LDK - Prizren

LDK - Prizren Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega në Prizren.

Kryetari i LDK-së, Driton Selmanaj, dërgon telegram ngushëllimi familjes së të ndjerës znj. Suzana Germizaj"Me pikëllim ...
28/07/2026

Kryetari i LDK-së, Driton Selmanaj, dërgon telegram ngushëllimi familjes së të ndjerës znj. Suzana Germizaj

"Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistes së devotshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mësimdhënëses dhe anëtares së Kryesisë së Nëndegës së LDK-së 'Gani Çavdërbasha', znj. Suzana Germizaj.

Znj. Germizaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e saj ndaj arsimit, angazhimin e palodhur në radhët e LDK-së dhe kontributin e vazhdueshëm për komunitetin dhe qytetin e Prizrenit.

Ajo ishte grua e urtë, e ndershme dhe e respektuar, e cila me punën, sjelljen dhe vlerat e saj fitoi respektin e të gjithë atyre që e njohën. Kontributi dhe shembulli i saj do të mbeten pjesë e kujtesës sonë.

Znj. Suzana Germizaj do t'u mungojë familjes, miqve, kolegëve, bashkëveprimtarëve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Zoti e mëshiroftë dhe e prehtë në paqe shpirtin e saj fisnik!"

05/07/2026
Sot, shënojmë 36 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, aktin historik që hodhi themelet jur...
02/07/2026

Sot, shënojmë 36 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, aktin historik që hodhi themelet juridike dhe politike të shtetësisë së Kosovës.

Në rrethana jashtëzakonisht të vështira, nën rrethim ushtarak dhe presion të ashpër nga regjimi serb, 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës e shpallën Kosovën si njësi të barabartë dhe të pavarur brenda federatës së asaj kohe, duke shprehur qartë vullnetin e palëkundur të popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.

Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.

Në këtë datë të rëndësishme, shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, në artikulimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi.

Deklarata e 2 Korrikut mbetet një gurthemel i pathyeshëm në ndërtimin e shtetit tonë, një pikë kthese në historinë moderne të Kosovës dhe një dëshmi e qartë e aspiratës sonë për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian, dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

06/06/2026

Na priftë e mbara për Kosovën tonë! 🇽🇰✌️

LDK 113 ✅

Sonte vazhdojmë takimet me qytetarët!📍 Nashec – ora 19:00📍 Romajë – ora 20:00Ju ftojmë të bashkohemi për të bashkëbisedu...
06/06/2026

Sonte vazhdojmë takimet me qytetarët!

📍 Nashec – ora 19:00
📍 Romajë – ora 20:00

Ju ftojmë të bashkohemi për të bashkëbiseduar, për të prezantuar programin dhe vizionin tonë për të ardhmen.

Mirë se vini!

LDK 113 ☑️

05/06/2026

TUBIMI PËRMBYLLËS!

Sonte, më 5 qershor, nga ora 20:00, mblidhemi në Sheshin Skënderbeu për ta kurorëzuar bashkë këtë rrugëtim me besim, përkushtim dhe energji fituese.

Ejani me familjarë, miq e të afërm. Të japim së bashku mesazhin e fitores!

✌️ LDK 113

Address

Ibrahim Rugova
Prizren

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK - Prizren:

Shortcuts

Share