02/09/2026
📈Publikim i raportit të Punës për Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Pejë me degët Istog, Klinë dhe Deçan – Gusht 2026
Pejë, 02 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Pejë publikon raportin e punës për muajin Gusht 2026, i cili përfshin raportet individuale mbi punën dhe angazhimin e secilit gjyqtar të kësaj gjykate, përfshirë edhe degët Istog, Klinë dhe Deçan.
Publikimi i këtij raporti synon të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të aktivitetit gjyqësor gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.