Hasi i Gurit

Hasi i Gurit Per reklama kontakt ne inbox

Plaku Selman Shatri nga Kushnini i Hasit, duke bluar në mulli, një pamje që na rikthen te tradita dhe mënyra e dikurshme...
30/08/2026

Plaku Selman Shatri nga Kushnini i Hasit, duke bluar në mulli, një pamje që na rikthen te tradita dhe mënyra e dikurshme e jetesës.

📷 Foto: Andi Shatri

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Romajë të Prizrenit, ku një shtëpi është thyer dhe demoluar derisa...
29/08/2026

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Romajë të Prizrenit, ku një shtëpi është thyer dhe demoluar derisa brenda saj nuk ndodhej askush, ndërsa cak i hajnit kanë qenë stolitë e arit me vlerë të konsiderueshme, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se shtëpia ku ndodhi vjedhja është pronë e A.Q, 23-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, vjedhja dyshohet se është kryer në intervalin kohor nga ora 21:00 e 28 gushtit deri rreth orës 01:00 të 29 gushtit, kur edhe është vërejtur se çfarë kishte ndodhur.

Në atë periudhë në shtëpi nuk ndodhej asnjë nga familjarët.

Personi i dyshuar dyshohet se ka hyrë me forcë brenda dhe më pas ka demoluar pjesë të shtëpisë duke kërkuar gjësende me vlerë.

Gjatë kontrollimit të ambienteve, ai ka arritur të gjejë dhe të marrë stoli ari, vlera e të cilave sipas pronarit arrin në rreth 20 mijë euro.

Dëmi mund të jetë edhe më i madh, pasi në këtë fazë ende nuk është konfirmuar nëse nga shtëpia janë vjedhur edhe gjësende të tjera.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 01:05.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë dhe Krim-Teknika, të cilët kanë ekzaminuar shtëpinë dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit.

Është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Vjedhje të rëndë”.

I dyshuari mbetet ende i paidentifikuar, ndërsa rasti po hetohet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

24/08/2026

0916298609
Ne ZG kerkoj pun per Bruma

Bujar Meshi Koft i gzunë 🤲🏻🤲🏻🤲🏻
22/08/2026

Bujar Meshi Koft i gzunë 🤲🏻🤲🏻🤲🏻

Unë (shefi) kur i’a vonoj sh*tses rrogën🤔
08/08/2026

Unë (shefi) kur i’a vonoj sh*tses rrogën🤔

06/08/2026
Ngushëllime familjes Muçaj!
04/08/2026

Ngushëllime familjes Muçaj!

Sheh Myhedin Shehu, prijësi që zgjodhi të vdiste në këmbëKa njerëz që historia i kujton për postin që mbajtën. Ka të tje...
21/07/2026

Sheh Myhedin Shehu, prijësi që zgjodhi të vdiste në këmbë

Ka njerëz që historia i kujton për postin që mbajtën. Ka të tjerë që kujtohen për fjalët që lanë pas. Por ka edhe burra si Sheh Myhedin Shehu, të cilët historia i përjetëson sepse, në çastin më të rëndë për popullin e tyre, nuk zgjodhën të shpëtonin veten, por të qëndronin pranë njerëzve të tyre deri në frymën e fundit.

Më 21 korrik 1998, në kulmin e Epopesë së Rahovecit, forcat serbe e ekzekutuan pranë Teqesë së Madhe të Halvetive, së bashku me shumë besnikë që kishin kërkuar strehim dhe mbrojtje. Ai nuk pranoi të largohej, nuk pranoi të dorëzohej dhe nuk pranoi të përulej para armikut. Qëndroi aty ku e thërriste ndërgjegjja, pranë popullit të vet. Ky akt e shndërroi në simbol të përjetshëm të qëndresës shqiptare. Në shenjë mirënjohjeje për jetën dhe sakrificën e tij, shteti i Kosovës e nderoi me titullin Hero i Kosovës.

Sheh Myhedini rridhte nga një familje me traditë të thellë atdhetare. Ai jetoi në një kohë kur të jesh shqiptar dhe ta duash lirinë nënkuptonte burg, ndjekje dhe sakrificë. Regjimi jugosllav e burgosi disa herë për bindjet e tij kombëtare, por as qelitë e errëta, as torturat dhe as presionet nuk arritën ta thyenin karakterin e tij. Ai mbeti i palëkundur në besimin se feja dhe dashuria për atdheun nuk ishin kundërshtare, por dy shtylla që e forcojnë njeriun dhe kombin.

Për Sheh Myhedinin, petku fetar nuk ishte privilegj, por përgjegjësi. Ai e kuptonte se prijësi i vërtetë nuk fshihet kur populli rrezikohet. Ishte pranë qytetarëve në ditët më të vështira, mbështeti kauzën kombëtare, pajtimin e gjaqeve, arsimin shqip dhe çdo përpjekje që forconte identitetin shqiptar. Kur shpërtheu lufta çlirimtare, ai nuk e pa atë si luftë për pushtet, por si luftë për dinjitetin dhe mbijetesën e një populli në tokën e vet.

Rahoveci i korrikut 1998 u përball me një nga kapitujt më të dhimbshëm të luftës. Shtëpi të djegura, familje të shpërngulura, civilë të vrarë, gra, pleq e fëmijë të masakruar. Në mesin e kësaj tragjedie, figura e Sheh Myhedin Shehut u bë shtyllë morale e qytetit. Ai nuk u largua nga Teqeja, edhe pse e dinte se rreziku ishte i pashmangshëm. Zgjodhi të qëndronte aty ku e kërkonte ndërgjegjja e tij, duke u bërë simbol i besimit, i guximit dhe i dinjitetit njerëzor.

Sot, kur kujtojmë 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, nuk përulemi vetëm para një kleriku të shquar. Përulemi para një shqiptari që dëshmoi se dashuria për Zotin dhe dashuria për atdheun ecin së bashku kur mbështeten mbi drejtësinë, lirinë dhe sakrificën.

Me respekt të veçantë kujtojmë edhe 116 martirët e Rahovecit, të cilët u flijuan në korrikun e përgjakshëm të vitit 1998. Ata nuk janë vetëm pjesë e historisë së Rahovecit, por e ndërgjegjes së gjithë Kosovës. Gjaku i tyre u bë themel mbi të cilin u ngrit liria që gëzojmë sot.

Brezat që vijnë duhet ta njohin Sheh Myhedin Shehun jo vetëm si Hero të Kosovës, por si një shembull se si njeriu mund të mbetet i madh edhe përballë vdekjes. Ai nuk la pas pasuri materiale, por la trashëgiminë më të çmuar: besimin, nderin, guximin dhe dashurinë e pakushtëzuar për kombin.

Jeta dhe vepra e tij dëshmojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet. Ajo ruhet me sakrificë, me qëndresë dhe me njerëz që janë të gatshëm të japin gjithçka për të. Sheh Myhedin Shehu ishte njëri prej tyre. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së lavdishme të Kosovës dhe frymëzim për brezat që do të ndërtojnë të ardhmen mbi idealet e lirisë, dinjitetit dhe atdhedashurisë.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Sheh Myhedin Shehut!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Rahovecit!

Lavdi të gjithë atyre që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë së Kosovës!

Aju kish pershtat nja kafe  ne likeje
20/07/2026

Aju kish pershtat nja kafe ne likeje

📍Likeni në Zym të Hasit 🌊🌳💙
18/07/2026

📍Likeni në Zym të Hasit 🌊🌳💙

Address

Prizren
20200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hasi i Gurit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share