Biblioteka "Ernest Koliqi" - Prishtinë

Biblioteka "Ernest Koliqi" - Prishtinë Biblioteka "Ernest Koliqi" në Prishtinë, është organ kulturor, edukues i Kishës Katolike në Kosovë

03/07/2026
📜🪶 PENA E DRITËS | QERSHOR 2026Promovohet libri me poezi “Një dhimbje për vete“ i autorit Xhavit BeqiriNë ambientet e Bi...
26/06/2026

📜🪶

PENA E DRITËS | QERSHOR 2026

Promovohet libri me poezi “Një dhimbje për vete“ i autorit Xhavit Beqiri

Në ambientet e Bibliotekës “Ernest Koliqi“ në Prishtinë, studiues të fushave të ndryshme, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, Akademik Ali Aliu, klerikë dhe dashamirë të artit u bënë bashkë në ngjarjen përmbyllëse kulturore për këtë vit.

Mbrëmjen e sotme, në ambientet e ngrohta dhe plot histori të Bibliotekës “Ernest Koliqi“ në Prishtinë, u mbajt takimi i fundit kulturor për këtë vit i ciklit tradicional “Pena e Dritës“. Kjo ngjarje kulmoi me promovimin e librit më të ri të autorit dhe studiuesit të njohur Xhavit Beqiri, të titulluar “Një dhimbje për vete“. Promovimi mblodhi rreth vetes një numër të madh intelektualësh, shkrimtarësh dhe dashamirësh të fjalës së shkruar, duke shënuar kështu një mbyllje dinjitoze të aktiviteteve kulturore për këtë sezon.

Gjatë panelit të diskutimit, një moment i veçantë dhe mjaft emocionues ishte përshëndetja e Antonetës dhe e Rrafaelës, të ardhura posaçërisht nga katundi i poetit të madh rilindas Zef Serembe. Ato përshëndetën të pranishmit në gjuhën e ëmbël arbëreshe dhe recituan poezi, duke sjellë një urë lidhëse kulturore dhe emocionale në këtë mbrëmje.
Të pranishmit patën rastin të dëgjonin vlerësime të thella kritike dhe analitike mbi veprën e promovuar. Studiuesi Vehbi Miftari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi ndanë me publikun vështrimet e tyre mbi strukturën narrative, stilin e veçantë dhe peshën tematike që ky libër sjell në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ata theksuan se “Një dhimbje për vete“ paraqet një reflektim të thellë ekzistencial, konservativ dhe një mjeshtëri të veçantë gjuhësore e stilistikore të autorit.

Don Fatmir Koliqi foli mbi procesin redaktues dhe rrugëtimin e dorëshkrimit deri në botim, si redaktori i librit, i cili vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e autorit për të sjellë një vepër të pastër të dhimbjes ekzistenciales me vlera artistike në gegërisht.

Në fund, vetë autori Xhavit Beqiri mori fjalën duke u shpresh se dhimbjen e ka për vete, por dashurinë për juve.
Falenderoi familjen e tij, bashkëshorten në veçanti, të pranishmit, panelistët dhe organizatorët, duke ndarë disa momente emocionale nga zanafilla, frymëzimi dhe krijimi i këtij libri.

Përveç rëndësisë letrare, ky aktivitet u shoqërua edhe me një program të pasur artistik, i cili i dha mbrëmjes një atmosferë festive. Performanca e Doruntina Gjini me interpretimin plot ndjenjë për “Moj e bukura more” dhe “Çelni ju moj lule“ u shoqëruan me duartrokitje.
Ndërkaq, pianisti Shpetim Mehmeti interpretoi me mjeshtëri kryeveprat botërore “Für Elise“ të Ludwig van Beethoven dhe “Ballade No.1“ të Frederic Chopin.

Me këtë ngjarje, “Pena e Dritës“ uli siparin e takimeve për këtë vit, duke premtuar rikthim me të tjera prurje kulturore në sezonin e ardhshëm kulturor, më 26.08.2026.

PRISHTINË, 25 Qershor 2026

Nga Bruna Gosa

Sot, në takimin kulturor "Pena e Dritës", do e përmbyllim këtë semestër (para pushimeve verore) me prezantimin e librit ...
25/06/2026

Sot, në takimin kulturor "Pena e Dritës", do e përmbyllim këtë semestër (para pushimeve verore) me prezantimin e librit me poezi "Një dhimbje për vete" të Xhavit Beqirit.

Ju mirëpresim!

Të dashur miq,

Takimin e muajit qershor të "PENA E DRITËS", ngjarje kulturore e përmujshme në Bibliotekën tonë, ia kushtojmë promovimit të librit me poezi "NJË DHIMBJE PËR VETE", të autorit Xhavit Beqiri, shkrimtar dhe studiues. Libri është botim i Sh. B. "DRITA", nga seria e saj "Letërsi".

Takimi do të mbahet të enjten, më 25 qershor, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë.

Për librin do të flasin:
Z. Vehbi Miftari, studiues
Z. Rrahman Paçarizi, studiues
Don Fatmir Koliqi, redaktor i librit
Z. Xhavit Beqiri, autori

Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura nga Doruntina Gjini, soprano, dhe Shpëtim Mehmeti, pianist

Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të poezisë.

JU MIRËPRESIM!

Të dashur miq,Takimin e muajit qershor të "PENA E DRITËS", ngjarje kulturore e përmujshme në Bibliotekën tonë, ia kushto...
21/06/2026

Të dashur miq,

Takimin e muajit qershor të "PENA E DRITËS", ngjarje kulturore e përmujshme në Bibliotekën tonë, ia kushtojmë promovimit të librit me poezi "NJË DHIMBJE PËR VETE", të autorit Xhavit Beqiri, shkrimtar dhe studiues. Libri është botim i Sh. B. "DRITA", nga seria e saj "Letërsi".

Takimi do të mbahet të enjten, më 25 qershor, në orën 19:00, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë.

Për librin do të flasin:
Z. Vehbi Miftari, studiues
Z. Rrahman Paçarizi, studiues
Don Fatmir Koliqi, redaktor i librit
Z. Xhavit Beqiri, autori

Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me pika artistike të përzgjedhura nga Doruntina Gjini, soprano, dhe Shpëtim Mehmeti, pianist

Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të poezisë.

JU MIRËPRESIM!

Në ditëlindjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ernest Koliqi, 20 maj 1903, biblioteka "Ernest Koliqi", Prishtinë ka shën...
21/05/2026

Në ditëlindjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ernest Koliqi, 20 maj 1903, biblioteka "Ernest Koliqi", Prishtinë ka shënuar për të katërtën herë Ditën e Bibliotekës.

PROMOVOHET REVISTA «ART & TRASHËGIMI»
TRASHËGIMIA KATOLIKE E SHQIPËRISË

Nga Bruna Gosa

Në mjediset e ngrohta dhe plot histori të Bibliotekës “Ernest Koliqi” u mbajt takimi kulturor i titulluar “Pena e Dritës“.
Ky takim u hap nga Don Fatmir Koliqi për të nderuar këtë rrugëtim me një rëndësi të dyfishtë dhe një atmosferë festive mjaft të veçantë, pasi përkoi pikërisht me ditëlindjen e vetë Bibliotekës “Ernest Koliqi”.

Prezantimi vijoi me prezantimin të numrit të ri të revistës «Art & Trashëgimi», një botim dygjuhësh në shqip dhe anglisht, i cili këtë herë i dedikohet tërësisht një teme me peshë të madhe historike dhe identitare: “Trashëgimia Katolike e Shqipërisë“.
Ngjarja reflektoi mbi vlerat shpirtërore dhe materiale që e lidhin pandashëm identitetin shqiptar me kornizën më të gjerë evropiane.

Salla e bibliotekës u mbush plot nga dashamirës të librit, studiues, intelektualë dhe personalitete të larta të klerit, kulturës, letërsisë.

Gjatë promovimit, paneli i të ftuarve ndau vlerësime të thella mbi rëndësinë shkencore dhe kulturore të këtij botimi të veçantë.
Imzot Arjan Dodaj, Argjipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, theksoi, se ky vëllim mbi trashëgiminë katolike ishte një vëllim që mungonte. Ai është i çmuar, sepse na rikthen te identiteti, rrënjët dhe kontributi që katolicizmi ka dhënë përgjatë shekujve.
Dhe këto rrënjë nuk janë vetëm të heshtura, por shpesh te fshehura nën shtresat e kohës, të vendosura në periudhën e epokës apostolike.
Ky botim është konceptuar dhe punuar gjatë një viti të jashtëzakonshem jubilar, vit që Kisha e ka quajtur me të drejtë Vit i Shpresës.
E përkon bukur kjo vepër edhe me 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë.

Vuri theksin te roli jetik, historik, teologjik që institucionet katolike kanë luajtur ndër shekuj për trashëgiminë katolike shqiptare, gjuhës shqipe, zhvillimin e kulturës dhe dinjiteti kombëtar përballë rreziqeve mbi 2000 vjeçare.

Vetë Znj. Ilda Mara, Drejtoreshë e revistës «Art & Trashëgimi», shpjegoi me detaje rrugëtimin e gjatë për realizimin e këtij numri. Ajo nënvizoi misionin e revistës si një urë e fuqishme komunikimi ndërmjet kërkuesve shkencorë shqiptarë dhe bashkësisë akademike ndërkombëtare.

Ndërsa Z. Ndue Ukaj, shkrimtar, vlerësoi lart standardin intelektual dhe estetik të revistës. Sipas tij, ky botim shërben si një gur themeltar mbi trashëgiminë tonë kulturore dhe për njohjen e saj nga brezat e rinj.

Mbrëmja u pasurua edhe nga një program i zgjedhur artistik, i cili i fali të pranishmëve një atmosferë festive, emocionuese dhe mjaft elegante.

Më pas Don Fatmir Koliqi vuri theksin edhe te parathënia e librit dhe mbështetja nga Karl von Habsburg, e cila është vlerë dhe peshë ndërkombëtare që këtij botimi ia shton kontributi i Karl von Habsburg për revistën.
Përtej vlerave të larta dokumentare, numri i ri i «Art & Trashëgimi» shquhet për një qasje moderne dhe ndërvepruese. Përveç faqeve të pasura me shkrime akademike, botimi vjen i shoqëruar me materiale multimediale, që përforcojnë vlerat arsimore dhe ndihmojnë në ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi panoramën magjepsëse kulturore që zotëron vendi ynë.
Ky takim rikonfirmoi se biblioteka mbetet i vetmi vend ku mund të udhëtosh nëpër shekuj brenda pak minutave. Trashëgimia nuk ruhet vetëm nëpër rafte, por në mendjet, diskutimet dhe takimet tona.

Pas përfundimit të takimit, festës së revistës i u bashkua edhe urimi për ditëlindjen e bibliotekës. Të pranishmit u zhvendosën në ambientet e koktejit të organizuar me këtë rast. Nën shoqërinë e gotave të verës dhe bisedave të ngrohta miqësore, pjesëmarrësit patën mundësinë të shfletonin revistën, të shkëmbenin mendime dhe të krijonin ide të reja për projekte të ardhshme kulturore. Ishte një mbrëmje që dëshmoi se historia dhe arti na bashkojnë të gjithëve.

Të dashur miq,Takimin e muajit maj të "PENA E DRITËS", që përkon me "Ditën e Bibliotekës", Biblioteka "Ernest Koliqi" - ...
16/05/2026

Të dashur miq,

Takimin e muajit maj të "PENA E DRITËS", që përkon me "Ditën e Bibliotekës", Biblioteka "Ernest Koliqi" - Prishtinë, ia kushtojmë prezantimit të revistës ART&TRASHËGIMI", e cila ia ka kushtuar temës:
"TRASHËGIMIA KATOLIKE E SHQIPËRISË".
Revista është botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, dhe paraqet një përmbledhje të shkëlqyer të kulturës katolike në popullin shqiptar: besim, histori, letërsi, art, arkitekturë, arsim e kujtesë identiteti.

Prezantimi do të bëhet ditën e mërkurë, më 20 maj 2026, në orën 19:00 në Bibliotekën "Ernest Koliqi" - që i bie ditëlindja e shkrimtarit të madhe Ernest Koliqi.

Për materialin e pasur të revistës do të flasin:

Imzot Arjan Dodaj, argjipeshkëv metropolit i Argjipeshkvisë Tiranë-Durrës
Znj. Ilda Mara, drejtoreshë e revistës
Z. Ndue Ukaj, shkrimtar

Mbrëmja kulturore do të shoqërohet me pika artistike të interpretuara nga znj. Doruntina Gjini, stundente në solokëndim & Shpëtim Mehmeti, student i painos

Në mbarim të takimit, në ambientet e Agoras, qendra BogdaniPolis, shtrohet një koktej për të vazhduar qëndrimin dhe bashkëbisedimin mes dashamirësve të kulturës.

Takimi është i hapur për të gjithë.

JU MIRËPRESIM!

PENA E DRITËS | PRILL 2026Mark Pashku sjell një rrëfim të ri për lexuesin shqiptarPrishtinë, 29 prill 2026, Biblioteka “...
30/04/2026

PENA E DRITËS | PRILL 2026

Mark Pashku sjell një rrëfim të ri për lexuesin shqiptar
Prishtinë, 29 prill 2026, Biblioteka “Ernest Koliqi”
Jeta kulturore në kryeqytet u pasurua këtë të mërkurë me një ngjarje të veçantë letrare. “Pena e Dritës”, nën kujdesin e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, hapi dyert për të pritur promovimin e romanit më të ri të shkrimtarit Mark Pashku Lucgjonaj, të titulluar “Livia”.

Ky promovim erdhi si një ndalesë e rëndësishme për të gjithë dashamirësit e librit, duke i ofruar publikut mundësinë për të njohur nga afër botën e re krijuese të autorit. “Livia”, si një dritare e re letrare, premton të ngjallë kureshtje dhe të sjellë perspektiva të freskëta në peizazhin e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Në këtë mbrëmje, salla e Bibliotekës “Ernest Koliqi” u shndërrua në një hapësirë reflektimi letrar mbi shoqërinë dhe ekzistencën.
Për të shpalosur vlerat e këtij botimi dhe për të analizuar romanin,
studiuesi, Faton Krasniqi e vlerësoi përpjekjen e autorit për sfidat kombëtare dhe sfidat njerëzore nëpër kohë historike.

Poetja, Flutur Mustafa romanin e cilësoi si kritikë të krizës historike, njerëzore dhe shpirtërore të kohës moderne.

Shkrimtari, Ndue Ukaj e cilësoi librin si eksplorim të së vërtetës, si dramë të thellë familjare për trendet e kohës, midis ireales dhe reales që të mban pezull në kohën bashkëkohore, në imazhin e dashurisë duke sjellë tensione dhe trauma kolektive të kohës sonë.

Prezenca e vetë autorit, Mark Pashku, ia dha mundësinë publikut të dëgjojë direkt mbi procesin krijues, motivet që e çuan drejt shkrimit të “Livia-s” dhe mesazhet që ai ka dashur të përcjellë përmes këtij romani për dashurinë, familjen dhe unin njerëzor, nëpërmjet pyetjeve drejtuar nga publiku.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryetarja e Akademisë znj. Justina Shiroka-Pula dhe ambasadori i Malit të Zi, z. Bernard Çobaj ku me këtë rast ju dha fjala përshëndetëse.

Organizatorët nën udhëheqjen e Don Fatmir Koliqi u siguruan që mbrëmja të mos jetë vetëm një prezantim formal i librit.
Përveç fjalimeve e ligjerimeve letrare, promovimi u shoqërua me një program artistik të përzgjedhur, që i dha promovimit një frymë kulturore, nën tingujt e pianos së Shpëtim Mehmetit, Teuta Morina, soprano dhe Loena Mehmeti në violë.
Organizatorët ftuan të pranishmit që të vazhdojnë bisedën në një koktej rasti në ambientet e Agoras, Bogdani Polis. Kjo qe një mundësi e bukur për të gjithë të pranishmit, dashamirës të librit, që të shkëmbejnë mendime me autorin dhe kolegët e tij në një atmosferë më të relaksuar.

Nga Bruna Gosa

Address

Boulevard Bill Clinton, P. N
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:30
Wednesday 09:00 - 17:30
Thursday 09:00 - 17:30
Friday 09:00 - 17:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka "Ernest Koliqi" - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka "Ernest Koliqi" - Prishtinë:

Shortcuts

Share

Category