria e Arteve - Peje
29 Gusht 2026

KONCERT RECITAL NË PIANO🎹

30/08/2026

🎹✨ KONCERT RECITAL PIANISTIK ✨🎹

🎼 Nga magjia e maestro Ledion Shalës
📍 Galeria e Arteve – Pejë

Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me emocione, elegancë dhe tinguj magjikë të pianos. 🎶🌟

👏 Një performancë spektakolare, që solli artin dhe muzikën në një dimension të jashtëzakonshëm, duke dhuruar momente të paharrueshme për publikun pejan. 🎹❤️

🎭 DKRS – Pejë
📚 Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

🌟 Arti na bashkon! Muzika na frymëzon! 🎶

Edhe një medalje 🥈nga Taranto 🇮🇹Laura Fazliu
29/08/2026

Edhe një medalje 🥈nga Taranto 🇮🇹
Laura Fazliu

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38339421302

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share