Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
U pensionua Sabile Avdyli, mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të sajPrishtinë, 15 qershor 2026 – Pas një rrugëtimi t...
16/06/2026

U pensionua Sabile Avdyli, mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të saj

Prishtinë, 15 qershor 2026 – Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sot u pensionua bashkëpunëtorja profesionale e Këshillit, znj.Sabile Avdyli, duke përmbyllur kështu karrierën e saj në institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjatë gjithë viteve të angazhimit të saj, ajo u dallua për përkushtimin, profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë e lartë në punë, duke lënë gjurmë të çmuara në institucionin tonë. Me punën dhe kontributin e saj të palodhshëm, ajo fitoi respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit të saj, kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Arben Mehmeti, vlerësoj lart kontributin shumëvjeçar të znj. Avdyli, duke theksuar se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i saj do të mbeten një vlerë e çmuar dhe një kujtim i veçantë për të gjithë ata që patën rastin të bashkëpunojnë me të.

“Le të jetë pensionimi një periudhë e qetë, e begatë dhe e mbushur me gëzime, realizime personale dhe momente të paharrueshme me familjen dhe miqtë”, tha kryesuesi i Këshillit Arben Mehmeti.

Ndryshe, Sabile Avdyli u emërua anëtare e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 09 korrik 2009 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, detyrë të cilën e ushtroi deri më 09 korrik 2014.

Pas përfundimit të mandatit si anëtare e Këshillit, ajo vazhdoi të kontribuojë në këtë institucion në pozitën e Zyrtares së Lartë për Inspektim Administrativ, duke shërbyer me përkushtim deri në pensionimin e saj.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i shpreh mirënjohjen më të thellë znj. Sabile Avdyli për kontributin e çmuar të dhënë ndër vite dhe i uron shëndet, lumturi dhe një pensionim të mbarë e të qetë.

Komisioneri për  Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri vizitoi  KPMSHCKPrishtinë, 08 qershor 2026 – Kryesuesi i Kësh...
09/06/2026

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri vizitoi KPMSHCK

Prishtinë, 08 qershor 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, së bashku me anëtarët e Këshillit dhe zyrtarët kryesor të institucionit, priti në takim përfaqësuesit e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Komisionerja Lefterije Lleshi Luzi.

Gjatë takimit, Komisionerja dhe zyrtarët që ishin në përbërje të delagacionit nga Shqipëria u njoftuan për misionin dhe mandatin e KPMSHCK-së, i cili mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil në Kosovë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shqipërisë folën rreth përgjegjësive dhe kompetencave të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy institucioneve, si dhe diskutimin e sfidave që lidhen me mbikëqyrjen e shërbimit civil. Vizita e përfaqësuesve nga Shqipëria u vlerësua si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta institucionale mes dy vendeve.

Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin, duke u mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar më herët mes Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Vizita e përfaqësuesit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri u realizua në KPMSHCK me ftesë të kryesuesit Arben Mehmeti.

Shqyrtohet dhe miratohet raporti financiar 2025 i KPMSHCK-sëPrishtinë, 20 prill 2026 - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tr...
21/04/2026

Shqyrtohet dhe miratohet raporti financiar 2025 i KPMSHCK-së

Prishtinë, 20 prill 2026 - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit Enver Haliti, në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK) për vitin 2025.

Gjatë prezantimit, kryesuesi i KPMSHCK-së, Arben Mehmeti, bëri të ditur se buxheti i ndarë për këtë institucion gjatë vitit 2025 ka qenë 612 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 429 mijë euro.

Ai nënvizoi se institucioni është përballur me një sërë sfidash, përfshirë mungesën e buxhetit të mjaftueshëm për institucion, mungesën e anëtarëve të Këshillit , mungesën e zyrtarëve profesional, ngarkesën e madhe me lëndë në shqyrtim, si dhe mungesën e hapësirave të mjaftueshme dhe të përshtatshme për punë.

Pas prezantimit, anëtarët e komisionit zhvilluan diskutime dhe parashtruan pyetje, ndërsa përfaqësuesit e Këshillit ofruan përgjigjet dhe sqarimet përkatëse.

Në përmbyllje, Komisioni aprovoi me shumicë votash raportin vjetor financiar të KPMSHCK-së për vitin 2025.

Përfaqësuesit e Këshillit kanë vizituar Komunën e LeposaviqitLeposaviq,  2026 – Përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbi...
27/03/2026

Përfaqësuesit e Këshillit kanë vizituar Komunën e Leposaviqit

Leposaviq, 2026 – Përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), të udhëhequr nga anëtari i Këshillit, Eshref Shabani, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Leposaviqit, ku janë pritur nga përfaqësuesit e kësaj komune.

Gjatë takimit, palët diskutuan për funksionimin e shërbimit civil në nivel lokal, sfidat aktuale dhe rëndësinë e respektimit të legjislacionit në fuqi. Në fokus të veçantë ishte roli i KPMSHCK-së si institucion i pavarur në garantimin e zbatimit të drejtë dhe të paanshëm të rregullave që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me komunat, me qëllim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në trajtimin e nëpunësve civilë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Komunës së Leposaviqit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me KPMSHCK-në dhe për të respektuar në përpikëri kornizën ligjore që rregullon shërbimin civil.

Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të institucioneve lokale dhe rritjes së besimit në administratën publike, përmes zbatimit të drejtë dhe të barabartë të ligjit.

Kryesuesi i Këshillit Arben Mehmeti vizitoi Komunën e Hanit të ElezitHani i Elezit, 24 mars 2026 – Kryesuesi i Këshillit...
24/03/2026

Kryesuesi i Këshillit Arben Mehmeti vizitoi Komunën e Hanit të Elezit

Hani i Elezit, 24 mars 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, me ftesë të kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka realizuar sot një vizitë zyrtare në këtë komunë.

Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, trajtimin e çështjeve administrative, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të respektimit të kornizës ligjore në shërbimin civil.

Në këtë takim u theksua roli i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në zbatimin e drejtë dhe të barabartë të legjislacionit në këtë fushë.

Vizita u vlerësua si një mundësi për shkëmbim të përvojave dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të përgjegjësive ligjore të secilës palë.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share