Kopshti "Nëna Kabrini"

Kopshti "Nëna Kabrini" Kopshti i Femijeve "Nena Kabrini" Kopshti i fëmijëve “Nëna Kabrini” është Kopsht privat, pronë e Administratës Apostolike të Prizrenit.

i udhëhequr nga motrat e nderit të quajtura Motrat Engjëllore të Shën Palit të pranishme në Prizren që nga viti 1976.Që në fillim jemi munduar të jetojnë sipas karizmës tonë duke ju kushtuar edukimit të fëmijëve dhe të rinjve. Inaugurimi i këtij kopshti u bë me 26.04.2002, duke ju falenderuar Ipeshkvisë e cila na ka mbështetur në këtë qëllim, gjithashtu dhe Caritasit Italian, Sicilian, Kalabrez dh

e Motrat Nëna Kabrini. Kopshti është hallka e parë e sistemit jetësor dhe arsimor ku në qendër të veprimtarisë është fëmija.. Aty fëmijët mësojnë, aftësohen dhe formojnë personalitetin e tyre integral.Kopshti gjithashtu ju ndihmon fëmijëve të jenë të lumtur, të aftë për ti përballuar sfidat e jetës. Në kopsht i kemi kushtet e përshtatshme që fëmijët të ndihen mirë dhe të krijojnë marrëdhënie të reja sepse kopshti është vendi që siguron kënaqësi dhe gëzim. Kopshti është i hapur nga dita e hënë deri të premten. Pranimi e fëmijëve bëhet nga ora 7:00-8:30, ndërsa tërheqja e fëmijëve nga kopshti nga ora 15:00-15:30. Këtë kopsht mund ta vijojnë të gjithë fëmijët pavarësisht nga besimi fetar. Fëmijët që vijnë këtu në kopsht janë prej moshës 3-6 vjeçar. Aktualisht numri i fëmijëve të regjistruar për vitin 2010/2011 është gjithsej 100 fëmijë , të ndarë në tri klasa sipas moshave3-4 vjeçar,4-5 vjeçar dhe 5-6 vjeçar, ku në secilën klasë ka një edukatore dhe një ndihmëse.

05/06/2026

Ekspozitë në boten e artit të fëmijëve Aktivitetet 4 Qershor, 20264 Qershor, 2026nenakabriniLeave a Comment on Ekspozitë në boten e artit të fëmijëve Më 1 Qershor, në ambientet e IEFH “Nëna Kabrini”, u organizua Ekspozita vjetore me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të të drejtat...

Address

Iljaz Kuka Nr. 13 Prizren
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+37745270930

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kopshti "Nëna Kabrini" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kopshti "Nëna Kabrini":

Shortcuts

Share