Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova

Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës, i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Kuvendi është institucion ligjvënës, përfaqësues dhe mbikëqyrës i Republikës së Kosovës
-
Skupština je zakonodavna, predstavnička i nadzorna institucija Republike Kosovo Ka 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Njëzet prej 120 vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera: turk, boshnjak, rom, ashkali, goran dhe egjiptian. Kuvendi ka kuotë gjinore, për të siguruar përfaqësim të grave në radhët e deputetëve, prej të paktën 1/3 së përbërjes së përgjithshme të Kuvendit. Kuvendi i Republikës së Kosovës është njëdhomësh dhe zgjidhet me mandat katërvjeçar.
----------------------------------------------------------------------------
Skupština je zakonodavna institucija Republike Kosovo, direktno izabrana od naroda. Ima 120 poslanika izabranih tajnim glasanjem. Dvadeset od 120 su zagarantovana mesta za predstavnike nevećinskih zajednica na Kosovu, od kojih su 10 za srpsku zajednicu i 10 za ostale nevećinske zajednice: tursku, bošnjačku, romsku, aškalijsku, goransku kao i egipćansku zajednicu. Skupština ima i polnu kvotu, kako bi se obezbedila polna zastupljenost žena iz redova poslanika, od najmanje 1/3 opšteg sastava Skupštine. Skupština Republike Kosovo se sastoji od jednog Doma i bira se na mandat od četiri godina.
----------------------------------------------------------------------------
Assembly is a law-making institution of the Republic of Kosovo, directly elected by the people. It has 120 MPs who are elected by secret ballot. Out of 120 seats, twenty are guaranteed for the representation of non-majority communities in Kosovo, 10 seats are for the Serb community, and 10 other seats are for other communities: Turkish, Bosniak, Roma, Ashkali, Gorani and Egyptians. Assembly has a gender quota ensuring the representation of women among the MPs, of at least one-third (1/3) of the overall composition of the Assembly. The Assembly of the Republic of Kosovo is unicameral and is elected for a four-year term.

Kryetarja Haxhiu: I bëj thirrje edhe sot çdo gruaje që kontrollin mos ta shtyjë për nesërKryetarja e Kuvendit të Republi...
02/10/2026

Kryetarja Haxhiu: I bëj thirrje edhe sot çdo gruaje që kontrollin mos ta shtyjë për nesër

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë bërë shpërndarjen e pakove onkologjike, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori Rozë”.

Kryetarja Haxhiu tha se ishin për të vizituar gratë të cilat po përballen me këtë sëmundje, "për t’ju treguar që jemi pranë tyre me qëllim të adresimit të sfidave, por edhe kërkesave që kanë dhe sidomos jemi pranë tyre në një periudhë jo të lehtë të jetës së tyre".

“Me këtë rast, sot shpërndamë edhe pako për nevojat që ato i kanë, si shenjë solidariteti, por edhe mbështetjeje institucionale. Unë dua që ta shfrytëzoj rastin edhe sot që të theksoj që shëndeti i vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm. Prandaj, i bëj thirrje edhe sot çdo gruaje që kontrollin mos ta shtyjë për nesër, pra që menjëherë t’i bëjnë kontrollet. Mamografia është falas siç e dini, e po ashtu kërkoj nga familjet e personave që preken nga kanceri i gjirit që t’i mbështesin ata, sepse siç e përmenda shëndeti i tyre është shumë i rëndësishëm edhe për shoqërinë tonë, por po ashtu edhe për institucionet e Republikës së Kosovës”, theksoi Kryetarja Haxhiu.

Ajo më tej tha se janë bërë investime gjatë viteve të fundit.

“Ne kemi hapur dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës fushatën për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, pikërisht në vendin ku edhe adresohen ligjet, por edhe ndahet buxheti për institucionet në Republikën e Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Ajo falënderoi klinikën e Onkologjisë, gjegjësisht drejtorin dhe gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe gjithë të tjerët që po iu qëndrojnë pranë pacientëve në momentet e vështira të jetës së tyre.

“Grave që po përballen me këtë sëmundje iu uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë dhe iu them atyre: forca. Institucionet dhe shoqëria janë me to në këto momente shumë të vështira. Sigurisht që, shumë prej tyre janë sot këtu, ne tashmë i takuam disa prej tyre dhe do të kemi mundësinë që edhe pas kësaj konference të takohemi me tjerat por është e jashtëzakonshme forca e tyre dhe energjia që ato përçojnë tek ne”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liriSot, në Ditë...
01/10/2026

Kryetarja Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

Sot, në Ditën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të kësaj dite.

Në fjalën e saj, Kryetarja Haxhiu tha se në këtë ditë kujtohet një histori që është shkruar jo vetëm në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, por edhe në rrugët e Prishtinës, nga breza studentësh që e kuptuan thirrjen e kohës dhe iu përgjigjën asaj.

Kryetarja e Kuvendit tha se nga demonstratat e vitit 1968, te “Kosova Republikë” e vitit 1981, nga universiteti i mbajtur gjallë në shtëpi gjatë viteve ’90, e deri te 1 Tetori 1997, studentët e Universitetit të Prishtinës kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme të shoqërisë sonë për dije, dinjitet dhe liri.

“Sot, brezi i ri e ka një detyrë tjetër, mbi lirinë e fituar të ndërtojë një universitet më të mirë, një shtet më të fortë dhe një Kosovë që zë vendin e saj mes vendeve të lira në Evropë dhe në botë. Gëzuar Ditën e Studentëve”, theksoi kryetarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu: Studenti UP-a su bili deo najvažnijih bitaka za znanje, dostojanstvo i slobodu

Danas, na Dan studenata Univerziteta u Prištini, predsednica Skupštine Republike Kosovo i vršiteljica dužnosti predsednice, Albulena Haxhiu, učestvovala je na ceremoniji organiziranoj povodom obeležavanja ovog dana.

U svom govoru, predsednica Haxhiu je rekla da se na današnji dan sećamo historije koja je ispisana ne samo u prostorima Univerziteta u Prištini, već i na ulicama Prištine, od strane generacija studenata koji su razumeli poziv vremena i odazvali se na njega.

Predsednica Skupštine je rekla da su, od demonstracija 1968. godine, preko "Republike Kosovo" 1981. godine, od univerziteta koji je održavan u životu od kucne nastave tokom 90-ih, do 1. oktobra 1997. godine, studenti Univerziteta u Prištini bili deo najvažnijih bitaka našeg društva za znanje, dostojanstvo i slobodu.

„Danas, nova generacija ima još jednu dužnost, na osnovu stečene slobode, da izgradi bolji univerzitet, jaču državu i Kosovo koje će zauzeti svoje mesto među slobodnim zemljama u Evropi i svetu. Sretan Dan studenata“, naglasila je predsednica Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu priti në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenKryetarja e Kuvendit të Republikë...
01/10/2026

Kryetarja Haxhiu priti në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit të mbetur.

Kryetarja Haxhiu shprehu shqetësimin e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për vendimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ajo nënvizoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e apelit.

“Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, tha kryetarja Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit theksoi nevojën që Bashkimi Evropian ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022, si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të Presidentes Von der Leyen në këtë proces.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe realizimin e reformave.

“Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.

----------------------------------

Predsednica Haxhiu je ugostila predsednicu Evropske komisije, Ursulu von der Leyen

Predsednica Skupštine Republike Kosovo i vršiteljica dužnosti predsednice, Albulena Haxhiu, primila je danas predsednicu Evropske komisije, Ursulu von der Leyen.

Na sastanku se razgovaralo o političkim dešavanjima u zemlji i potrebi izbora predsednika u preostalom mandatu.

Predsednica Haxhiu izrazila je svoju zabrinutost i zabrinutost građana Kosova zbog nepravedne odluke Specijalizovanih sudskih Veća u Hagu.

Podvukla je da će institucije Kosova nastaviti podržavati odbrane Hashima Thaçija, Kadrija Veselija, Rexhepa Selima i Jakupa Krasniqija u žalbenom postupku.

„U tom smislu, ćemose posvetiti izradi zajedničke državne strategije, koordinirajući akcije s odbrambenim timovima i stručnjacima, kako bi im naša podrška mogla najbolje poslužiti u ovom procesu“, rekla je predsednica Haxhiu.

Predsednica Skupštine naglasila je potrebu da Evropska unija preispita zahtev Kosova za članstvo, podnet 14. decembra 2022. godine, i zatražila direktno angažovanje predsednice Von der Leyen. u ovom procesu.

Na sastanku je također razgovarano o sprovođenju Plana rasta i sprovođenju reformi.

„Kosovo je podnelo Agendu reformi, ratificiralo relevantne sporazume i počelo koristiti prednosti pred finansiranja “, rekla je predsednica Haxhiu.

Address

Kuvendi I Kosovës; Sheshi IBRAHIM RUGOVA Nr. 5;/------------/Kuvendi I Kosovës; Rruga UÇK Nr. 65
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi i Republikës së Kosovës - Skupština Republike Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share