29/01/2026
Doli nga shtypi pjesa e parë dhe e dytë. Mund ta porositni.
https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9
𝐄𝐧𝐜𝐢𝐤𝐥𝐨𝐩𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐤`𝐡𝐮𝐭 𝐇𝐚𝐧𝐞𝐟𝐢, 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢 "𝐄𝐥-𝐌𝐞𝐛𝐬û𝐭" – 𝟑𝟎 𝐕𝐨𝐥𝐮𝐦𝐞 𝐧ë 𝐆𝐣𝐮𝐡ë𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞.
𝙉𝙜𝙖 𝘼𝙪𝙩𝙤𝙧𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙄𝙢𝙖𝙢𝙞 𝙈𝙪𝙝𝙖𝙢𝙚𝙙 𝙗𝙞𝙣 𝘼𝙝𝙢𝙚𝙙 𝙗𝙞𝙣 𝙀𝙗𝙞 𝙎𝙚𝙝𝙡 𝙎𝙝𝙚𝙢𝙨𝙪 𝙀𝙡 𝙀𝙞𝙢𝙚𝙝 Es-𝙎𝙖𝙧𝙖𝙝𝙨𝙞𝙟 (𝙧𝙖𝙝𝙞𝙢𝙚𝙝𝙪𝙡𝙡𝙖𝙝)
𝗣ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲𝗱𝗶𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿ë 𝗻ë 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽 𝗻𝗴𝗮 𝗗𝗿. 𝗦𝗰𝗶. 𝗙𝗹𝗮𝗺𝘂𝗿 𝗦𝗼𝗳𝗶𝘂, 𝗸𝘂 𝗽ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝘆𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗯ë𝗿𝗶 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗽ë𝗿𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺 𝗽𝗼𝗿 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗼𝗿, 𝗸𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗱𝗼𝗿ë𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗲, 𝘀𝗾𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝘂𝘀𝗻𝗼𝘁𝗮.
Pas më shumë se një mijë vitesh që nga shkrimi i saj, "El-Mebsût", një ndër veprat më të mëdha të trashëgimisë juridike islame, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në një botim unik prej 30 vëllimesh.
Kjo kryevepër e Imam Muhammed ibn Ahmed es-Serahsî përfaqëson thelbin e shkollës hanefite, duke shpalosur me hollësi çdo aspekt të fikhut: nga adhurimet deri te marrëdhëniet shoqërore, nga kontratat financiare deri te ligjet penale, dhe nga çështjet familjare deri te parimet e jurisprudencës.
El-Mebsût nuk është thjesht një tekst juridik, por një arkiv i gjallë i dijes, logjikës dhe trashëgimisë islame, i shkruar nën rrethana të jashtëzakonshme – nga burgu – me qëndrueshmëri, përkushtim dhe sakrificë për të vërtetën.
Çfarë e bën këtë botim historik?
Përkthimi i plotë dhe i pari në historinë e shqipes i kësaj vepre monumentale.
Realizuar me përkushtim nga Dr. Sci. Flamur Sofiu, me besnikëri ndaj origjinalit arab.
Botohet nën kujdesin e Institutit Islamologjik ALKIG - Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austirsë.
Do të Botohet në 30 volume, duke e bërë të kapshme për studim të thellë dhe afatgjatë.
Një burim i paçmuar për dijetarë, studentë të medreseve dhe fakulteteve islame, imamë dhe çdo kërkues të diturisë së sheriatit.
“El-Mebsût” është një dritare drejt thellësisë së fikhut islam dhe një lidhje e fuqishme me rrënjët e dijes klasike të Ehli Sunnetit.
Ky botim është ftesë për reflektim, studim dhe praktikë të diturisë së pastër islame në gjuhën tonë amtare.
Abonohu:
https://forms.gle/pBtXjTdzFwVc8dUx9