Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore Prishtinë Gjykata Themelore e Prishtinës për nga kompetenca lëndore dhe territoriale është gjykata më e madhe në vend e cila vendos si gjykatë e shkallës së parë.

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 21 të pandehurve të akuzuar për veprën penale Krime Lufte kundër ...
21/09/2026

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 21 të pandehurve të akuzuar për veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 21 shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.48/25, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.59/2022 të datës 15.08.2025, kundër të pandehurve: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsmаn Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milos Gjoshаn, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovаçеviq - për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Njoftohen te pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, Kati I, salla nr.16, me datë 28.09.2026, nga ora 09:30, nga Kryetarja e Trupit Gjykues Medie Bytyqi.

Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.

______________________________________________

Zakazuje se ročište za početno razmatranje u odsustvu protiv 21 okrivljenih, optuženih za krivično delo Ratni zločini protiv civilnog stanovništva

Priština, 21. septembar 2026. godine – Osnovni sud u Prištini – Specijalno odeljenje obaveštava javnost i sve medije da je zakazalo ročište početnog pretresa u krivičnom pitanju PS.br.48/25, koji za predmet razmatranja ima optužnicu podignutu od strane Specijalnog tužilaštva Republike Kosovo – PPS.br.59/2022 od 15.08.2025. godine, protiv okrivljenih: Zlatomir Pešić, Mladen Cirković, Radomir Marković, Duško Adamović, Obrad Stevanović, Živko Trajković, Goran Radosavljević, Bogoljub Janičević, Slaviša Ivanović, Boško Vukićević, Sreten Popović, Nikolla Petrović, Krsman Jelić, Ljubiša Stojimirović, Božidar Delić, Radojko Stefanović, Dragan Živanović, Milos Ðošan, Ljubinko Cvetić, Božidar Filić, Milovan Kovačević - zbog krivičnog dela Ratni zločini protiv civilnog stanovništva iz člana 142. u vezi sa članom 22. Krivičnog zakona bivše Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije, a koje je sada kažnjivo prema članovima 144. 145. 146. i 147. u vezi sa članom 31. Krivičnog zakonika Republike Kosovo (KZRK).

Prema predlogu Specijalnog tužilaštva Republike Kosovo, suđenje u ovom predmetu održaće se u odsustvu okrivljenih, budući da su isti bili nedostupni organima gonjenja do trenutka podizanja optužnice.

Iz tog razloga, putem ovog obaveštenja pozivaju se gorenavedeni okrivljeni da se pojave i predaju organima gonjenja Republike Kosovo.

Takođe, pozivaju se sva lica koja poseduju relevantne informacije u vezi sa lokacijom optuženih da te informacije prenesu Kosovskoj policiji ili drugim nadležnim organima.

Obaveštavaju se okrivljeni i celokupna javnost da će se ročište održati u Osnovnom sudu u Prištini, Palata pravde Hajvalija, Objekat D, I sprat, sudnica br. 16, dana 28.09.2026. godine, sa početkom u 09:30 časova, od strane predsednice Sudskog veća Medie Bytyqi.

U vezi sa ovim krivičnim predmetom, optužnica i pozivi za ročište objavljeni su na internet stranici suda i u Službenom glasniku.

Osnovni sud u Prištini nastaviće da obaveštava javnost o daljim dešavanjima u vezi sa ovim krivičnim predmetom.

Prishtinë, 21 shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjit...
21/09/2026

Prishtinë, 21 shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancen e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.17/2025, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – PPS.nr.32/2010 e datës 19.03.2025 kundër të akuzuarit Muharrem Ibraj, për shkak të veprës penale Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Gjykata përmes kësaj komunikate i bën thirrje të akuzuarit Muharrem Ibraj që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës, në mënyrë që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar të datës 28.09.2026. Gjithashtu, gjykata u bën thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Njoftohet i akuzuari dhe i gjithë opinioni publik se seanca e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, me datë 28.09.2026 në ora 09:30 në sallën D17 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Violeta Namani Hajra.

Lidhur me këtë çështje penale, aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web-faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

‐-----------------------------------------------------------------------------------

Priština, 21. septembar 2026. godine - Osnovni sud u Prištini - Specijalni Departman, obaveštava javnost i sve medije da je zakazao ročište za glavni pretres u krivičnom predmetu PS.br.17/2025, koji za predmet razmatranja ima optužnicu podignutu od strane Specijalnog tužilaštva Republike Kosovo – PPS.br.32/2010 od 19.03.2025. godine protiv optuženog Muharrem Ibraj, zbog krivičnog dela Ratni zločini protiv civilnog stanovništva iz člana 142. u vezi sa članom 22. Krivičnog zakona bivše Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije, kao zakona koji je bio na snazi u vreme izvršenja krivičnog dela.

Sud putem ovog saopštenja poziva optuženog Muharrem Ibraj da se pojavi i preda organima gonjenja Republike Kosovo, kako bi se ovaj krivični postupak vodio u njegovom prisustvu na zakazanom ročištu dana 28.09.2026. godine. Takođe, sud poziva sva lica koja poseduju relevantne informacije u vezi sa lokacijom optuženog, da te informacije saopšte Policiji Kosova ili drugim nadležnim organima.

Obaveštava se optuženi i celokupna javnost da će se ročište za glavni pretres održati u Osnovnom sudu u Prištini, Palata pravde, Hajvalija, dana 28.09.2026. godine u 09:30 časova u sudnici D17, pred predsednicom sudskog veća Violeta Namani Hajra.

U vezi sa ovim krivičnim predmetom, optužnica i pozivi za ročište objavljeni su na internet stranici suda i u Službenom glasniku.

Prishtinë, 14 Shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjit...
14/09/2026

Prishtinë, 14 Shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.48/25, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.59/2022 të datës 15.08.2025, kundër të pandehurve: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamaoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavljeviq, Bogoljub Janiçeviq, Slavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Ljubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Ljubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, dhe Millovan Kovaqeviq - për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Objekti D, Kati I, salla nr.17, me datë 15.09.2026, nga ora 09:30 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Medie Bytyqi.

Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.

-----------------------------------------------------------------------

Priština, 14.09.2026. godine – Osnovni sud u Prištini – Specijalno odeljenje obaveštava javnost i sve medije da je zakazalo ročište početnog pretresa u krivičnom pitanju PS.br.48/25, koji za predmet razmatranja ima optužnicu podignutu od strane Specijalnog tužilaštva Republike Kosovo – PPS.br.59/2022 od 15.08.2025. godine, protiv okrivljenih: Zlatomir Pešić, Mladen Cirković, Radomir Marković, Duško Adamović, Obrad Stevanović, Živko Trajković, Goran Radosavljević, Bogoljub Janičević, Slaviša Ivanović, Boško Vukićević, Sreten Popović, Nikolla Petrović, Krsman Jelić, Ljubiša Stojimirović, Božidar Delić, Radojko Stefanović, Dragan Živanović, Milos Ðošan, Ljubinko Cvetić, Božidar Filić, Milovan Kovačević, zbog krivičnog dela Ratni zločini protiv civilnog stanovništva iz člana 142. u vezi sa članom 22. Krivičnog zakona bivše Socijalističke Federativne Republike Jugoslavije, a koje je sada kažnjivo prema članovima 144., 145., 146., i 147. u vezi sa članom 31. Krivičnog zakonika Republike Kosovo (KZRK).

Prema predlogu Specijalnog tužilaštva Republike Kosovo, suđenje u ovom predmetu održaće se u odsustvu okrivljenih, budući da su isti bili nedostupni organima gonjenja do trenutka podizanja optužnice.

Iz tog razloga, putem ovog obaveštenja pozivaju se gorenavedeni okrivljeni da se pojave i predaju organima gonjenja Republike Kosovo.

Takođe, pozivaju se sva lica koja poseduju relevantne informacije u vezi sa lokacijom optuženih da te informacije prenesu Kosovskoj policiji ili drugim nadležnim organima.

Obaveštavaju se okrivljeni i celokupna javnost da će se ročište održati u Osnovnom sudu u Prištini, Palata pravde Hajvalija, Objekat D, I sprat, sudnica br. 17, dana 15.09.2026. godine, sa početkom u 09:30 časova, od strane predsednice Sudskog veća, Medie Bytyqi.

U vezi sa ovim krivičnim predmetom, optužnica i pozivi za ročište objavljeni su na internet stranici suda i u Službenom glasniku. Osnovni sud u Prištini nastaviće da obaveštava javnost o daljim dešavanjima u vezi sa ovim krivičnim predmetom.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar  masën e sigurisë për të pandehurit G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A. Prishtinë,...
10/09/2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për të pandehurit G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A.

Prishtinë, 10 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026.

Obligohen pesë të pandehurit që në largësinë prej 200 (dyqind) metra, të mos i ofrohen vendit, respektivisht Komunës së Fushë Kosovës. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Departamenti Special ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit P.L, N.SH, B.T dhe E.B.Prishtinë, 09 Shtator 2026 - G...
09/09/2026

Departamenti Special ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit P.L, N.SH, B.T dhe E.B.

Prishtinë, 09 Shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special në rigjykim ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve P.L, N.SH, B.T se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe i akuzuari E.B, për shkak të veprës penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari P.L është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tetë (8), muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit P.L i ndalohet për tre (3) vite e gjashtë (6)muaj ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari N.SH është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8)muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit N.SH i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari B.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit B.T i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari E.B është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tre (3) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit E.B i ndalohet për dy (3) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Pala e dëmtuar Avokatura Shtetërore, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko - civil.

Obligohen të akuzuarit P.L, N.SH, B.T dhe E.B, secili veç e veç ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej treqind (1000) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prishtinë, 08 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpallur ...
08/09/2026

Prishtinë, 08 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit Xh.S., për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 2 në nenin 375 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej vepër penale brenda një viti.

I akuzuari Xh.S. është shpallur fajtor, pasi më datë 21.03.2018, në periudhën kohore nga ora 12:10 deri në ora 15:40, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, kishte përdor bombolë me gaz lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë. I njëjti, në disa raste gjatë seancës, kishte aktivizuar bombolën dhe kishte hedhur brenda sallës plenare, pa paralajmërim paraprak dhe pa u lënë personave të pranishëm mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur. Si pasojë, personat e pranishëm ishin detyruar të largohen nga salla dhe seanca plenare ishte ndërprerë.

Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 20 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të KosovësPrishtinë, 07 Shtato...
07/09/2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 07 Shtator 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, së bashku me Administratorin e Gjykatës, Shaban Gërxhaliu, pritën në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, dhe Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Maliqi.

Takimi kishte për qëllim diskutimin e çështjeve aktuale dhe sfidave me të cilat përballet Gjykata Themelore në Prishtinë, si dhe mundësive për përmirësimin e mëtejmë të funksionimit të saj, me synim ofrimin e shërbimeve sa më efikase, profesionale dhe cilësore për qytetarët dhe palët në procedurë.

Gjatë takimit u diskutua për ngarkesën e punës dhe trajtimin e lëndëve në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026/2028, të miratuar nga KGJK,, me fokus në trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre të kthyera në rishqyrtim. Në këtë drejtim, u bë e ditur se Komisioni për Monitorimin, Vlerësimin dhe raportimin e Planeve Strategjike do të monitoroj zbatimin e planit nga gjykatat.

Vëmendje iu kushtua edhe burimeve njerëzore dhe menaxhimit të gjykatës, përfshirë nevojën për mbulimin e pozitave të lira në departamentet me ngarkesë të shtuar, fuqizimin e rolit të Administratorit dhe mbikëqyrjen e stafit mbështetës në kuadër të respektimit të orarit të punës dhe përmbushjes së detyrave të punës.

Të pranishmit diskutuan edhe për transparencën dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e publikimit të seancave dhe vendimeve gjyqësore, trajtimit profesional dhe me respekt të palëve, si dhe respektimit të rolit dhe autoritetit të gjyqtarit. Po ashtu, u theksua rëndësia e respektimit të afateve ligjore për përpilimin dhe dorëzimin e aktgjykimeve.

Sa i përket kushteve të punës, u vlerësua angazhimi i Sekretariatit të KGJK-së në përmirësimin e kushteve klimatike në Pallatin e Drejtësisë, ndërsa u theksua nevoja për përmirësime të mëtejshme në aspektin e sigurisë dhe higjienës.

Në përfundim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet gjykatës, gjykatave të shkallëve më të larta dhe KGJK-së, me qëllim të adresimit të sfidave dhe avancimit të mëtejmë të efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore.

Kryesuesi Thaqi shprehu vlerësimin për punën e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe takimeve të përbashkëta, me qëllim të mbështetjes së gjykatës në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit G.H. për veprat penale Kanosja dhe Sulm ndaj per...
04/09/2026

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit G.H. për veprat penale Kanosja dhe Sulm ndaj personit zyrtar

Prishtinë, 04 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja dhe Sulm ndaj personit zyrtar.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.H., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke iu shmangur thirrjeve të organeve kompetente ose vetë procedurës penale.

Po ashtu Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri mbrohet në liri, ekziston rreziku konkret që i njëjti t’i përsëris veprat e njëjta ose të ngjashme penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti takimin e rregullt me administratën Prishtinë, 04 Shtator 2026 – Gjykata Themelore...
04/09/2026

Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti takimin e rregullt me administratën

Prishtinë, 04 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti takimin e rregullt me bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor të kësaj gjykate, nën udhëheqjen e Administratorit të Gjykatës Shaban Gërxhaliu dhe me pjesëmarrjen e Udhëheqëses së Zyrës për Mbështetje Juridike Medina Gashi.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zbatimit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Gjykatës dhe Disiplinën në Administratë, si dhe për respektimin e rregullave dhe procedurave të përcaktuara në ushtrimin e detyrave të përditshme.

Administratori i Gjykatës, Shaban Gërxhaliu, vuri në pah rëndësinë e disiplinës, përgjegjësisë dhe profesionalizmit në punë, si dhe zbatimin e njëtrajtshëm dhe efektiv të rregulloreve në fuqi nga të gjithë punonjësit e Gjykatës. Ai potencoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet stafit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të mëtejmë të punës së administratës, duke vlerësuar njëkohësisht përkushtimin dhe kontributin e secilit punonjës.

Udhëheqësja e Zyrës për Mbështetje Juridike, Medina Gashi, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj stafit, duke inkurajuar punonjësit që çdo shqetësim, ide apo propozim që lidhet me punën ta adresojnë në mënyrë të hapur, në mënyrë që çështjet e ngritura të trajtohen me seriozitetin e duhur. Ajo vlerësoi angazhimin e stafit dhe përmirësimet e evidentuara në punë, duke ritheksuar rëndësinë e ushtrimit të detyrave me profesionalizëm, përgjegjësi dhe frymë bashkëpunimi.

Pjesë e diskutimit ishin edhe kushtet e punës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me ç’rast u evidentua nevoja që, në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion, të vazhdohet me përmirësimin e tyre dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për punë.

Në përfundim të takimit u vlerësua puna dhe përkushtimi i stafit të Gjykatës, si dhe u riafirmua angazhimi për forcimin e një administrate efikase, profesionale dhe të përgjegjshme, në funksion të mbarëvajtjes së punës së Gjykatës dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Shqiptohet dënim me burgim dhe dënim me gjobë për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve dhe MashtrimiPrishtinë, 03 Sht...
03/09/2026

Shqiptohet dënim me burgim dhe dënim me gjobë për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve dhe Mashtrimi

Prishtinë, 03 Shtator 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.B., për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Sh.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro.

Ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari Sh.B., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vë në lajthim të dëmtuarin A.H. duke i ofruar për sh*tje një pronë në Prishtinë, në shumën prej 800.000 euro, për të cilën pronë i njëjti kishte arritur që fillimisht të falsifikojë dokumentet përmes akteve noteriale, pronë kjo nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ashtu që pas verifikimit nga ana e noteres dëshmitares V.A., ishte vërtetuar se autorizimi në emër të të pandehurit Sh.B. është i falsifikuar dhe me këtë rast vepra e filluar nga i pandehuri ka mbetur në tentativë.

Obligohet i akuzuari që, në emër të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 200€, si dhe në emër të Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 20€, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar, ndërsa i akuzuari Sh.B., për këtë aktgjykim mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I dëmtuari, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,
brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Themelore Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category