Lëvizja Vetëvendosje - Pika Dodona

Lëvizja Vetëvendosje - Pika Dodona Faqja zyrtare e Pikës Dodona

05/08/2026
Të dashur bashkatdhetarë sonte në ora 20:00 takohemi në sheshin "Adem Jashari" mes Kuvendit dhe Komunës.Mirësevini ❤️
01/08/2026

Të dashur bashkatdhetarë sonte në ora 20:00 takohemi në sheshin "Adem Jashari" mes Kuvendit dhe Komunës.

Mirësevini ❤️

KALLËZIM PENAL Sot, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorin...
30/07/2026

KALLËZIM PENAL

Sot, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, duke kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me dyshimet për legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Kallëzimi penal bazohet në informacione të pranuara nga një sinjalizues, të cilat përmbajnë pretendime serioze për ndërhyrje të paligjshme në proceset e legalizimit, përfshirje të zyrtarëve komunalë dhe kompanive ndërtimore .

Tashmë është përgjegjësi e Prokurorisë Speciale që t’i trajtojë me seriozitet këto pretendime, të verifikojë çdo dëshmi të dorëzuar dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me ligjin.

Qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim, transparencë dhe llogaridhënie. Çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe të paanshme.

24/07/2026

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes së grantit, në vlerë 17.2 milionë euro, me Bankën Evropiane për Investime, për zgjerimin e mbulueshmërisë së rrjetit të ngrohtores “Termokos”, deri në 50% të kërkesës për ngrohje në kryeqytet.

ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN. AS KRYETARI I PRISHTINËS. Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komuna...
17/07/2026

ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN. AS KRYETARI I PRISHTINËS.

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Kryetarit të Komunës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.

Me këtë padi kërkojmë anulimin e vendimit dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Padia jonë bazohet në disa pretendime themelore:

▪️ Kryetari i Komunës nuk ka kompetencë ligjore të caktojë çmimin e biletave të transportit publik. Sipas ligjit, kjo kompetencë i takon Kuvendit Komunal.

▪️ Vendimi krijon trajtim diskriminues, duke vendosur çmime të ndryshme për të njëjtin shërbim publik, vetëm mbi bazën e mënyrës së pagesës, pa një justifikim objektiv dhe proporcional.

▪️ Vendimi është marrë në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë, duke mos respektuar procedurat dhe standardet që kërkon legjislacioni në fuqi. Vendimi nuk përmban as arsyetimin e detyrueshëm ligjor.

Në një shtet të së drejtës, askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë autoritet publik nuk mund të imponojë barrë financiare ndaj qytetarëve duke anashkaluar ligjin.

Tani është radha e Gjykatës Supreme të mbrojë ligjshmërinë dhe interesin publik.

116✅❤️ VETEVENDOSJE!
06/06/2026

116✅❤️ VETEVENDOSJE!

Live nga Prishtina116✅❤️🫡Qitja Piken .
06/06/2026

Live nga Prishtina

116✅❤️🫡
Qitja Piken .

Shpërndajeni sa më shumë! 📢Shumë qytetarë ende nuk e dinë se sonte mbahet Tubimi Final.Ju ftojmë të gjithëve që në ora 2...
06/06/2026

Shpërndajeni sa më shumë! 📢

Shumë qytetarë ende nuk e dinë se sonte mbahet Tubimi Final.

Ju ftojmë të gjithëve që në ora 20:30, prapa Pallati i Rinisë, të bashkohemi në një mbrëmje të madhe mobilizuese.

Çdo ftesë, çdo shpërndarje dhe çdo pjesëmarrje ka rëndësi.

Sonte, 20:30 – shihemi prapa Pallatit të Rinisë!
116✅❤️

Address

Xhelal Mitrovica
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Pika Dodona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share