12/06/2026
Për furnizim më të rregullt me ujë në Podujevë dhe zgjerim të rrjetit në fshatra, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1.22 milion euro, ndërsa KRU “Prishtina” do të ndajë mbi 1 milion euro.
Me këtë investim përfitojnë rreth 27,500 banorë në një pjesë të qytetit të Podujevës dhe të fshatrave Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc e Surkish.
Do të ndërtohen dhe zgjaten linja të reja të ujësjellësit, do të përmirësohet presioni në rrjet, do të zvogëlohen humbjet teknike dhe do të rritet cilësia e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.