Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës është institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të

Kryetarja e AKRK-së merr pjesë në sesionin informues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTAKryetarja e Autorite...
01/10/2026

Kryetarja e AKRK-së merr pjesë në sesionin informues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), znj. Neime Binaku-Isufi, mori pjesë në sesionin informues të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Sesioni kishte për qëllim informimin e komunitetit të biznesit lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, mundësitë e reja për eksportet kosovare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi më 1 tetor 2026, krijon mundësi të reja për zhvillimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, rritjen e eksporteve, zhvillimin e partneriteteve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve. Përveç tregtisë së mallrave, marrëveshja përfshin edhe fusha të rëndësishme të shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shërbimet profesionale dhe biznesore, transportin dhe ndërtimin.

Pjesëmarrja e Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës në këtë takim pasqyron rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të krijimit dhe ruajtjes së një mjedisi konkurrues, transparent dhe të favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë ekonomike dhe zgjerimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë sesionit u prezantuan të dhëna mbi shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, si dhe mundësitë që ofron marrëveshja për rritjen e pranisë së produkteve dhe shërbimeve nga Kosova në këto tregje.

Në sesion morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të komunitetit të biznesit, Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, znj. Anne Lise Cattin Hennin, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e mundësive për bizneset kosovare dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike me tregjet e vendeve të EFTA-s.

01/10/2026
25/09/2026
Autoriteti i Konkurrencës dhe Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional K...
21/09/2026

Autoriteti i Konkurrencës dhe Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar intensifikojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës (AKRK), znj. Neime Emi Binaku Isufi e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të saj, ka zhvilluar një takim zyrtar pune me Kryesuesen e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), znj. Rrezarta Korbaj Kosumi, Kryesuesen e Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), znj. Vlora Prenaj, dhe përfaqësues të Sekretariatit të KKRF-së.

Në hapje të takimit, Kryetarja Binaku Isufi u shprehu urimet më të përzemërta përfaqësuesve të strukturave të reja të KKRF-së për marrjen e mandateve të tyre, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e raportimit financiar në Republikën e Kosovës.

Takimi u fokusua në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e aktiviteteve në çështje të raportimit financiar me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutuan këto fusha të bashkëpunimit:

Shkëmbimi i ekspertizës profesionale: Angazhimi i përbashkët i kapaciteteve njerëzore dhe profesionale për të adresuar sfidat dhe çështjet me interes të përbashkët institucional në përputhje me mandatet dhe kompetencat ligjore;

Bashkëpunimi profesional: Në çështjet që lidhen me pasqyrat financiare, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe standardet e raportimit financiar;

Identifikimi dhe monitorimi i tregjeve: Analizimi i hollësishëm i tregjeve specifike duke u bazuar në të dhënat zyrtare, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efektive.

Inicimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit (MoU): Hartimi dhe avancimi i një kornize zyrtare ndërinstitucionale, që do të përcaktojë fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit, si dhe do të formalizojë komunikimin dhe koordinimin ndërmjet institucioneve.

Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin e rregullt, me qëllim të avancimit të objektivave të përbashkëta institucionale.

Përfaqësuesit e AKRK-së marrin pjesë në seminarin e OECD-RCC në Malaga të SpanjësPërfaqësues të Autoritetit të Konkurren...
21/09/2026

Përfaqësuesit e AKRK-së marrin pjesë në seminarin e OECD-RCC në Malaga të Spanjës

Përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës morën pjesë në seminarin e organizuar nga OECD-RCC, i cili u mbajt në Malaga të Spanjës, nga data 15 deri më 18 shtator 2026.

Në këtë seminar, Autoriteti u përfaqësua nga z. Besar Gashi, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut, dhe z. Albion N. Rexhepi, U.D. Udhëheqës i Divizionit për Marrëveshje të Ndaluara.

Gjatë seminarit u zhvilluan diskutime dhe sesione profesionale mbi çështje të ndryshme të së drejtës dhe politikës së konkurrencës, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave, përvojave dhe rasteve konkrete nga autoritetet e konkurrencës të vendeve pjesëmarrëse. Këto aktivitete kontribuojnë në avancimin e njohurive profesionale dhe në forcimin e kapaciteteve të autoriteteve në zbatimin efektiv të rregullave të konkurrencës.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të krijojnë kontakte të reja me përfaqësues të autoriteteve të konkurrencës nga shtetet fqinje dhe vendet e rajonit, me qëllim të zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të mëtejshëm të përvojave.

Në përfundim të seminarit, përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të Autoritetit dhe për forcimin e bashkëpunimit me autoritetet homologe në rajon dhe më gjerë.

AKRK dhe KRPP thellojnë bashkëpunimin për mbikëqyrjen e konkurrencës në prokurimin publik Sot, Kryetarja e Autoritetit t...
09/09/2026

AKRK dhe KRPP thellojnë bashkëpunimin për mbikëqyrjen e konkurrencës në prokurimin publik

Sot, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), znj. Neime Binaku Isufi, priti në takim Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), z. Osman Vishaj.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbikëqyrjen e proceseve të prokurimit publik nga aspekti i respektimit të rregullave të konkurrencës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit dhe parandalimit të praktikave antikonkurruese, përfshirë koordinimin e ofertave (bid rigging), si një nga format më serioze të cenimit të konkurrencës në procedurat e tenderimit.

U theksua nevoja për shkëmbim të informacionit dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të identifikimit të hershëm të indikatorëve të mundshëm të koordinimit ndërmjet operatorëve ekonomikë.

AKRK dhe KRPP shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e mekanizmave të përbashkët që të kontribuojnë në një proces prokurimi më konkurrues, transparent dhe efikas.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në mbrojtjen e konkurrencës, rritjen e efikasitetit të shpenzimit të parasë publike dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm.

AKRK dhe Departamenti Qendror për Partneritet Publiko-Privat nga Ministria e Financave forcojnë bashkëpunimin institucio...
07/09/2026

AKRK dhe Departamenti Qendror për Partneritet Publiko-Privat nga Ministria e Financave forcojnë bashkëpunimin institucional për një treg konkurrues dhe transparent.

Në kuadër të aktiviteteve për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) zhvilluan një takim pune me përfaqësues të Departamentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat (PPP), në kuadër të Ministrisë së Financave

Në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në AKRK, z. Besar Gashi, dhe eksperti i konkurrencës, z. Egzon Berisha, të cilët u pritën nga Drejtori i Departamentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat z. Petrit Pantina dhe Udhëheqësi i Divizionit për Monitorimin e Partneriteteve Publiko-Private, z. Kushtrim Osjeku.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në çështjet që ndërlidhen me funksionimin e tregjeve, zbatimin dhe monitorimin e partneriteteve publiko-private, si dhe promovimin e konkurrencës së lirë dhe efektive.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e partneriteteve publiko-private, mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të informacionit, ekspertizës dhe praktikave profesionale.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me konkurrencën në procedurat dhe tregjet përkatëse, transparencën dhe kushtet e konkurrimit ndërmjet operatorëve ekonomikë, mundësitë për pjesëmarrjen e operatorëve të rinj në treg, si dhe identifikimi i barrierave apo praktikave që mund të ndikojnë në konkurrencën efektive.

Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shprehën gatishmërinë për ndërmarrjen e hapave konkretë në identifikimin dhe adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, duke respektuar kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore të secilit institucion.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve synon të kontribuojë në rritjen e transparencës, promovimin e konkurrencës së lirë dhe efektive, përmirësimin e mekanizmave të monitorimit dhe krijimin e kushteve të barabarta për operatorët ekonomikë, në funksion të një tregu më funksional dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.

AKRK dhe AAC forcojnë bashkëpunimin institucional për një treg konkurrues të aviacionit civil Në kuadër të aktiviteteve ...
03/09/2026

AKRK dhe AAC forcojnë bashkëpunimin institucional për një treg konkurrues të aviacionit civil

Në kuadër të aktiviteteve për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) zhvilluan një takim pune me përfaqësues të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC).

Në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në AKRK, z. Besar Gashi, dhe eksperti i konkurrencës, z. Egzon Berisha, të cilët u pritën nga Drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit, znj. Besnike Ukmata, si dhe u.d. Drejtori i Departamentit të Aerodromeve, z. Emir Hiseni.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në çështjet që ndërlidhen me funksionimin dhe zhvillimin e tregut të aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në tregun e aviacionit civil, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit, ekspertizës dhe praktikave profesionale.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me konkurrencën në treg, dinamikën e çmimeve dhe tarifave të shërbimeve, kushtet e konkurrimit ndërmjet operatorëve ajrorë, si dhe mundësitë dhe sfidat që lidhen me hyrjen e operatorëve të rinj në treg.

Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shprehën gatishmërinë për ndërmarrjen e hapave konkretë në identifikimin dhe adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, duke respektuar kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore të secilit institucion.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve synon të kontribuojë në forcimin e konkurrencës së lirë dhe efektive, rritjen e transparencës dhe krijimin e një tregu funksional të aviacionit civil, në interes të konsumatorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tregut në Republikën e Kosovës.

01/09/2026
Reagim zyrtarAutoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për deklaratat e znj. Janina Ymeri, të c...
24/07/2026

Reagim zyrtar

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për deklaratat e znj. Janina Ymeri, të cilat përmbajnë pretendime të pavërteta dhe krijojnë një perceptim të gabuar në opinionin publik lidhur me punën dhe kompetencat e institucionit.

Për hir të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, sqarojmë se gjatë gjithë javës inspektorët e Autoritetit kanë qenë të angazhuar në terren në kuadër të aktiviteteve mbikëqyrëse dhe mbledhjen e të dhënave në sektorin e grumbullimit të qumështit dhe grurit, në përputhje me planin e punës dhe kompetencat ligjore të institucionit.

Në asnjë rast Autoriteti i Konkurrencës nuk ka autorizuar apo angazhuar inspektorët e tij për të ndërmarrë veprime ndaj sh*tësve ambulantë përgjatë rrugëve të Prevallës apo në ndonjë zonë tjetër të Kosovës. Pretendimet se Autoriteti është marrë me aktivitetin e sh*tësve të flijave janë tërësisht të pavërteta dhe nuk mbështeten në asnjë fakt.

Po ashtu, insinuatat se Autoriteti nuk vepron ndaj rasteve të mundshme të kufizimit të konkurrencës apo se brenda institucionit zhvillohen veprime të paligjshme janë deklarata të pavërteta. Autoriteti ushtron mandatin e tij në mënyrë të pavarur, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe çdo procedurë zhvillohet mbi bazën e fakteve, analizave dhe standardeve ligjore.

Institucionet publike dhe "përfaqësuesit e zgjedhur" kanë përgjegjësi të veçantë që deklaratat e tyre të jenë të sakta, të verifikuara dhe të mos dezinformojnë opinionin publik. Debati politik është legjitim, por ai nuk duhet të ndërtohet mbi pretendime të pasakta që cenojnë besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme, si dhe në informimin transparent të publikut mbi aktivitetin e tij. Njëkohësisht, rezervon të drejtën të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor ndaj çdo pretendimi të pavërtetë që dëmton reputacionin dhe integritetin e institucionit.

Me respekt.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+3833820010930

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kosovar i Konkurrencës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share