Posta e Kosovës

Posta e Kosovës Faqja zyrtare e Postës së Kosovës. Këtu gjeni informata për shërbime postare, financiare dhe njoftime për qytetarët. Tani si entitet i ndarë nga PTK SH.A.

Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT) është themeluar në vitin 1959. Në vitin 1999 është ndryshuar emërtimi nga PTT në PTK (Postë Telekomi i Kosovës). operon si Posta e Kosovës (PK SH.A.) prej datës 01.08.2012

Me suprimimin e autonomisë se Kosovës, si në çdo institucion tjetër të Kosovës punëtoret shqiptar u dëbuan nga PTT-ja. Me përfundimin e luftës, konkretisht me 02.08.1999, punonjësit

e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës. Punonjësit e Postës së Kosovës, me një vullnet të pathyeshëm dhe duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut, nr: 12/99, u angazhuan për rimëkëmbjen e ndërmarrjes. Edhe përkundër vështirësive të mëdha u realizua infrastrukturë e domosdoshme duke filluar nga improvizimi i zyrave postare që mungonin, pajisja me thasët postarë, pullat postare, çmimorja e shërbimeve (ku përcaktohen edhe vendet fqinje të Postës së Kosovës), formularët, udhëzimet, kodi aeropostar e deri te vulat postare të aprovuara nga UPU-ja. U vendos qe më 31 Maj të vitit 2000 të filloj së vepruari Posta e Pavarur Ndërkombëtare e Kosovës. Njëkohësisht u formua edhe zyra këmbyese ndërkombëtare Prishtina LC/AO dhe CP, përmes së cilës u përmbushën kriteret e përcaktuara nga UPU-ja për të filluar këmbimin e dërgesave postare me tërë botën. Më 1 korrik 2005, PTK-ja shndërrohet në korporatë - PTK Shoqëri Aksionare (SH.A.), ku Posta e Kosovës vepron si njësi biznesi brenda saj. Gjatë vitit 2012, Posta e Kosovës iu nënshtrua procesit të konsolidimit, ku me 21.05.2012 regjistrohet si shoqëri aksionare me vendim te Qeverisë së Kosovës gjegjësisht nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, kurse veprimtarinë si NPQ e pavarur e ka filluar me 01 Gusht 2012. PK SH.A. ofron produkte, shërbime postare dhe shërbime për biznes, si dhe ofron sh*tjen e produkteve dhe shërbimeve të telefonisë mobile dhe asaj fikse (PTK SH.A.) në gjithë territorin e Republikës së Kosovës përmes 132 Zyrave Postare në shtatë (7) Regjione. Implementimi i projekteve kapitale, si Automatizimi i Sporteleve, Posta Hibride, Track & Trace, etj. janë edhe një avantazh më tepër, që konsumatorët për kryerjen e shërbimeve postare zgjedhje të parë dhe më të preferuar të vazhdojnë ta kenë Postën e Kosovës.

A e dini se pagesat për regjistrimin e automjeteve, mund t'i paguani në zyrat postare ⁉ 🚗 ℹ️ Për më shumë informata rret...
04/09/2026

A e dini se pagesat për regjistrimin e automjeteve, mund t'i paguani në zyrat postare ⁉ 🚗

ℹ️ Për më shumë informata rreth shërbimeve financiare që ofrohen në Postën e Kosovës, mund të klikoni në: https://postakosoves.com/sherbimet-financiare/

📍 166 zyra postare

Mbushje elektronike, internet, numra, pagesat e telefonisë fikse...💻📱Të gjitha produktet dhe ofertat e VALA i gjeni në z...
03/09/2026

Mbushje elektronike, internet, numra, pagesat e telefonisë fikse...💻📱

Të gjitha produktet dhe ofertat e VALA i gjeni në zyrat postare.

Në çdo kohë. Në çdo zyrë postare.

Edhe të shtuneve zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00!

Ju njoftojmë se pagesat e faturave të Kosovo Leadership Academy mund t'i kryeni në zyrat e Posta e Kosovës 🙂 Zyrat posta...
02/09/2026

Ju njoftojmë se pagesat e faturave të Kosovo Leadership Academy mund t'i kryeni në zyrat e Posta e Kosovës 🙂

Zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00 si dhe punojnë edhe gjatë vikendeve.

Orarin dhe adresat mund t'i gjeni në këtë link 👇
https://postakosoves.com/orari/

Mirëmengjesi ☀️ Në rrjetin e zyrave postare ofrohet mundësia e pagesës së kësteve të kredisë për institucionet financiar...
01/09/2026

Mirëmengjesi ☀️

Në rrjetin e zyrave postare ofrohet mundësia e pagesës së kësteve të kredisë për institucionet financiare:

IMF Start, KEP Trust, IMF KGMAMF, IMF KosInvest, IMF NOA, IFJB Lesna, AFK, BI Credit dhe Monego.

📍 Zyrat postare janë të hapura sot nga ora 08:00.

Pagesat për dënimet e policisë mund t'i paguani në Postën e Kosovës 🚓🚦✅ Shlyhet automatikisht nga sistemi i policisë!Zyr...
31/08/2026

Pagesat për dënimet e policisë mund t'i paguani në Postën e Kosovës 🚓🚦

✅ Shlyhet automatikisht nga sistemi i policisë!

Zyrat postare janë të hapura çdo ditë nga ora 08:00.

👉 https://postakosoves.com/orari-kodet-postare/

Në Postën e Kosovës mund ta paguani faturën e energjisë elektrike shpejt, lehtë dhe pa provizion. 📍 Pagesat mund t’i kry...
29/08/2026

Në Postën e Kosovës mund ta paguani faturën e energjisë elektrike shpejt, lehtë dhe pa provizion.

📍 Pagesat mund t’i kryeni në zyrat postare në gjithë Kosovën.

Kryeni pagesat tuaja kur ju përshtatet më së miri – edhe të shtunave nga ora 08:00!

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës ...
28/08/2026

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në koordinimin më të mirë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e proceseve administrative.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të zgjidhjeve digjitale dhe krijimit të shërbimeve më efikase në funksion të qytetarëve dhe bizneseve.

Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një mundësi e rëndësishme për të ndërtuar procese më moderne, më të shpejta dhe më efikase.

Mirëmengjesi ☀️Në rrjetin e zyrave postare ofrohet mundësia e pagesës së kësteve të kredisë për institucionet financiare...
27/08/2026

Mirëmengjesi ☀️

Në rrjetin e zyrave postare ofrohet mundësia e pagesës së kësteve të kredisë për institucionet financiare: IMF Start, KEP Trust, IMF KGMAMF, IMF KosInvest, IMF NOA, IFJB Lesna, AFK, BI Credit dhe Monego.

📍 Zyrat postare janë të hapura sot nga ora 08:00.

Zyra Postare në Graçanicë ju ofron shërbime të ndryshme postare dhe pagesash, duke ju mundësuar t’i kryeni obligimet tua...
25/08/2026

Zyra Postare në Graçanicë ju ofron shërbime të ndryshme postare dhe pagesash, duke ju mundësuar t’i kryeni obligimet tuaja shpejt dhe afër vendbanimit.

Në këtë zyrë postare mund të kryeni pagesat për regjistrimin e automjetit, shpejt, thjesht dhe pa pasur nevojë të kërkoni alternativa të tjera. 🚗🚗

📍 Zyra Postare Graçanicë, e hapur çdo ditë nga ora 08:00.

Posta e Kosovës – gjithmonë më afër jush!

———-

Pošta u Gračanici vam nudi različite poštanske i platne usluge, omogućavajući vam da brzo i jednostavno obavite svoje obaveze, blizu mesta stanovanja.

U ovoj pošti možete izvršiti i plaćanje registracije vozila – brzo, jednostavno i bez potrebe da tražite druge alternative.🚗

📍 Pošta u Gračanici
🕗 Otvorena svakog dana od 08:00 časova.

Pošta Kosova – uvek bliže vama.

www.postakosoves.com

Posta e Kosovës punon edhe të shtunave nga ora 08:00, ku mund të kryeni shërbimet tuaja postare dhe të bëni pagesat e fa...
22/08/2026

Posta e Kosovës punon edhe të shtunave nga ora 08:00, ku mund të kryeni shërbimet tuaja postare dhe të bëni pagesat e faturave në të gjitha zyrat postare.

📍 Për oraret dhe zyrat postare, informohuni në: www.postakosoves.com

Address

Rr. "28 Nëntori", Nr. 4, Dardania
Pristina
10000,PRISHTINE

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Posta e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Posta e Kosovës:

Shortcuts

Share

Category