Oda Ekonomike e Kosovës

Directions Website Contact the organization

Oda Ekonomike e Kosovës Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i RKS

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. OEK-u është organizatë profesionale, e pavarur, jopolitike dhe jo-fitimprurëse. Është përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.Oda Ekonomike e Kosovës ka një histori të bujshme si dhe gëzon identitetin e një institucioni modern i cili me fleksibilitetin e tij kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqerisë kosovare me vlerat evropiane. Oda Ekonomike e Kosovës është burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare si dhe për ndërlidhjen me partner ndërkombetar, analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka shtrirje ne te gjitha rajonet kryesore te Kosoves.Ne baze te ligjit mbi OEK-un, anetaresimi ne OEK eshte vullnetar.

17/10/2026
17/10/2026

🎙️ Valmira Xani në Lul’s Biz Talks, me Lulzim Rafunën – një histori ambicieje, sakrifice dhe suksesi!

Nesër në Lul’s Biz Talks!Nga një vajzë që nisi punën në moshën 14-vjeçare, te themelimi i kompanisë së saj!Valmira Xani ...
16/10/2026

Nesër në Lul’s Biz Talks!

Nga një vajzë që nisi punën në moshën 14-vjeçare, te themelimi i kompanisë së saj!

Valmira Xani studioi mjekësinë, udhëtoi në shumë vende, mori hua për të paguar qiranë e parë, dhe me guxim e këmbëngulje, ndërtoi biznesin e saj.

Sot, ajo është një emër i njohur në biznes dhe një kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Kosovë.

Kush është Valmira Xani dhe si arriti ta ndërtojë rrugën e saj drejt suksesit?

🎙️ Ndiqeni nesër në Lul’s Biz Talks, me Lulzim Rafunën!

Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë | 2021–2025 dhe janar–qershor 2026Sektori i hotelerisë dhe turizmit në K...
15/10/2026

Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë | 2021–2025 dhe janar–qershor 2026

Sektori i hotelerisë dhe turizmit në Kosovë po shënon rritje të kapaciteteve akomoduese dhe të numrit të vizitorëve e netëqëndrimeve. Këto janë disa nga të dhënat kryesore të raportit që përfshin periudhën 2021–2025 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

📊 Çfarë tregojnë të dhënat?

• Kapacitetet akomoduese janë të përqendruara kryesisht në Prishtinë, Pejë dhe Prizren.
• Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra mbeten ndër vendet kryesore të origjinës së vizitorëve.
• Numri i vizitorëve dhe netëqëndrimeve ka shënuar rritje ndër vite.

Raporti i ofron anëtarësisë së Odës Ekonomike të Kosovës një pasqyrë të zhvillimit të sektorit, dallimeve ndërmjet rajoneve dhe ndryshimeve sezonale që ndikojnë në aktivitetin turistik.

Të dhënat janë një bazë e rëndësishme për të kuptuar trendet e tregut dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Kosovë.

🇱🇺🇽🇰 Ambasada e Luksemburgut në Kosovë vlerëson bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës dhe partnerët e tjerë në forc...
15/10/2026

🇱🇺🇽🇰 Ambasada e Luksemburgut në Kosovë vlerëson bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës dhe partnerët e tjerë në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.

Vazhdojnë ligjëratat në Trajnimin Profesional për Vlerësues të Pronave të PaluajtshmeLigjëratat në kuadër të Trajnimit P...
15/10/2026

Vazhdojnë ligjëratat në Trajnimin Profesional për Vlerësues të Pronave të Paluajtshme

Ligjëratat në kuadër të Trajnimit Profesional për Vlerësues të Pronave të Paluajtshme po vazhdojnë në Sallat e Dukagjinit, në Lakrishte, Prishtinë.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit po thellojnë njohuritë dhe po zhvillojnë aftësitë profesionale në fushën e vlerësimit të pronave të paluajtshme, duke forcuar kompetencat e tyre për zbatimin e standardeve dhe praktikave profesionale në këtë fushë.

Mirëmëngjesi 🇽🇰🇬🇷E nderuara ambasadore Heleni Vakali,Oda Ekonomike e Kosovës ju falënderon nga zemra për bashkëpunimin, ...
15/10/2026

Mirëmëngjesi 🇽🇰🇬🇷

E nderuara ambasadore Heleni Vakali,

Oda Ekonomike e Kosovës ju falënderon nga zemra për bashkëpunimin, mbështetjen dhe kontributin tuaj në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Gjatë mandatit tuaj, kemi arritur të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve të dy vendeve, përmes marrëveshjeve me Odën Ekonomike të Selanikut dhe atë të Athinës, si dhe organizimit të konferencave dhe takimeve B2B që kanë krijuar mundësi të reja për bizneset tona.

Ju shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kemi realizuar së bashku dhe ju urojmë shumë suksese, fat dhe mbarësi në misionin tuaj të ri diplomatik!

Me respekt dhe mirënjohje,
Oda Ekonomike e Kosovës

13/10/2026

Prodhuesit kosovarë, të barabartë me prodhuesit e botës demokratike, falë shërbimeve ndërkombëtare që ofron Oda Ekonomike e Kosovës.

Na priftë e mbara! 🇽🇰

13/10/2026

Sh*tni produktet tuaja në Amazon, eBay dhe Kaufland.

Tregjet më të mëdha online në botë kërkojnë barkod të vlefshëm GS1 për çdo produkt. Tani bizneset kosovare mund ta marrin atë drejtpërdrejt nga GS1 Kosova: zyrtar, unik dhe i njohur globalisht.

Merrni barkodin tuaj sot: https://gs1kosovo.org/apply/

“GREE Versati IV 16 kW – Lider absolut në tregun e Kosovës.”
09/10/2026

“GREE Versati IV 16 kW – Lider absolut në tregun e Kosovës.”

Address

Nenë Tereza, Nr. 20 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda Ekonomike e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda Ekonomike e Kosovës:

Shortcuts

Share