05/04/2024
‘’FAKTET PARA PROPAGANDËS’’
Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme, bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës.
Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre.
A e dini se sa janë rritur produktet bazike, gjatë këtyre 3 viteve? - 42%. Do të thotë, çmimet e ushqimeve që na duhen çdo ditë në tryezën tonë siç janë: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët janë rritur përplot 42%, që nga koha e marrjes së mandatit të kësaj Qeverie.
Përveç kësaj rritje të produkteve bazike, qytetari i Kosovës gjatë tre viteve të fundit me qeverisjen aktuale, është varfëruar për një të katërtën e pasurisë së poseduar. Qeveria ka kontribuar që jeta e qytetarit, të vështirësohet e varfërohet, andaj edhe është përgjegjëse për varfërinë!
Pushteti, me propagandën e tyre të vazhdueshme në thuajse çdo fushë, ka folur edhe për inflacionin rrejshëm. Por faktet tregojnë qartazi se Kosova ka inflacion enorm. Fshehja e rritjes së inflacionit, tregon se Qeveria ka përdorur rritjen e numrave buxhetor dje qarkullimin biznesor si sukses.
Por, propaganda nuk pranohet lehtë nga kushdo. Faktet, hedhin poshtë tendencën për të manipuluar dhe shfaqin të vërtetën e varfërisë së qytetarit dhe rritjen e çmimeve, në produktet bazike.
Qeveri e propagandës!