30/12/2025
KREN and the University of Prishtina have become part of the EUROCC project, through which Kosova will establish its National Competence Centre for AI & HPC!
We are proud to share that Kosova, through Kosova Research and Education Network (KREN) and the University of Prishtina (UP), is officially part of the EUROCC Project, led by the High-Performance Computing Center Stuttgart (HLRS). Kosova now joins 33 European countries working together to strengthen Europe’s High-Performance Computing (HPC) and Artificial Intelligence (AI) ecosystem.
Through this project, Kosova will establish the National Competence Centre (NCC) for Artificial Intelligence, High-Performance Computing and High-Performance Data Analytics (HPDA), a national hub connecting academia, business, public institutions, and European HPC networks.
What is NCC Kosova?
NCC Kosova will develop a clear roadmap to build and operationalize a sustainable national centre that:
🔗 connects researchers, SMEs, startups, and public institutions
💻 promotes AI, HPC, and data-driven innovation
📚 provides training and capacity building
🤝 links Kosova with European HPC initiatives
The project runs for 36 months, ensuring not only implementation, but also long-term sustainability beyond EU funding. This initiative is realized in close strategic partnership with the University of Prishtina, combining academic excellence with advanced technical infrastructure.
KREN’s Role - driving infrastructure, services, and collaboration!
As the national research and education network, KREN plays a central operational and technical role in the project by:
• enabling access to national and European HPC resources
• defining usage procedures and user support mechanisms
• providing helpdesk services and technical assistance
• integrating AI, HPDA and proof-of-concept solutions
• managing the NCC website, branding and communication channels
• mapping national stakeholders and coordinating outreach activities
• representing Kosova in the European NCC network
• working with SMEs through feasibility assessments and project support
• helping companies adopt practical AI and HPC solutions
• continuously improving services based on user feedback
• supporting the LMS training platform and learning materials
• organizing hands-on trainings
• aligning training programs with real market needs.
KREN’s contribution ensures that NCC Kosova is functional, accessible, and impactful for users across research, education, industry, and public institutions.
🚀 This milestone marks a major step toward a smarter, more competitive, and digitally advanced Kosova, fully connected to Europe’s HPC and AI network.
---
KREN dhe Universiteti i Prishtinës bëhen pjesë e Projektit EUROCC përmes së cilës Kosova do të themelojë Qendrën Kombëtare të Kompetencës për AI & HPC!
Jemi të lumtur të ju informojmë që Kosova, përmes Rrjetit të Kosovës për Hulumtim dhe Edukim (KREN) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), tashmë është zyrtarisht pjesë e Projektit EUROCC, e udhëhequr nga Qendra për Kompjuterikë me Performancë të Lartë në Shtutgart (HLRS). Kosova tani i bashkohet 33 shteteve evropiane që po punojnë së bashku për të forcuar ekosistemin evropian të Kompjuterikës me Performancë të Lartë (HPC) dhe Inteligjencës Artificiale (AI).
Përmes këtij projekti, Kosova do të themelojë Qendrën Kombëtare të Kompetencës (NCC) për Inteligjencë Artificiale, Kompjuterikë me Performancë të Lartë dhe Analitikë të Avancuar të të Dhënave (HPDA), një qendër kombëtare që lidh akademinë, biznesin, institucionet publike dhe rrjetet evropiane të HPC.
Çfarë është NCC Kosova?
NCC Kosova do të zhvillojë një plan të qartë për të ndërtuar dhe operacionalizuar një qendër kombëtare të qëndrueshme që:
🔗 lidh studiuesit, NVM-të, startup-et dhe institucionet publike
💻 promovon inovacionin në AI, HPC dhe përdorimin e të dhënave
📚 ofron trajnime dhe zhvillim kapacitetesh
🤝 e lidh Kosovën me iniciativat evropiane të HPC
Projekti zgjatë 36 muaj, duke siguruar jo vetëm zbatim, por edhe qëndrueshmëri afatgjatë përtej financimit të BE-së. Kjo iniciativë realizohet në partneritet të ngushtë strategjik me Universitetin e Prishtinës, duke kombinuar ekselencën akademike me infrastrukturë teknike të avancuar.
Roli i KREN - zhvillim i infrastrukturës, shërbimeve dhe bashkëpunimit!
Si rrjet kombëtar për hulumtim dhe edukim, KREN luan rol qendror operativ dhe teknik në projekt duke:
• mundësuar qasje në burimet kombëtare dhe evropiane të HPC
• përcaktuar procedurat e përdorimit dhe mekanizmat e mbështetjes së përdoruesve
• ofruar shërbime helpdesk dhe asistencë teknike
• integruar zgjidhje AI, HPDA dhe prova-koncepti
• menaxhuar faqen e NCC-së, brendingun dhe kanalet e komunikimit
• hartuar akterët kombëtarë dhe koordinuar aktivitetet e informimit
• përfaqësuar Kosovën në rrjetin evropian të NCC-ve
• punuar me NVM-të për vlerësime fizibiliteti dhe mbështetje projektesh
• ndihmuar kompanitë të adoptojnë zgjidhje praktike në AI dhe HPC
• përmirësuar vazhdimisht shërbimet bazuar në reagimet e përdoruesve
• mbështetur platformën LMS dhe materialet mësimore
• organizuar trajnime praktike
• përafruar programet e trajnimit me nevojat reale të tregut.
Kontributi i KREN siguron që NCC Kosova të jetë funksionale, e qasshme dhe me ndikim për përdoruesit në hulumtim, edukim, industri dhe institucione publike.
🚀 Ky moment shënon një hap madhor drejt Kosovës më të zgjuar, më konkurruese dhe digjitalisht më të avancuar, e lidhur plotësisht me rrjetin evropian të HPC dhe AI.