Drejtoria e Kadastrit

Drejtoria e Kadastrit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria e Kadastrit, Public & Government Service, Rr. UÇK nr. 2, Pristina.

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e PunëtorëveNë këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë punonjësi...
01/05/2025

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Kadastrës dhe Gjeodezisë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme që bëni çdo ditë.

Kontributi juaj është shtylla kryesore në realizimin e objektivave tona dhe në shërbimin e qytetarëve me përgjegjësi dhe integritet.

Në emër të Drejtorisë dhe personalisht, ju uroj një 1 Maj të gëzuar dhe ju falënderoj për çdo hap të përbashkët drejt përmirësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Me respekt,
Vigan Kastrati
Drejtor i Drejtorisë së Kadastrës dhe Gjeodezisë

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Kryeqytet dhe Agjencionit Kadastral, n...
17/04/2025

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Kryeqytet dhe Agjencionit Kadastral, nisi zyrtarisht projekti “Rindërtimi i Kadastrës në Kryeqytet”.

Nën udhëheqjen e Kryetarit Perparim Rama dhe me përkushtimin e Drejtorit Vigan A Kastrati, ky projekt synon modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët e Prishtinës.

📢 SHPALLJE PUBLIKE – SHQYRTIMI I AKTVENDIMIT PËR EKSPROPRIJIM
16/04/2025

📢 SHPALLJE PUBLIKE – SHQYRTIMI I AKTVENDIMIT PËR EKSPROPRIJIM

30/07/2023

📍Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë - që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

✅Fuqia e ligjit (ex lege) e ka shfuqizuar praktikisht edhe rregulloren për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021, megjithatë e njëjta me një akt formal (vendim) mund të materializohet për tu bërë e zbatueshme nga komunat.

❌Së shpejti për pajisjen me shërbime kadastrale, qoftë nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së
planit, regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.

🙌Më thjesht, më mirë, më lehtë!
Kryeqytetasit e meritojnë një trajtim të këtillë!💙

🤝Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore z. Artan Berisha, në komunikimin e...
14/07/2023

🤝Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore z. Artan Berisha, në komunikimin e përditshëm zyrtar duke lehtësuar procesin në verifikimin e titujve juridik, dhënien e shërbimeve kadastrale e të ngjashme.

📍Kështu lehtësojmë procedurën, kohën dhe komunikimin mes institucionesh. Gjithashtu bashkë me NPB do të bëhet edhe riorganizimi dhe ristrukturimi fizik i Drejtorisë duke bërë ndryshime të reja, të dukshme e të duhura për qytetarët.

20/06/2023

📌Deri në fund të këtij viti në Drejtorinë e Kadastrit përfundojmë këto procese, të sapo filluara:

📍Për herë të parë drejtoria bëhet me arkivist (për krejt këto vite ka funksionuar pa një të tillë), që do të përkujdeset për lëndët, regjistrin arkivor dhe çdo kompetencë tjetër që i jep Ligji për arkivat dhe aktet nënligjore.

📍Ridizajnohen, rregullohen dhe renovohen të tri (3) hapësirat ku ruhen dokumentet/lëndët arkivore, duke u digjitalizuar hyrjet, vendosur kamerat e sigurisë dhe çdo element tjetër përcjellës i nevojshëm.

📍Propozohet heqja finale e taksës në transaksion të pronës së paluajtshme, pas pezullimit që do të vijoj deri në fund të vitit.

📍Shtohet edhe një (1) zyre pritëse enkas për takimet me palë/qytetarë, që vijojnë të ndodhin rregullisht të mërkureve e të enjteve me të dy sektorët e drejtorisë.

📍Rekrutojmë zyrtarin me nevoja të veçanta duke përmbushur premtimin që zyra pritëse të ketë personin e duhur aty.

✅6 mujori i dytë i këtij viti do të jetë dinamik dhe efikas, ngase vetëm kështu arrijmë të plotësojmë nevojat e qytetarëve të Prishtinës.

🤍💙

07/06/2023

📍Në bashkëpunim me USAID dhe si kërkesë zyrtare e Drejtorisë së Kadastrit, shpejt pritet të fillojnë veprimet për këto inicativa konkrete për lehtësimin e procedurës së regjistrimit të pronës, e të cilat parashihen të konkretizohen vitin e ardhshëm:

1️⃣Heqja e kërkesës (kushtëzimit) për pajisje me vërtetim tatimor për marrjen e shërbimeve kadastrale; dhe

2️⃣Heqja e kërkesës ligjore për prezantimin e transfereve bankare për sh*tblerjet e realizuara në periudhën janar 2006 e deri në hyrjen në fuqi të Ligjit mbi Noterinë.

03/06/2023

🙌Të dashur qytetarë

📌Gjatë periudhës janar-maj të vitit 2023 si drejtori kemi realizuar të hyra në shumë prej 567,221.49 euro.

📍Gjithashtu, në këtë periudhë nga 14.634 lëndë të regjistruara në të dy sektorët - 13.096 janë përfunduar apo 89.5%.

💪Ende punë për të arritur objektivin maksimal, teksa veç tjerash kemi përfunduar skanimin e gjendjes së arkivit, për të vijuar me ndryshimet transformuese në të, heqjen përfundimtare të taksës në transaksion të pronës së paluajtshme dhe bashkëpunimin me nivelin qendror për realizimin e projekteve të ardhshme kapitale.

🤍💙

23/05/2023
🤩Vazhdojmë me performancë të mirë e të lartë ditore në raport me zyret tjera kadastrale komunale.
21/02/2023

🤩Vazhdojmë me performancë të mirë e të lartë ditore në raport me zyret tjera kadastrale komunale.

Gëzuar Kosovë!
17/02/2023

Gëzuar Kosovë!

Address

Rr. UÇK Nr. 2
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Kadastrit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share