IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare

IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare Të mësojmë nxënës të dashur,që të lulëzoj Kosova jonë!

04/09/2026
31/08/2026

Orari Mësimor – Viti Shkollor 2026/2027

Shkolla IAAP “Isa Boletini”

Nderrimi paradite
Klasat X-12, X-13 -Mësimi Dual ( Hoteleri dhe Kuzhinier)
Klasat XI
Klasat XII
Fillimi i mësimit: ora 08:00

Nderrimi pasdite mësimin zhvillojnë:

Të gjitha klasat X-ta
Fillimi i mësimit: ora 13:15

Ju urojmë shumë suksese në vitin e ri shkollor!

KONKURS PLOTESUESPËR REGJSTRIMIN E NËNËSVE NË KLASËN E DHJETE (10) NËINSTITUCONET E ARSIMIT DHE AFTESIMIT PROFESIONAL PE...
14/08/2026

KONKURS PLOTESUES

PËR REGJSTRIMIN E NËNËSVE NË KLASËN E DHJETE (10) NË
INSTITUCONET E ARSIMIT DHE AFTESIMIT PROFESIONAL PER VITIN
SHKOLLOR 2026/2027

I. Institucioni i Arsimit dhe Aftesimit Profesional IAAP "Isa Boletini" Podujevë

14/08/2026

Të nderuar maturantë,

IAAP “Isa Boletini” në Podujevë, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), ju njofton se nga data 12 gusht 2026 ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore – afati i gushtit 2026.

Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova dhe është i hapur deri më 20 gusht 2026.

Të gjithë maturantët që i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.

Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit do të mbahet më 29 gusht 2026, në ora 10:00.

Ju lutemi që aplikimin ta bëni me kohë dhe të kujdeseni për plotësimin e saktë të të dhënave.

IAAP “Isa Boletini” – Podujevë12.08.2026

NJOFTIM ZYRTARRezultatet e Pranimit të Nxenësve për Vitin Shkollor 2026/2027
10/07/2026

NJOFTIM ZYRTAR
Rezultatet e Pranimit të Nxenësve për Vitin Shkollor 2026/2027

REGJISTRIMET PËR KLASËN E 10-TË JANË HAPUR! 🎓🌟 E ardhmja fillon me zgjedhjen e duhur!📍 IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - ...
06/07/2026

REGJISTRIMET PËR KLASËN E 10-TË JANË HAPUR! 🎓

🌟 E ardhmja fillon me zgjedhjen e duhur!

📍 IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare " – ju fton të bëheni pjesë e një shkolle që ndërton profesionistët e së ardhmes.

📚 Zgjidh një nga drejtimet tona:
✅ Ekonomi
✅ Juridik
✅ Mjekësi
✅ Arsim dual

👨‍🏫 Staf profesional dhe i përkushtuar
💼 Mësim cilësor dhe praktikë profesionale
🚀 Përgatitje për studime të mëtejshme në tregun e punës

📅 Regjistrimet zhvillohen më:
7, 8 dhe 9 korrik 2026

📢 Mos e humb këtë mundësi! Bëje zgjedhjen e duhur për të ardhmen tënde dhe regjistrohu në IAAP "Isa Boletini" – Podujevë.

📍 Të presim të bëhesh pjesë e familjes sonë!

IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë
"Profesioni yt, e ardhmja jote!"

Nxënësit e shkollës sonë veçanërisht ata të drejtimeve të arsimit dual, të shoqëruar nga profesorët: Arsim Hamiti, Valon...
17/06/2026

Nxënësit e shkollës sonë veçanërisht ata të drejtimeve të arsimit dual, të shoqëruar nga profesorët: Arsim Hamiti, Valon Azemi dhe Valon Hyseni, morën pjesë në Panairin Frigo Deluxe, ku patën mundësinë të njihen nga afër me zhvillimet më të reja në fushat profesionale të profilit të tyre. Kjo vizitë u shërbeu atyre si një përvojë e vlefshme për zgjerimin e njohurive praktike, krijimin e kontakteve me profesionistë të industrisë dhe njohjen me mundësitë e ardhshme për zhvillim dhe punësim. Pjesëmarrja në aktivitete të tilla përbën një hap të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe fuqizimin e aftësive profesionale të nxënësve tanë.

Me ftesë të profesoreshës Laura Hasani, në IAAP “Isa Boletini” u realizua një vizitë informuese nga përfaqësuesja e Qend...
03/06/2026

Me ftesë të profesoreshës Laura Hasani, në IAAP “Isa Boletini” u realizua një vizitë informuese nga përfaqësuesja e Qendrës së Këshillimit Amerikan. Gjatë takimit, nxënësit e interesuar për të vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u njohën me mundësitë e studimit, programet akademike, bursat dhe procedurat e aplikimit. Kjo vizitë ishte një mundësi e vlefshme për nxënësit që të marrin informacione të drejtpërdrejta dhe të orientohen drejt planifikimit të së ardhmes së tyre akademike.

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini” kanë realizuar punime artistike me mesazhe të fuqishme vetëdijesuese kundër përdorimit të...
25/05/2026

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini” kanë realizuar punime artistike me mesazhe të fuqishme vetëdijesuese kundër përdorimit të substancave narkotike. Përmes kreativitetit, ngjyrave dhe ideve të tyre, ata kanë përcjellë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit, jetës dhe së ardhmes larg dukurive negative që dëmtojnë shoqërinë.

Këto punime artistike shërbejnë si thirrje për ndërgjegjësim, duke promovuar vlera pozitive, edukim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Aktiviteti dëshmon përkushtimin e nxënësve dhe stafit të shkollës në edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve për rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Për punën dhe angazhikin e tyre shkolla u dekorua me mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini”, në kuadër të aktivitetit me moton “Errësira-Drita”, kanë realizuar punime artistike dhe ...
21/05/2026

Nxënësit e IAAP “Isa Boletini”, në kuadër të aktivitetit me moton “Errësira-Drita”, kanë realizuar punime artistike dhe kreative me mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e parandalimit të dukurive negative në shoqëri. Përmes artit, ata kanë shprehur talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për promovimin e vlerave pozitive, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur. Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të ndërgjegjshme.

Address

Rr''Zahir Pajaziti''pn. Podujevë
Podujevë
11000

Telephone

+38138570422

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category