Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës është organizatë profesionale ku bashkohen të gjithë P?

13/07/2026
02/07/2026
01/07/2026

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka shënuar 1 Korrikun, Ditën e Përmbarimit, me një konferencë për media, ku u prezantuan sfidat e sistemit përmbarimor dhe statistikat e punës së këtij institucioni. Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës, Mehdi Re...

Në Ditën e Përmbarimit, përfaqësues të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës vizituan Organizatën Down Syndrome Kosova,...
01/07/2026

Në Ditën e Përmbarimit, përfaqësues të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës vizituan Organizatën Down Syndrome Kosova, ku u pritën nga drejtoresha znj. Sebahate Hajdini Beqiri dhe stafi i organizatës.
Në emër të të gjithë përmbaruesve privatë, anëtarë të Odës, u dhurua një donacion simbolik si shenjë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetje të komunitetit Down Syndrome në Kosovë.
🤝 Përkrahja, solidariteti dhe përgjegjësia shoqërore mbeten vlera të rëndësishme për Odën tonë.
📎 Më shumë rreth vizitës: https://opk-rks.org/articles/article-27.html

📢 Sot, në Ditën e Përmbarimit! ⚖️💼Në shënim të 1 Korrikut – Ditës së Përmbarimit, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Odës s...
01/07/2026

📢 Sot, në Ditën e Përmbarimit! ⚖️💼
Në shënim të 1 Korrikut – Ditës së Përmbarimit, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës ishin sot të ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK - Radio Televizioni i Kosovës 📺.
Gjatë kësaj bisede u diskutua gjerësisht mbi:
🔹 Funksionimin dhe efikasitetin e sistemit të përmbarimit në Kosovë.
🔹 Rolin kyç dhe rëndësinë që përmbaruesi privat ka në shoqëri dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit.
🔹 Sfidat dhe arritjet përgjatë rrugëtimit tonë profesional

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

11/06/2026

KGJK dhe Oda e Përmbaruesve Privat avancojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

Prishtinë, 11 qershor 2026 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, priti në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Republikës së Kosovës, Mehdi Reshani.

Me këtë rast, Reshani e uroi Kryesuesin Thaqi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive për forcimin e sistemit gjyqësor.

🖇️ https://www.gjyqesori-rks.org/2026/06/11/kgjk-dhe-oda-e-permbaruesve-privat-avancojne-bashkepunimin-nderinstitucional/

Dita e 19-të Botërore e Përmbaruesit Gjyqësor! 🌍⚖️​Sot, Oda e Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës bashkohet me...
11/06/2026

Dita e 19-të Botërore e Përmbaruesit Gjyqësor! 🌍⚖️
​Sot, Oda e Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës bashkohet me UIHJ në shënimin e ditës ndërkombëtare, nën moton: "Përmbaruesi gjyqësor: në vijën e parë të një bote në ndryshim."
​Në një epokë transformimesh të mëdha teknologjike dhe ekonomike, mjetet digjitale rrisin efikasitetin tonë, por dimensioni njerëzor mbetet i pazëvendësueshem. Puna jonë shkon përtej zbatimit të ligjit – ne veprojmë me empati e humanizëm, për të ruajtur kohezionin social dhe besimin te drejtësia.
​Gjeni komunikaten zyrtare për shtyp të UIHJ-së në fotot e mëposhtme 👇

Urime 20-vjetori i themelimit të Odës, për homologët tanë nga Maqedonia e Veriut! 🇽🇰🤝🇲🇰​Kryetari i Odës së Përmbaruesve ...
05/06/2026

Urime 20-vjetori i themelimit të Odës, për homologët tanë nga Maqedonia e Veriut! 🇽🇰🤝🇲🇰
​Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat të Republikës së Kosovës z Mehdi Reshani, i shoqëruar nga anetari i Bordit Ekzekutiv z. Sheremet Livoreka dhe Drejtori Ekzekutiv i Odes, z Mervan Zejnullahu, patën nderin dhe kënaqësinë të merrnin pjesë në ceremoninë festive të shënimit të 20-vjetorit të krijimit të Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
​Gjatë kësaj ngjarjeje jubilare, Kryetari i Odës sonë i dorëzoi një plaketë urimi kryetares se Odes homologe znj.Vesna Delovska, duke shprehur konsideratën më të lartë për rrugëtimin e tyre dydekadash dhe standardet e larta profesionale që kanë ndërtuar.
​Për sistemin tonë të përmbarimit në Kosovë, modeli dhe përvoja e Maqedonisë së Veriut kanë shërbyer si një shembull i shkëlqyer dhe pikë referimi tejet e rëndësishme, sidomos në hapat tanë të parë të funksionalizimit dhe konsolidimit institucional. Ndarja e praktikave më të mira dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme kanë qenë vlerë e shtuar në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit tonë.
​I shprehim falënderimet më të përzemërta kolegëve tanë për mikpritjen e ngrohtë dhe u urojmë suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit të tyre në forcimin e sundimit të ligjit. Jemi të bindur se bashkëpunimi dhe urat tona të miqësisë profesionale do të vazhdojnë të fuqizohen edhe në të ardhmen!
​Urime dhe suksese të rrugëtimit tuaj! 🥂✨

02/06/2026
🇽🇰 Sistemi i Përmbarimit në Kosovë vlerësohet si model suksesi në Evropë! 🇪🇺⚖️ Sistemi ynë i përmbarimit vazhdon të dësh...
02/06/2026

🇽🇰 Sistemi i Përmbarimit në Kosovë vlerësohet si model suksesi në Evropë! 🇪🇺

⚖️ Sistemi ynë i përmbarimit vazhdon të dëshmoj se është një nga shtyllat më të konsoliduara të sistemit të drejtësisë. Në një studim të fundit strategjik të përgatitur në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian "Pravo-Justice", eksperti ndërkombëtar i së drejtës civile, z. Massimiliano Blasone, ka vlerësuar lart efektivitetin dhe transparencën e sistemit të përmbarimit në Kosovë.

📈 Reformat e ndërmarra ndër vite e kanë shndërruar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në një proces efikas, të shpejtë dhe të përgjegjshëm. Sot, sistemi ynë vlerësohet si një sistem stabil dhe po shërben si pikë referimi edhe për shtetet e tjera në procesin e integrimeve evropiane.

🤝 Për Odën e Përmbaruesve Privatë të Kosovës, kjo është një dëshmi e fortë se puna jonë e palodhshme është në harmoni të plotë me vlerat evropiane!

📖 Lexoni artikullin e plotë në uebfaqen tonë zyrtare: 🔗 https://opk-rks.org/articles/article-26.html

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338409999

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës:

Shortcuts

Share