05/08/2026
NJË VERË E NXEHTË, NJË PUNË E MADHE, NJË PEJË QË KTHEHET KU E MERITON!
Kjo verë ka qenë jashtëzakonisht intensive, me shumë punë, shumë sfida dhe shumë përgjegjësi. Bashkë me Presidentin e klubit, Trajneret tone, Bordin e ri Drejtues, stafin profesional dhe të gjithë njerëzit që na kanë qëndruar afër, kemi punuar çdo ditë për ta ndërtuar një KB Peja që i përgjigjet emrit, traditës dhe pritshmërive të Qytetit tonë.
Sot kemi kompletuar edhe dy pjesët e fundit të mozaikut – playmakerin dhe çeshtje orësh(qendrën)– duke përmbyllur një grup lojtarësh që besojmë fuqishëm se do ta bëjnë KB Pejën një ekip shumë konkurrues, të fortë dhe të denjë për objektivat tona. Ekipi është i ndertuar maksimalisht racional duke ruajtur buxhet, por edhe duke goditur më të fortit në market, për këtë bindeni më vonë.
Peja nuk është vetëm një klub. Peja është një Qytet me histori, me tifozëri unike dhe me një traditë që kërkon gjithmonë më të mirën. Qëllimi ynë është i qartë: ta rikthejmë klubin aty ku ka qenë në vitin 2023 – një ekip i respektuar, konkurrues dhe ndër më të fortët në basketbollin tonë.
Ky sukses nuk është i një personi të vetëm. Është rezultat i punës ekipore, besimit dhe përkushtimit të shumë njerëzve që po japin maksimumin për KB Pejën.
Në këtë rrugëtim dua t’u bëj një thirrje të gjithë biznesmenëve të Pejës dhe njerëzve që e duan këtë Qytet: na bashkohuni dhe na përkrahni këtë sezon. Ky ekip, ky klub dhe kjo fanellë e verdhë e zezë e meritojnë mbështetjen tuaj.
Me përkrahjen e Qytetit, me energjinë e tifozëve tanë UCF dhe gjithë Qytetarëve dhe me punën tonë të përbashkët, KB Peja do të rikthehet aty ku i takon.
! 💛🖤