22/06/2026
Dita e Shëndetësisë Parësore në Kryeqytet
21 Qershor 1999 -21 Qershor 2026 | 27 vite
Sot me rastin e shënimit të 27 vjetorit të Shëndetësisë Parësore në kryeqytet, Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit dhe QKMF në bashkëpunim me AQH dhe KOPF në Parkun e Gërmis zhvilluan aktivitete edukativo-shëndetësore Karvani Shëndetësor “përSHËNDETje” të fokusuara në promovimin e shëndetit, ndërgjegjësimin e qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës.
Gjatë këtij aktiviteti të pranishëm ishin , Drejtori i DSh-së në Prishtinë Dr.Bujar Gashi, Drejtori i QKMF-së Dr.Valdet Hashani, Kryeinfermierja BSc.Merita Bajraktari Kongjeli, menaxhmenti, profesionistët shëndetësor ku përveç edukimit dhe promovimit shëndetësor, qytetarëve iu ofruan edhe shërbime bazike, duke përfshirë matjen e tensionit arterial, kontrollin e nivelit të glukozës në gjak, vlerësimin e indeksit të masës trupore (BMI) dhe këshillim individual nga profesionistët shëndetësorë.
Aktiviteti mundësoi komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë si dhe aktivistëve përmes Karvaneve Shëndetësore , duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve, identifikimit të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe adaptimit të stileve të shëndetshme të jetesës. Ky angazhim kontribon në fuqizimin e qytetarëve me njohuri të sakta shëndetësore për tu kujdesur në mënyrë aktive për shëndetin e tyre.
Me rastin e shënimit të Ditës së Shëndetësisë Parësore në Kryeqytet, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë profesionistët shëndetësorë të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Urime Dita e Shëndetësisë Parësore në Kryeqytet