Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit

Në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”, në Malet e Sharrit u mbajt sot edicioni i pest...
05/09/2026

Në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”, në Malet e Sharrit u mbajt sot edicioni i pestë i High Scardus Ultra, një ngjarje ndërkombëtare e vrapimit malor që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes sportit, natyrës dhe aventurës.

Gara, e organizuar nga Butterfly Outdoor Adventure (BOA) dhe Sharr Outdoors, këtë vit mblodhi mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete. Pjesë e saj ishte edhe gara 10K Bear Trail, e zhvilluar në Prizren.

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e 10K Bear Trail. "Është privilegj që si Komunë e Prizrenit të përkrahim aktivitete që promovojnë sportin, natyrën dhe potencialet turistike të qytetit tonë" - u shpreh Kryetari Totaj.

🏆 Fituesit e 10K Bear Trail:
Femra: 🥇 Qendresa Ramadani 🇽🇰 – 56:16 | 🥈 Cornelia Lauschmann 🇦🇹 – 1:06:12 | 🥉 Lirika Deva 🇽🇰 – 1:07:13 | 4️⃣ Vesa Paca 🇽🇰 – 1:09:28 | 5️⃣ Lida Hoxha 🇽🇰 – 1:09:42

Meshkuj: 🥇 Azem Osmani 🇽🇰 – 51:02 | 🥈 Klodi Lushi 🇦🇱 – 51:25 | 🥉 Niazi Istogu 🇽🇰 – 51:25 | 4️⃣ Rune Grofer 🇩🇪 – 52:18 | 5️⃣ Fuad Bajrami 🇽🇰 – 52:49

"Urime Uta Ibrahimit dhe të gjithë pjesëmarrësve e organizatorëve për një tjetër edicion të suksesshëm!" - uroi Kryetari Totaj.

Sot, u zhvillua takim konsultativ për ta diskutuar progresin në hartimin dhe finalizimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZ...
04/09/2026

Sot, u zhvillua takim konsultativ për ta diskutuar progresin në hartimin dhe finalizimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Gjatë takimit u prezantua puna e deritanishme në finalizimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për zhvillimin e Prizrenit si dhe projektet për parkingjet e reja, të cilat janë ndër synimet për t’i realizuar në kuadër të planifikimit të mëtejshëm urban.

Në kuadër të Javës së Nënës Terezë, Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin, Kujtim Gashi, vizituan sot Muzeun e N...
04/09/2026

Në kuadër të Javës së Nënës Terezë, Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin, Kujtim Gashi, vizituan sot Muzeun e Nënës Terezë në Prizren, ku u promovuan punimet artistike të grave nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan, veprimtari e cila këtë vit i kushtohet bamirësisë dhe përcjell mesazh të fuqishëm të humanizmit, shpresës e mundësisë për një të ardhme më të mirë.

Në këtë nismë u përfshinë edhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nxënësit e Shkollës “Loyola”, të cilët përgatitën pako me dhurata për këtë qendër.

"Muzeu i Nënës Terezë është vlerë e rëndësishme e mozaikut kulturor të Prizrenit dhe hapësirë që na kujton vazhdimisht vlerat e humanizmit, solidaritetit dhe bamirësisë. Le ta bëjmë mirësinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin pjesë të përditshmërisë sonë" - u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, Shejh Abedin ...
04/09/2026

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, Shejh Abedin Shehun dhe Referentin për Shërbime Fetare në KBI, Eroll Raka, të cilët biseduan dhe koordinuan hapat e mëtejmë për organizimin sa më të mirë të shërbimeve në Varrezat e Reja të Qytetit.

Ky është projekt pas të cilit qëndron një punë shumëvjeçare. Gjatë gjithë këtyre viteve kanë kaluar dhe zgjidhur procedura të shumta e të komplikuara, është punuar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe institucionet tjera, deri në sigurimin e 57 hektarëve tokë për Varrezat e Reja të Qytetit.

Puna nuk është ndalur këtu. Janë mbajtur diskutime publike, janë zhvilluar konsultime e koordinime me bashkësitë fetare dhe është përcaktuar edhe bashkëpunimi me operatorin, i cili, sipas kontratës, do të kujdeset për menaxhimin e hapësirës dhe për investimet e nevojshme në të.

"Ky projekt ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët, sepse adreson një nevojë reale dhe afatgjatë të Prizrenit. Pikërisht për këtë arsye presim që edhe institucionet relevante ta respektojnë këtë vullnet, ta mbështesin procesin dhe secila, brenda përgjegjësive të veta, të kontribuojë që projekti të zhvillohet pa pengesa" - u shpreh Kryetari Totaj.

Synimi është që Varrezat e Reja të Qytetit të shndërrohen në kompleks modern dhe të rregulluar, me infrastrukturën dhe kushtet që i takojnë një qyteti si Prizreni. Për nga koncepti, madhësia dhe mënyra e organizimit, ky është ndër projektet e rralla të këtij lloji në Kosovë.

Ky projekt nuk ka ardhur rastësisht. Ka ardhur nga një nevojë reale, sepse mundësitë për varrime të reja në Varrezat e Qytetit dhe në varrezat e lagjes “Arbana” janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara, por edhe nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve që kjo çështje të ketë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në koordinim dhe mirëkuptim me komunitetet fetare në Prizren, nga 10 gushti 2026 varrimet e reja kanë filluar të realizohen në Varrezat e Reja të Qytetit.

"E dimë shumë mirë se bëhet fjalë për një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme. Ndryshimi i lokacionit të varrimit nuk është një ndryshim i zakonshëm, sidomos për familjet që për vite me radhë janë mësuar me një vend të caktuar ku prehen të afërmit e tyre. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të tranzicionit dhe i sigurojmë se çdo hap po bëhet me kujdes, respekt dhe dinjitet" - theksoi Kryetari Totaj.

Në koordinim me bashkësitë fetare, operatorin dhe institucionet përgjegjëse, po punohet që familjet, pikërisht në momentet më të vështira për to, të kenë shërbim të rregullt, të organizuar dhe sa më dinjitoz.

"Varrezat e Reja të Qytetit janë zgjidhje e domosdoshme për Prizrenin, por njëkohësisht edhe investim afatgjatë për gjeneratat që vijnë. Pas shumë vitesh pune, sfidash dhe përpjekjesh, po e çojmë përpara një projekt që qytetit i ka munguar dhe që qytetarëve tanë u garanton zgjidhje të qëndrueshme, të rregulluar dhe me dinjitet" - tha Kryetari Totaj.

Njoftim për organizimin e dëgjimit publik për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027Të nderuar qytetarë,Bazuar n...
02/09/2026

Njoftim për organizimin e dëgjimit publik për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643, të datës 15.10.2008, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, si dhe Rregulloren Nr. 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, ju ftojmë të merrni pjesë në Dëgjimin Publik Buxhetor për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027 dhe planifikimet për vitet 2028–2029, i cili u dedikohet të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Ky dëgjim publik buxhetor organizohet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, pas pranimit të Projekt buxhetit nga Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj.

Dëgjimi publik do të mbahet më:

📅 10.09.2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (“Shtëpia e Bardhë”)

Informacionet lidhur me qarkoret buxhetore për vitin 2027, planifikimet buxhetore për vitet 2028–2029 si dhe Projektbuxhetin e Komunës së Prizrenit, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

• Financat – Komuna e Prizrenit
• Buxheti Komunal – Komuna e Prizrenit
• Dëgjimet Buxhetore – Projektbuxheti

Qytetarët mund t’i dërgojnë kërkesat, komentet dhe sugjerimet e tyre edhe përmes adresave elektronike:

[email protected]
[email protected]
[email protected]
[email protected]
[email protected]

Po ashtu, komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen në formë fizike në adresën: Rr. “Adem Jashari” nr. 275, Prizren 20000 (“Shtëpia e Bardhë”) nga data 02.09.2026 deri më 15.09.2026.

Në nderim dhe përkujtim të Epopesë së Vrrinit, betejës së lavdishme të zhvilluar më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998 në rajoni...
02/09/2026

Në nderim dhe përkujtim të Epopesë së Vrrinit, betejës së lavdishme të zhvilluar më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998 në rajonin e Vrrinit të Prizrenit, Nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Simir Krasniqi, përfaqësues të OVL të UÇK-së në Prizren, familje të dëshmorëve dhe qytetarë, bënë homazhe në disa prej vendeve të kujtesës.

Homazhet u zhvilluan pranë shtatores së Heroit Agim Shala, lapidarëve në Hoçë të Qytetit, Jeshkovë dhe Malësi të Vrrinit, pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në Jeshkovë si dhe te Kalaja e UÇK-së në Leskovec.

Epopeja e Vrrinit mbetet dëshmi e fuqishme e sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së si dhe pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kombëtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!

Pastërtia është shëndet!Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prizren “Eko Regjioni” u pajis sot me kamionë të rinj për mbl...
02/09/2026

Pastërtia është shëndet!

Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prizren “Eko Regjioni” u pajis sot me kamionë të rinj për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, si dhe tash është edhe më e përgatitur teknikisht për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta mbajtur Prizrenin sa më të pastër, me synimin që qyteti ynë të jetë shembull edhe për komunat e tjera.

Hapet thirrja për aplikim – Data Science Bootcamp, i përkrahur nga Komuna e PrizrenitA jeni gati të bëheni pjesë e një p...
02/09/2026

Hapet thirrja për aplikim – Data Science Bootcamp, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

A jeni gati të bëheni pjesë e një prej fushave më të kërkuara të teknologjisë sot? Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), i licensuar nga instituti prestigjioz CNM Ingenuity (USA), hap aplikimet për grupin e radhës në programin unik Data Science Bootcamp.

Duke filluar nga zero, ju do të mësoni Python, SQL dhe Machine Learning, duke punuar në projekte reale që ju përgatisin për tregun e punës.

Pse të aplikoni?

Certifikim me validitet ndërkombëtar nga MICP dhe CNM Ingenuity (USA)
Mundësi për bursë deri në 100%
Format fleksibil: Kryesisht online

Regjistrohu tani:

https://forms.gle/G2QirP6gNF3txTG66

Për më shumë informata:
+383 49 473 001
makerspaceprizren.com/data-science-programs

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot takim me drejtorët e shkoll...
31/08/2026

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, me ç’rast biseduan për përgatitjet dhe koordinimin e nevojshëm për fillim sa më të mbarë të procesit mësimor, me fokus në krijimin e kushteve të mira për nxënësit dhe personelin arsimor.

Gjithashtu, diskutuan rreth buxhetit dhe shpenzimet për vitin 2026, si dhe për Qarkoren e Dytë Buxhetore për përgatitjen e buxhetit për vitet 2027-2029.

"Suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve në vitin e ri shkollor!" - u shpreh Kryetari Totaj.

Përkundër sfidave buxhetore me të cilat po përballet Komuna e Prizrenit padrejtësisht, sot është përmbyllur hartimi i pr...
31/08/2026

Përkundër sfidave buxhetore me të cilat po përballet Komuna e Prizrenit padrejtësisht, sot është përmbyllur hartimi i projektbuxhetit për vitin 2027, pas një procesi të gjerë të konsultimit me qytetarë, OJQ, shoqata dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Ky projektbuxhet pasqyron kërkesat dhe propozimet e komunitetit si dhe punën e përkushtuar të administratës komunale për t’i adresuar nevojat e prioritetet e qytetarëve.

Sot Kryetari Shaqir Totaj ia dorëzoi projektbuxhetin Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Simir Krasniqi, i cili do të vijojë me procedurat ligjore për shqyrtimin dhe miratimin e tij.

Pas miratimit nga Kuvendi Komunal, dokumenti do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në përputhje me parimet e transparencës dhe informimit të qytetarëve.

"Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi e në funksion të nevojave dhe interesit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit" - u shpreh Kryetari Totaj.

Address

Adem Jashari
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38380011002

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Prizrenit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share