16/10/2026
Ecuri e mbarë e furnizimit me ngrohje
16.10.2026, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Bersant Beka në vizitën, që sot Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama ka realizuar në ndërmarrje, e ka njoftuar atë për ecurinë e furnizimit me ngrohje.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm aksionarët dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes, Kryeshefi Beka foli për fillimin e mbarë të sezonit ngrohës dhe bëri të ditur se kapaciteti i furnizimit po rritet gradualisht.
Kryetari Rama, përgëzoi kryeshefin e ri për marrjen e detyrës dhe e falenderoi për angazhimin në përgatitjen dhe fillimin me kohë të sezonit ngrohës.
NP “Termokos” mbetet në gatishmëri për menaxhimin efikas të furnizimit me ngrohje deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për gjithë konsumatorët.