Insi

Insi " Insi " Ne veprojmë me një zotim të integritetit dhe e mbajmë veten për standardet më të larta të etikës, të cilësisë, dhe llogaridhënies.

Ne jemi një grup i profesionistëve të ndryshme: inxhinier, arkitekt, planifikues, shkencëtar, dhe ekonomist që janë të specializuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike, ekonomike, dhe sociale
“INSI” është një Institut që ofron hulumtime ,analiza dhe shërbime inxhinierie, të arkitekturës, programe dhe shërbime për mbikëqyrje dhe menaxhim të ndërtimit, planifikimi hapësinor,urban e mjedisor baz

uar në risitë e shkencës, dhe shërbime të zhvillimit ekonomik. Për vite me radhë ekspertët që themeluan Institutin ishin partner të përkushtuar dhe të besuar të institucioneve publike vendore dhe ndërkombëtare dhe të sektorit privat e shoqërisë civile. Nga udhëheqja deri te çdo anëtar i ekipit edhe në teren, ne e kemi një ndjenjë të vërtetë të respektit dhe kujdesemi për partnerët dhe vendet ku ne punojmë dhe posaçërisht për njerëzit dhe jetën në të cilët kemi ndikim me zhvillimet tona.

Sot, në Komunën e Podujevës, është mbajtur debati publik për Skenarët Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), k...
13/08/2026

Sot, në Komunën e Podujevës, është mbajtur debati publik për Skenarët Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ku para qytetarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe grupeve të interesit janë prezantuar tre skenarët e propozuar për zhvillimin e ardhshëm hapësinor të komunës.

Me prezantimin e skenarëve është hapur edhe shqyrtimi publik në kohëzgjatje prej 15 ditësh, gjatë të cilit qytetarët, bizneset, institucionet, organizatat dhe të gjitha grupet e interesit kanë mundësi të njihen më hollësisht me alternativat e propozuara zhvillimore dhe të kontribuojnë në proces.

Gjatë kësaj periudhe, të interesuarit mund të paraqesin komente, propozime dhe sugjerime, të cilat do të shqyrtohen në funksion të plotësimit dhe avancimit të skenarëve, si pjesë e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

🔗 Komentet dhe propozimet mund të dorëzohen përmes linkut të bashkëngjitur, si dhe pranë Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Podujevës. https://app.insi-ks.com/

Takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034,Sot u mbajt takimi përmb...
12/08/2026

Takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034,Sot u mbajt takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit për periudhën 2026–2034, Në këtë takim u prezantua dokumenti i hartuar me përkrahje profesionale nga Instituti për Shkencë dhe Teknologji (INSI) dhe u diskutua për: Draft-Hartën Zonale Komunale, I cili është dokumenti multi-sektorial që bazohet në PZHK dhe NTPH, e që përcakton në mënyrë të detajuar llojin, destinimin dhe shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës në tërë territorin e komunës, për një periudhë së paku tetëvjeçare. Ajo përfshin kushtet zhvillimore, kushtet ndërtimore,masat mbrojtëse, infrastrukturën teknike, publike dhe sociale, si dhe projeksionet për investime publike e private. INSI, si instituti me eksperiencë të gjerë në hartimin e hartave zonale komunale në Kosovë, ka qenë i angazhuar në përgatitjen e këtij dokumenti për Rahovecin. Kur kanë mbetur edhe vetëm 4 ditë deri në përfundimin e shqyrtimit publik,ftohen të gjithë Qytetarët, bizneset, profesionistët dhe të gjitha palët e interesuara që gjatë këtyre ditëve të fundit të përcjellin komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me Draft-Hartën Zonale. Çdo kërkesë dhe koment do të shqyrtohet me kujdes gjatë procesit të finalizimit të dokumentit. Draft-Harta Zonale mund të shikohet dhe shkarkohet në faqen zyrtare të komunës: https://rahovec.rks-gov.net/draft-harta-zonale/

Jemi të lumtur që INSI prezantoi në emër të WAPCOS!Sot, në ndërtesën “Oda e Fshatit” në Shipashnicë të Epërme, u zhvillu...
31/07/2026

Jemi të lumtur që INSI prezantoi në emër të WAPCOS!Sot, në ndërtesën “Oda e Fshatit” në Shipashnicë të Epërme, u zhvillua takimi i parë i konsultimit publik për Digën Multifunksionale të Desivojcës – investimin strategjik që do të shënojë një epokë të re për Kamenicën dhe rajonin e Anamoravës dhe Kosovën.INSI pati nderin të prezantojë, në emër të WAPCOS (kompania indiane e angazhuar nga Banka Botërore), fillimin e hartimit të projektit kryesor. Ky hap shënon kalimin nga faza e përgatitjes drejt realizimit konkret të një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e komunës.Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, theksoi: “Ky nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një ndërhyrje që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e furnizimit me ujë, zhvillimin e bujqësisë dhe perspektivën ekonomike të Kamenicës.” Nga Ministria e Mjedisit, Krenare Salihu u shpreh: “Diga e Desivojcës është njëra nga pesë digat multifunksionale për të cilat po punojmë. Kemi shumë punë përpara derisa ta shohim digën këtu.” Vigan Syla, udhëheqës i Projektit FLOWS, nënvizoi rëndësinë e dialogut me komunitetin: “Qëllimi është të dëgjojmë mendimet, shqetësimet dhe rekomandimet tuaja. Çdo koment do të dokumentohet dhe do të merret parasysh.” Eksperti i hidros (në emër të INSI-të) Mumin Morina prezantoi aspektet teknike: furnizim të qëndrueshëm me ujë deri në vitin 2050, ujitje për rreth 2.500 hektarë dhe mbrojtje nga përmbytjet për Kamenicën, Ranillugun dhe Gjilanin.Ismajl Baftijari theksoj faktin se Kosova dhe India nuk kanë ende raporte diplomatike dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ekspertet e WAPCOS ,janë në proces të pritjes për viza, dhe nuk kanë mundur të jen në këtë takim,duke shpresuar se projekte të tilla edhe afrojnë vende!

Jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe krenarë të njoftojmë emërimin e Z. Rafet Daku si përfaqësues zyrtar i INSI Int GmbH ...
24/07/2026

Jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe krenarë të njoftojmë emërimin e Z. Rafet Daku si përfaqësues zyrtar i INSI Int GmbH për Gjermani.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke forcuar praninë dhe angazhimin tonë profesional në tregun Gjerman.
Në vazhdim të aktivitetit tonë profesional, INSI ka prezentuar me sukses:
• Tri skenarët zhvillimorë për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) të Podujevës
• Analizën e gjendjes për Planin Rregullues të Rregullimit Hapësinor (PRRH) të Zonës Industriale në Shirokë të Suharekës, para kompanive publike dhe komunës
• Draftin e PRRH-së për Duhle, para qytetarëve,dhe shumë zhvillime tjera.
Falënderojmë të gjithë partnerët, institucionet dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e tyre.

Ftoheni të merrni pjesë!
21/07/2026

Ftoheni të merrni pjesë!

Sot u mbajt me sukses prezantimi publik i Draft-Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034, me të cilin u shënua ed...
16/07/2026

Sot u mbajt me sukses prezantimi publik i Draft-Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034, me të cilin u shënua edhe fillimi zyrtar i shqyrtimit publik të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm.
Gjatë takimit u prezantua Draft-Harta Zonale dhe u dëgjuan me vëmendje komentet, sugjerimet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe palëve të interesuara.
Shqyrtimi publik do të zgjasë 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe ftojmë të gjithë qytetarët, bizneset, organizatat dhe palët e interesuara që të kontribuojnë me komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre. Të gjitha vërejtjet e ardhura do të shqyrtohen me seriozitet gjatë finalizimit të dokumentit.
Draft-Hartën Zonale mund ta gjeni këtu: https://rahovec.rks-gov.net/draft-harta-zonale/

Pas takimit koordinativ me Kryetarin e Tetovës, Z. Bilall Kasami, puna vazhdon me ritëm të plotë!Koordinimi i ngushtë me...
15/07/2026

Pas takimit koordinativ me Kryetarin e Tetovës, Z. Bilall Kasami, puna vazhdon me ritëm të plotë!
Koordinimi i ngushtë me Komunën e Tetovës po mundëson avancimin e projektit të rëndësishëm të planifikimit urban "PGjU-së së Tetovës" dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.
Faleminderit Z. Kasami për bashkëpunimin!

Ditët e fundit kanë qenë intensive dhe shumë frytdhënëse për INSI – Institute for Science and Technology.Në mesin e dhje...
11/07/2026

Ditët e fundit kanë qenë intensive dhe shumë frytdhënëse për INSI – Institute for Science and Technology.
Në mesin e dhjetra takimeve dhe aktiviteteve, veçojmë me krenari disa nga momentet më të rëndësishme:
• Prezantimin publik të skenarëve të zhvillimit në Ferizaj, ku ekspertiza e INSI-së kontribuon drejtpërdrejt në formësimin e vizionit për të ardhmen e qytetit.
• Pjesëmarrjen e ekspertes sonë Flaka Deda si trajnere në workshop-in ndërkombëtar “Plastic Soup in the Balkans” në Prishtinë, ku trajtoi trajtimin e plastikes në planifikimin urban, me pjesëmarrje të të rinjve nga disa shtete të Ballkanit.
• Pjesëmarrjen në konferencën në Tiranë me temën “Si Inteligjenca Artificiale, teknologjia dhe inovacioni po formësojnë komunitetet tona”, duke forcuar dialogun rajonal mbi të ardhmen digjitale të qyteteve.
• Ndërrimin e stafetës në Rotary District 2485, nga Guvernatori i kaluar Arben Dushi te Guvernatorja e re Florentina Dushi – një moment simbolik i vazhdimësisë dhe angazhimit të fortë të distriktit tonë.
Sot, kemi pasur kënaqësinë të takohemi me Dr. Heiner Grönewald, Kryetar i Komitetit Ndërshtetnor Gjermani–Kosovë (Länderausschuss Deutschland-Kosovo), menjëherë pas përfundimit të workshop-it “Plastic Soup in the Balkans”.
INSI ishte një nga sponsorët e këtij eventi të rëndësishëm. Falënderojmë sinqerisht Dr. Grönewald për vizitën dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit strategjik midis Gjermanisë dhe Kosovës.
INSI vazhdon të jetë urë lidhëse midis ekspertizës lokale dhe partneriteteve ndërkombëtare, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e qëndrueshëm urban, inovacionin dhe bashkëpunimin rajonal.
The past few days have been highly active and rewarding for INSI – Institute for Science and Technology.
Among dozens of meetings and engagements, we proudly highlight the following key moments:
• The public presentation of development scenarios in Ferizaj, where INSI’s expertise directly contributed to shaping the city’s future vision.
• The participation of our expert Flaka Deda as a trainer in the international workshop “Plastic Soup in the Balkans” in Pristina, addressing plastic pollution in urban planning, with young participants from several Balkan countries.
• Our participation in the conference in Tirana themed “How Artificial Intelligence, technology and innovation are shaping our communities”, strengthening regional dialogue on the digital future of cities.
• The symbolic baton handover in Rotary District 2485, from Immediate Past Governor Arben Dushi to the new District Governor Florentina Dushi.
Today, we had the great pleasure of meeting Dr. Heiner Grönewald, Chairman of the Germany–Kosovo Intercountry Committee (Länderausschuss Deutschland-Kosovo), following the conclusion of the “Plastic Soup in the Balkans” workshop.
INSI was proud to be one of the sponsors of this important event. We sincerely thank Dr. Grönewald for his visit and for his continued commitment to strengthening strategic cooperation between Germany and Kosovo.
INSI remains a bridge between local expertise and international partnerships, actively contributing to sustainable urban development, innovation, and regional collaboration.

Nder i veçantë për Institutin për Shkencë dhe Teknologji INSI, Prishtinë!Këtë javë, përveç takimeve të rregullta me part...
05/06/2026

Nder i veçantë për Institutin për Shkencë dhe Teknologji INSI, Prishtinë!
Këtë javë, përveç takimeve të rregullta me partnerë dhe klientë, INSI u nderua me vizitën e delegacionit të Kryesisë së re të Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V.).
Në vizitë ishin: Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë, Burim Kuraja – Anëtar, Shkëndije Pacolli – Anëtare,dhe Azem Rexhaj – Drejtor Ekzekutiv i Unionit
Vizita erdhi pas zgjedhjeve të suksesshme të Kryesisë së re më 9 maj 2026 në Düsseldorf të Gjermanisë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit strategjik, tani që INSI është anëtari më i ri i kësaj organizate prestigjioze.
Një lajm tjetër i mirë i kësaj jave: INSI nënshkroi kontratën për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Podujevës dhe Studimin e Fizibilitetit për disa projekte kapitale me modelin PPP, me fokus të veçantë në:
• Ndërtimin e Stacionit të Autobusëve • Pishinën Gjysmëolimpike në Suharekë
Këto projekte konfirmojnë përkushtimin e INSI-t për të ofruar ekspertizë shkencore, inovative dhe të qëndrueshme që nxisin zhvillimin ekonomik lokal dhe modernizimin e infrastrukturës publike në Kosovë.
Faleminderit Kryesisë së re dhe Unionit për vizitën dhe besimin!
Jemi të gatshëm dhe të entuziazmuar për bashkëpunime të reja që sjellin vlerë reciproke.

Address

Bregu I Diellit
Pristina
42

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Insi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Insi:

Shortcuts

Share