Zyra për Barazinë Gjinore

Zyra për Barazinë Gjinore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra për Barazinë Gjinore, Public Service, Komuna e Pejës, Pejë.

27/08/2026

Pas çdo produkti është një grua, një punë, një ëndërr.

T’i mbështesim gratë që punojnë, krijojnë dhe ndërtojnë të ardhmen me duart e tyre. 💚

Faleminderit CNVP Foundation për mbështetjen dhe besimin.

Kur një grua ecën përpara, përpara ecën edhe komuniteti. 🌱
Komuna e Pejës

Në kuadër të angazhimeve për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj personave me aftësi të ku...
26/08/2026

Në kuadër të angazhimeve për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, mora pjesë si e ftuar në takimin e rrjetëzimit të organizuar nga Caritas Kosova, së bashku me përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave të shoqërisë civile.

Gjatë takimit u prezantuan shërbimet që ofrohen nga organizatat e shoqërisë civile, përvojat e tyre dhe fushat e veprimit, ndërsa diskutimi u fokusua në sfidat dhe boshllëqet në ofrimin e shërbimeve.

Vëmendje iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim, referim dhe shkëmbim të informacionit, me qëllim forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave dhe përmirësimin e shërbimeve.

Faleminderit Caritas Kosova për ftesën dhe për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm.

Komuna e Pejës
OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur"
Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA
Handikos - Pejë
ASD PEJË
OJQ "Duart Plotè Mèshirè"

Për Jetlirën.Sot është vështirë të gjesh fjalët e duhura.Një grua humbi jetën. Bashkë me të, u shua edhe jeta që mbante ...
25/08/2026

Për Jetlirën.

Sot është vështirë të gjesh fjalët e duhura.

Një grua humbi jetën. Bashkë me të, u shua edhe jeta që mbante në bark.

Për ne që punojmë çdo ditë për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, kjo nuk mund të jetë vetëm një lajm i dhimbshëm që kalon dhe harrohet.

Na dhemb. Na trondit. Dhe na kujton se pas çdo rasti të dhunës është një jetë, një familje dhe një e ardhme që mund të ndryshojë përgjithmonë.

Dhuna nuk fillon gjithmonë me tragjedinë. Shpesh fillon shumë më herët, me kontrollin, frikën, kërcënimin, poshtërimin dhe heshtjen.

Prandaj nuk duhet të presim fundin për të reaguar.

Për Jetlirën dhe fëmijën e saj: drejtësi.

Për çdo grua që sot jeton me frikë: mos hesht.

Dhe për të gjithë ne: të mos mësohemi kurrë me dhunën.

Komuna e Pejës

🌿 MOBILE BIO MARKET – ÇDO TË ENJTE NË PEJË“Mobile Bio Market” vazhdon të sjellë çdo javë produkte të ndryshme vendore, t...
20/08/2026

🌿 MOBILE BIO MARKET – ÇDO TË ENJTE NË PEJË

“Mobile Bio Market” vazhdon të sjellë çdo javë produkte të ndryshme vendore, të punuara me përkushtim nga gratë dhe vajzat e komunitetit tonë.

📍 Përfundimi i shesh*t, përballë kafiterisë “Green Lounge”, Pejë

Ejani ta vizitoni tregun, të njihni produktet dhe të mbështesni punën e grave dhe vajzave vendore. 🌱

💧 Me mbështetjen e sponsorit Korporata Rugove

Mbështesim gratë. Zgjedhim produktet vendore. Fuqizojmë ekonominë lokale
Komuna e Pejës
Agromedicine Association
Havushe Bunjaku

🌿 Hapet Tregu Mobil Bio në PejëSot, në Sheshin “Skënderbeu”, u hap Tregu Mobil Bio, një iniciativë e Zyrës për Barazi Gj...
13/08/2026

🌿 Hapet Tregu Mobil Bio në Pejë

Sot, në Sheshin “Skënderbeu”, u hap Tregu Mobil Bio, një iniciativë e Zyrës për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, e cila synon të krijojë mundësi konkrete për gratë prodhuese nga zonat rurale, të promovojë produktet vendore dhe të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Tregu u hap nga Zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Samka Drançolli, dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z.Meriton Fetaj, në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përfaqësuesve të Komunës dhe znj.Havushe Bunjaku, udhëheqëse e Shoqatës “Agromedicine”.

Përmes këtij tregu, gratë prodhuese do të kenë mundësi t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre, ndërsa qytetarët do të kenë më afër produkte vendore, të freskëta dhe të përgatitura me kujdes.

Tregu Mobil Bio do të organizohet çdo të enjte, në lokacione të ndryshme të qytetit të Pejës, duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme për promovimin e prodhimit vendor dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Iniciativa realizohet nga Zyra për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, në bashkëpunim me Shoqatën Agromedicine Association , të përkrahur nga UNMIK-u.

Falënderoj të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e kësaj iniciative, me një mirënjohje të veçantë për Korporata Rugove, partnerin dhe sponsorin e Tregut Mobil Bio, për mbështetjen e dhënë.

🌱 Bli vendore. Mbështet gratë. Forco ekonominë lokale.

🌿 TREGU MOBIL BIO VJEN NË PEJË!📍 Sheshi “Skënderbeu”, Pejë📅 13 gusht 2026🕙 Ora 10:00Një mundësi e re për të mbështetur g...
12/08/2026

🌿 TREGU MOBIL BIO VJEN NË PEJË!

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Pejë
📅 13 gusht 2026
🕙 Ora 10:00

Një mundësi e re për të mbështetur gratë prodhuese nga zonat rurale dhe për të promovuar produktet vendore, të freskëta dhe të përgatitura me kujdes. 🌱

Përmes “Mobile Bio Market”, gratë prodhuese do të kenë mundësi t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre, duke krijuar mundësi të reja për fuqizim ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

Tregu Mobil Bio do të organizohet çdo të enjte, në lokacione të ndryshme të qytetit të Pejës, me qëllim që produktet vendore të jenë më afër qytetarëve.

Kjo iniciativë realizohet nga Zyra për Barazi Gjinore – Komuna e Pejës, në bashkëpunim me Shoqatën “Agromedicine”, me përkrahjen e UNMIK-ut.

💚 Pejë, ju mirëpresim!

Ejani të mbështesim gratë prodhuese, produktet vendore dhe ekonominë e familjeve tona.

Sepse duke blerë vendore, mbështesim gra, familje dhe komunitetin tonë. 🌿

Asnjë institucion nuk mund ta adresojë i vetëm dhunën me bazë gjinore. Vetëm përmes partneritetit, koordinimit dhe ngrit...
06/08/2026

Asnjë institucion nuk mund ta adresojë i vetëm dhunën me bazë gjinore. Vetëm përmes partneritetit, koordinimit dhe ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve ndërtojmë një sistem mbrojtjeje më të fortë për viktimat.

Mirënjohje për Rrjetin e Grave të Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Pejës dhe për organizimin e këtij trajnimi me rëndësi të veçantë. Bashkëpunime të tilla forcojnë mekanizmat institucionalë dhe avancojnë reagimin ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.
Komuna e Pejës

Gratë fuqizohen kur u krijohen mundësi. Komuniteti zhvillohet kur mbështetet prodhimi vendor. Sot, në Sheshin e Qytetit ...
04/08/2026

Gratë fuqizohen kur u krijohen mundësi. Komuniteti zhvillohet kur mbështetet prodhimi vendor.

Sot, në Sheshin e Qytetit në Pejë, u hap Panairi i Produkteve Pyjore Jodrusore, Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, si dhe Produkteve të Bletarisë, i organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me CNVP Foundation, përmes projektit SUNREED, mbështetur nga Ambasada Suedeze.

Ky panair përfaqëson një hap konkret drejt fuqizimit ekonomik të grave, duke krijuar një hapësirë ku puna, përkushtimi dhe produktet e tyre vendore promovohen dhe vlerësohen.

Në këtë panair, 22 gra dhe vajza nga zona të ndryshme prezantojnë produktet e tyre, duke dëshmuar potencialin e madh të grave prodhuese dhe rëndësinë e sipërmarrjes së tyre në zhvillimin ekonomik lokal.

Ky aktivitet u realizua përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me CNVP Foundation, një partner i rëndësishëm në mbështetjen e iniciativave që promovojnë fuqizimin ekonomik të grave, zhvillimin rural dhe promovimin e produkteve vendore.

Në hapjen e panairit morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të CNVP Foundation, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si dhe përfaqësues të institucioneve e partnerëve të tjerë.

🙏 Mirënjohje e veçantë për CNVP Foundation për bashkëpunimin dhe mbështetjen, për bletaren Ardita Kastrati për angazhimin dhe kontributin e saj, për 22 gratë dhe vajzat pjesëmarrëse që prezantojnë me krenari produktet e tyre, si dhe për qytetarët që me praninë e tyre mbështesin prodhimin vendor.

Panairi do të jetë i hapur deri në orët e mbrëmjes. Ftojmë të gjithë qytetarët ta vizitojnë dhe të mbështesin gratë sipërmarrëse dhe ekonominë lokale.

Kur zgjedhim produktin vendor, mbështesim një grua, një familje dhe zhvillimin e komunitetit tonë. 🌿
Komuna e Pejës

🌿 Zgjidh produktin vendor. Mbështet një familje. Fuqizo një grua. 🍯Më 4 gusht, në Sheshin e Qytetit në Pejë, ju ftojmë t...
01/08/2026

🌿 Zgjidh produktin vendor. Mbështet një familje. Fuqizo një grua. 🍯

Më 4 gusht, në Sheshin e Qytetit në Pejë, ju ftojmë të vizitoni Panairin e Produkteve Pyjore Jodrusore, Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, si dhe Produkteve të Bletarisë, ku do të prezantohen produktet e prodhuesve vendorë.

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me CNVP Foundation dhe me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë, mbështet këtë iniciativë që promovon prodhimin vendor dhe fuqizimin ekonomik, veçanërisht të grave nga zonat rurale.

📅 4 gusht 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Sheshi i Qytetit – Pejë

Ejani të njiheni me prodhimet vendore, të takoni prodhuesit dhe të mbështesni punën që ndërtohet me përkushtim dhe dashuri për vendin.

"Kur zgjedhim produktin vendor, nuk blejmë vetëm një produkt por mbështesim punën, dinjitetin dhe të ardhmen e komunitetit tonë." 🌿
Komuna e Pejës
Ardita Kastrati

Barazia gjinore dhe roli i grave në zhvillimin rural🌿Në Istog u zhvillua trajnimi për Barazinë Gjinore dhe Menaxhimin e ...
31/07/2026

Barazia gjinore dhe roli i grave në zhvillimin rural🌿

Në Istog u zhvillua trajnimi për Barazinë Gjinore dhe Menaxhimin e Integruar të Pyjeve (IFM), pjesë e projektit për Menaxhimin e Integruar të Pyjeve përgjatë pellgut ndërkufitar të lumit Drin, ku mora pjesë së bashku me gra fermere, përfaqësuese të komunitetit, institucione lokale dhe organizata të ndryshme.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e përfshirjes së grave në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, zhvillimin rural dhe krijimin e mundësive më të mira për fuqizimin ekonomik të grave.

Përvoja dhe angazhimi i grave në komunitet janë një faktor i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe vendimmarrje më gjithëpërfshirëse.

Faleminderit CNVP Foundation për organizimin e këtij trajnimi dhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave e ideve.

Address

Komuna E Pejës
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra për Barazinë Gjinore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category