10/08/2026
Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, morëm pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale.
Me këtë rast, vizituam edhe hapësirat e Hangarit të Autostrada Biennale, një hapësirë e veçantë që vazhdon të sjellë perspektiva të reja dhe të pasurojë jetën artistike e kulturore të qytetit tonë.
Mbështetja dhe bashkëpunimi me institucione e organizata të ndryshme janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës në Prizren.