Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, Law enforcement agency, Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59, Pristina.

ONDK është person juridik i pavarur jofitimprurës që qëllim kryesor ka përfaqësimi, koordinimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈
26/09/2026

𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

26/09/2026

🤝 Mbyllja e Javës së Ndërmjetësimit në Kosovë - Shënimi i Ditës së Ndërmjetësimit me përfaqësues të institucioneve, profesionistë, ndërmjetësues dhe partnerë të fushës.

Prishtinë, 25 shtator 2026 - Me një ngjarje rrjetizuese me përfaqësues të institucioneve, profesionistë, ndërmjetësues d...
25/09/2026

Prishtinë, 25 shtator 2026 - Me një ngjarje rrjetizuese me përfaqësues të institucioneve, profesionistë, ndërmjetësues dhe partnerë të fushës, përmbyllëm Javën e Ndërmjetësimit në Kosovë dhe shënuam Ditën e Ndërmjetësimit.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti mbajtën Zejnulla Gashi, Kryeprokuror i Shtetit; Genc Nimoni, Zëvendësministër i Drejtësisë; Rrustem Thaqi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Ganimete Xhelili, Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës; Drita Avdyli, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë; si dhe Bekim Ismaili, përfaqësues i CSSP-së.

Në fjalët e tyre u përcoll një zotim i përbashkët për përkrahjen dhe fuqizimin e ndërmjetësimit në Kosovë, si një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen paqësore dhe efikase të mosmarrëveshjeve.

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, znj. Xhelili, theksoi se prania e përfaqësuesve të institucioneve në këtë ngjarje dhe përkrahja e tyre për ndërmjetësimin janë një dëshmi se ndërmjetësimi po merr vendin dhe rëndësinë që meriton në shoqërinë tonë.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer përvoja, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, ndërmjetësuesve, profesionistëve dhe partnerëve.

Gjatë Javës së Ndërmjetësimit 2026, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me mbështetjen e CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, zhvilloi një sërë aktivitetesh me biznese, nxënës, studentë, komunitete dhe profesionistë, duke e sjellë ndërmjetësimin më afër qytetarëve dhe duke promovuar kulturën e dialogut dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.

Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj jave dhe që, përmes angazhimit dhe përkrahjes së tyre, po kontribojnë në fuqizimin e ndërmjetësimit dhe kulturës së dialogut në Kosovë.

24/09/2026

𝐉𝐀𝐕𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐓 𝟐𝟎𝟐𝟔

Sepse çdo zgjidhje fillon me dialog.
21–25 SHTATOR 2026

Mitrovicë, 24 shtator 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Advocacy Center for Democratic Culture ...
24/09/2026

Mitrovicë, 24 shtator 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) dhe me mbështetjen e CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, organizoi Tryezën me Komunitetet, në kuadër të Javës së Ndërmjetësimit 2026.

Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe rëndësinë e ndërmjetësimit në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe për rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit, komunikimit konstruktiv dhe bashkëpunimit në komunitet.



www.ndermjetesimi.com

Gjilan, 23 shtator 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” – Gjilan...
23/09/2026

Gjilan, 23 shtator 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” – Gjilan, dhe me mbështetjen e CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, organizoi ligjëratë informuese mbi rolin dhe rëndësinë e ndërmjetësimit.

Gjatë takimit u diskutua për ndërmjetësimin si alternativë për zgjidhjen e konflikteve, si dhe për rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe komunikimit konstruktiv në jetën akademike dhe profesionale.

🤝 Nga konflikti te zgjidhja përmes dialogut.



www.ndermjetesimi.com

Address

Rr ''Ali Aliu Kelmendi'', HY-122, K-8, Nr. 59
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës:

Share