01/10/2026
Njoftim me rëndësi nga Ambasada e RKS në Mbretërinë e Arabisë Saudite
Shtetasit e Kosovës përfitojnë lehtësim për marrjen e vizës saudite
1 tetor 2026
Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite është njoftuar zyrtarisht se është lëshuar miratimi nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë për përfshirjen e shtetasve të Republikës së Kosovës në listën e vendeve të grupit (A), shtetasit e të cilave përfitojnë nga procedura e lehtësuar e pajisjes me vizë.
Kjo nënkupton marrja e vizës elektronike ose e vizës në mbërritje për qëllime turistike.
Ky vendim do të zbatohet nga data 1 tetor 2026.