Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren QRTK-Prizren, planifikon, koordinon, monitoron dhe zbaton planet dhe aktivitetet në fushën e trashëgimisë kulturore në Regjionin e Prizrenit.

21/08/2026
20/08/2026

QRTK Prizren dorëzon raportin e rivlerësimit të trashëgimisë kulturore në Dragash

Dragash, 20 gusht 2026 – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka dorëzuar Raportin e Rivlerësimit të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore Arkitekturore në Komunën e Dragash*t për vitin 2026.
Raporti iu dorëzua kryetarit të Komunës së Dragash*t, Bexhet Xheladini, gjatë një takimi me drejtuesit dhe stafin e QRTK Prizren. Në takim mori pjesë edhe drejtoresha e Kulturës në këtë komunë, Liridona Misinaj.

Procesi i rivlerësimit është realizuar nga QRTK Prizren në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive institucionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin që mbulon Qendra.
Sipas të dhënave të raportit, në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, në kategorinë e trashëgimisë arkitekturore dhe nënkategorinë Monument–Ansambël, Komuna e Dragash*t ka të evidentuara 11 asete, ndërsa në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme figuron 1 aset.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e këtyre aseteve, nevojat e evidentuara gjatë procesit të rivlerësimit dhe rekomandimet për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.

“Raporti na jep një pasqyrë më të qartë të gjendjes së trashëgimisë kulturore në Komunën e Dragash*t.

Hapi i radhës është që, së bashku me institucionet lokale, të identifikojmë mundësitë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje konkrete aty ku paraqiten nevoja”, tha drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale është i rëndësishëm për adresimin e nevojave të trashëgimisë kulturore dhe për krijimin e kushteve më të mira për ruajtjen dhe promovimin e saj.

Kryetari i Komunës së Dragash*t, Bexhet Xheladini, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me QRTK Prizren, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe potencialit të saj për zhvillimin kulturor e turistik të komunës.

QRTK Prizren mbulon me përgjegjësi institucionale territorin e komunave Prizren, Dragash, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Mamushë dhe vazhdon procesin e rivlerësimit dhe monitorimit të gjendjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në këtë rajon.

QRTK Prizren mbështet angazhimin e studentëve në trashëgiminë kulturorePrizren, 10 gusht 2026 – Në Qendrën Rajonale për ...
10/08/2026

QRTK Prizren mbështet angazhimin e studentëve në trashëgiminë kulturore

Prizren, 10 gusht 2026 – Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore Prizren u mbajt një takim falënderues me rastin e përfundimit të Programit të Praktikës Internes, të realizuar në bashkëpunim me OHA Organization dhe Peace Corps USA.
Në kuadër të këtij programi, studentë të Universitetit të Prizrenit patën mundësinë që për disa javë të angazhohen në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke fituar përvojë praktike dhe duke u njohur nga afër me punën në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit, Drejtori i QRTK Prizren, Samir Hoxha, pranoi certifikatën e mirënjohjes për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e programit.
“Për QRTK Prizren është kënaqësi që hapësirat dhe asetet e trashëgimisë kulturore të shërbejnë edhe si vende ku studentët mund të mësojnë, të angazhohen dhe të fitojnë përvojë praktike. Bashkëpunime të tilla janë të rëndësishme për afrimin e të rinjve me trashëgiminë tonë dhe për krijimin e profesionistëve të rinj në këtë fushë”, u shpreh drejtori Hoxha.
Përfaqësuesit e OHA Organization dhe Peace Corps USA vlerësuan bashkëpunimin me QRTK Prizren dhe angazhimin e studentëve gjatë programit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për zhvillimin e tyre profesional.

QRTK Prizren shpreh mirënjohje për të gjithë partnerët e përfshirë në këtë nismë dhe konfirmon gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e programeve që lidhin arsimin, të rinjtë dhe trashëgiminë kulturore, duke krijuar mundësi të reja për përvojë dhe zhvillim profesional.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka përfunduar procesin e rivlerësimit të aseteve të trashegimisë kul...
29/07/2026

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka përfunduar procesin e rivlerësimit të aseteve të trashegimisë kulturore në Komunën e Rahovecit për vitin 2026.

Gjatë vizitave në terren është bërë dokumentimi i gjendjes aktuale të monumenteve, evidentimi i ndryshimeve të konstatuara, si dhe janë hartuar rekomandime profesionale për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe trajtimin e mëtejshëm të tyre.
Ky proces është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të QRTK Prizren për monitorimin dhe rivlerësimin periodik të aseteve të trashëgimisë kulturore, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore për brezat e ardhshëm.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, edhe këtë vit, vazhdon traditën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ...
25/07/2026

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, edhe këtë vit, vazhdon traditën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së PrizrenFest, duke vënë në dispozicion hapësirat e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Në kuadër të festivalit, mbrëmja e djeshme u shënua me koncertin e Zanat Vocal Ensemble, të cilat krijuan një atmosferë të veçantë në oborrin e kompleksit, duke sjellë artin në një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Për QRTK Prizren, mbështetja e aktiviteteve që promovojnë kulturën, artin dhe trashëgiminë kulturore mbetet një angazhim i vazhdueshëm. Hapësirat e monumenteve kulturore, kur shfrytëzohen me kujdes dhe respekt për vlerat e tyre, krijojnë mundësi që trashëgimia të jetë pjesë aktive e jetës kulturore dhe të afrohet edhe më shumë me qytetarët dhe vizitorët.

Falënderojmë organizatorët e PrizrenFest për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe urojmë që edhe aktivitetet e tjera të festivalit të jenë po aq të suksesshme.

Foto: Prizrenfest

12/06/2026

Në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit festa merr kuptim edhe më të veçantë, sepse liria që sot e gëzojmë është amanet që duhet ta ruajmë, ta nderojmë dhe ta bartim te brezat e rinj.

Gëzuar Dita e Çlirimit!

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38329244487

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share