Lëvizja Vetëvendosje - Prizren

Lëvizja Vetëvendosje - Prizren Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi.

01/09/2026

Administrata komunale nuk është pronë e Kryetarit

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Prizren, dënon përfshirjen e stafit administrativ të Komunës së Prizrenit në protestën e sotme të kryetarëve të komunave, krahas pjesëmarrjes së Kryetarit Shaqir Totaj.

Institucionet publike dhe administrata komunale nuk janë pronë e kryetarit të komunës dhe nuk mund të trajtohen si mekanizëm mobilizimi për aktivitetet dhe betejat partiake.

Shërbyesit civilë paguhen nga qytetarët për t'u shërbyer qytetarëve. Ata duhet të jenë të lirë ta ushtrojnë detyrën e tyre profesionale, pa presion, pa urdhra politikë dhe pa u shndërruar në pjesë të aktiviteteve partiake gjatë orarit të punës.

Nëse punonjës të administratës komunale janë liruar apo janë udhëzuar të marrin pjesë në këtë protestë, Kryetari Totaj duhet t'u përgjigjet qytetarëve të Prizrenit:

Kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore dhe kush ka dhënë urdhër që administrata ta lërë vendin e punës?

Përdorimi i administratës publike për interesa politike është i papranueshëm dhe është vazhdim i një qasjeje ku pushteti i PDK-së në Prizren e trajton institucionin e Komunës si zgjatim të pushtetit partiak.

Komuna është e qytetarëve.
Administrata është në shërbim të qytetarëve.
Jo të partisë dhe jo të Kryetarit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Prizren

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀 𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐙𝐑𝐄𝐍𝐈𝐓, 𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍𝐂𝐈 𝐏𝐔𝐍𝐄̈𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐏𝐄̈𝐑 𝐊𝐔𝐀𝐃𝐑𝐎𝐓 𝐄 𝐏𝐃𝐊-𝐒𝐄̈Qeverisja e Shaqir Totajt po e shndërron Komunën e Prizrenit...
05/08/2026

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐀 𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐙𝐑𝐄𝐍𝐈𝐓, 𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍𝐂𝐈 𝐏𝐔𝐍𝐄̈𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐏𝐄̈𝐑 𝐊𝐔𝐀𝐃𝐑𝐎𝐓 𝐄 𝐏𝐃𝐊-𝐒𝐄̈

Qeverisja e Shaqir Totajt po e shndërron Komunën e Prizrenit në strehimore politike për militantët dhe funksionarët e PDK-së. Nuk po mjaftojnë më militantët lokal: tash, me paratë e qytetarëve të Prizrenit, po sistemohen kuadro partiake edhe nga Rahoveci, Dragashi dhe komunat e tjera.

𝐑𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐚𝐩𝐣𝐞𝐣𝐞.

Me njoftimin zyrtar të datës 30 korrik 2026, Komuna e Prizrenit e ka shpërblyer me kontratë 𝐄𝐝𝐨𝐧 𝐂𝐚𝐧𝐚, kryetar të Degës së PDK-së në Rahovec dhe ish-kandidat të kësaj partie për kryetar të Rahovecit.
Kontrata për “shërbime konsulente individuale”, në pozitën e këshilltarit për investime strategjike dhe koordinim të projekteve në Drejtorinë e Administratës, ka vlerë të ofertuar prej 𝟗𝟖,𝟒𝟗𝟔 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡.
𝐍𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫, 𝐬𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬 𝐟𝐢𝐠𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐄𝐝𝐨𝐧 𝐂𝐚𝐧𝐚.
Pra, një funksionar aktiv i PDK-së nga Rahoveci po shpërblehet me një kontratë afër 100 mijë euro, ndërsa qytetarëve të Prizrenit u kërkohet të besojnë se gjithçka është meritë, konkurrencë dhe profesionalizëm.

𝐊𝐲 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐢 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐮𝐚𝐫.

𝐇𝐚𝐳𝐢𝐳 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢, ish-zyrtar për informim dhe ish-zëdhënës i Komunës së Rahovecit, është sistemuar si zyrtar i lartë për informim në Komunën e Prizrenit.
𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐒𝐲𝐥𝐞𝐣𝐦𝐚𝐧𝐢, ish-drejtor komunal në Rahovec, është punësuar në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.
Edhe në arsim është ndjekur e njëjta logjikë. 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞𝐚𝐧 𝐂𝐞𝐧𝐚𝐣, nga Komuna e Dragash*t, ish drejtor i arsimit në qeverisjen e PDK-së, është emëruar drejtor i shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit”.

Nga Rahoveci në Dragash, Komuna e Prizrenit po mbushet me kuadro të afërta me PDK-në, ndërsa profesionistët e Prizrenit diskriminohen, anashkalohen dhe detyrohen të presin para dyerve të mbyllura.

𝐇𝐢𝐩𝐨𝐤𝐫𝐢𝐳𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐚𝐪𝐢𝐫 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐤𝐮𝐟𝐢.

Kur ishte në opozitë, ai kritikonte angazhimin e kuadrove nga jashtë Prizrenit. Sot, sapo e ka pushtetin në dorë, po e bën pikërisht atë që dikur e kundërshtonte — madje hapur dhe me paratë e qytetarëve.

𝑨𝒕𝒆̈ 𝒒𝒆̈ 𝒅𝒋𝒆 𝒆 𝒒𝒖𝒂𝒏𝒕𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒑𝒓𝒂𝒏𝒖𝒆𝒔𝒉𝒎𝒆, 𝒔𝒐𝒕 𝒆 𝒌𝒂 𝒔𝒉𝒏𝒅𝒆̈𝒓𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒒𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒕𝒊𝒋.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren kërkon publikimin e plotë të:

– dosjes së prokurimit dhe kontratës së Edon Canës;
– kohëzgjatjes, detyrave dhe mënyrës së llogaritjes së vlerës prej 98,496 eurosh;
– kritereve të përzgjedhjes dhe vlerësimit;
– të gjitha kontratave dhe emërimeve të kuadrove partiake nga komunat e tjera;
– dokumentacionit që dëshmon se këto procese kanë qenë të hapura, të drejta dhe konkurruese.

𝐒𝐡𝐚𝐪𝐢𝐫 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐣 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭’𝐮 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐭 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞:

𝐏𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐚?
𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈.
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐭𝐚𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚𝐤𝐞̈.
𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐧𝐝 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐡𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈.
𝐒𝐡𝐚𝐪𝐢𝐫 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐣 𝐩𝐨 𝐢 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐨𝐧 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐨𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐲𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚.

𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐞 𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐞𝐬 𝐕𝐄𝐓𝐄̈𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐉𝐄! 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧

Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi kallëzim penal lidhur me procesin e ndarjes së subvencioneve në DKRSGrupi i Kuvendarëve të...
04/08/2026

Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi kallëzim penal lidhur me procesin e ndarjes së subvencioneve në DKRS

Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prizrenit dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, duke kërkuar hetimin e procesit të ndarjes së subvencioneve për aktivitetet kulturore dhe sportive nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2026.

Kallëzimi penal u bazua në dyshime serioze lidhur me ligjshmërinë, transparencën dhe paanshmërinë e procesit të vlerësimit të projekt-propozimeve. Në të u kërkua që Prokuroria të hetojë mënyrën e pikëzimit të projekteve, punën e Komisionit Vlerësues, respektimin e kritereve të përcaktuara në thirrjen publike, si dhe çdo rrethanë tjetër që mund të ketë ndikuar në shpërndarjen e fondeve publike.

Paraja publike duhet të administrohet me përgjegjësi, në mënyrë të ligjshme, transparente dhe të barabartë për të gjithë. Pikërisht për këtë arsye kërkuam që organet e drejtësisë të zhvillojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe profesional, në mënyrë që të sqarohen të gjitha dyshimet dhe, nëse konstatohen shkelje, të ndërmerren veprimet e parashikuara me ligj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të ushtrojë rolin e saj mbikëqyrës dhe të mbrojë interesin publik, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë në administrimin e çdo euroje të taksapaguesve.

Sonte ju mirëpresim!
01/08/2026

Sonte ju mirëpresim!

31/07/2026

Fjala e asamblistit Karanfil Haxhillari - pyetje drejtuar drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe nënkryetarit të komunës.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

31/07/2026

Fjala e asamblistit Ilir Gashi lidhur me ndarjen e subvencioneve për aktivitetet kulturore dhe sportive.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

31/07/2026

Pyetje për drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike nga asamblistja znj. Nerimane Pllana Gashi lidhur me subvencionimin e biletave të transportit publik dhe me dezinsektimin e qytetit të Prizrenit.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

31/07/2026

Fjala e asamblistit Mergiton Gavazaj lidhur me mosfunksionalizimin e autoambulancave emergjente në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

31/07/2026

Në formë të përmbledhur, diskutimet, pyetjet dhe replikat e asamblistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Selman Sokoli me ekzekutivin komunal.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

31/07/2026

Në formë të përmbledhur, diskutimet, pyetjet dhe replikat e Shefes së Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Dafina Alishani, me ekzekutivin komunal.

Seanca e Kuvendit Komunal në Prizren, 30.07.2026

Address

Ismet Jashari/Kumanova
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja Vetëvendosje - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share