Komuna e Rahovecit

Call Directions Website

Komuna e Rahovecit Komuna e Rahovecit

16/10/2026

📢THIRRET MBLEDHJA E KOMITETIT PËR KOMUNITETE, E PESTA PËR VITIN 2026

Ftohen anëtarët e Komitetit për Komunitete të KK-Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e pestë (5) me radhë, e cila do të mbahet më 26 tetor 2026 (e hënë), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë nga Drejtoria për Shërbime Publike rreth ndriçimit publik dhe kanalizimit në lagjet ku jeton komuniteti joshumicë;
3. Të ndryshme;
4. Vizitë në zyret e QPS-së.

📌U MBAJT MBLEDHJA E KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARANë prani të anëtarëve të Komitetit Konsultat...
16/10/2026

📌U MBAJT MBLEDHJA E KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses Samra Kërqagu, u mbajt mbledhja e TRETË e komitetit për vitin 2026.

📌Qëllimi i komitetit: Të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e personave me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve gjithëpërfshirëse në nivel lokal, me synim garantimin e barazisë, qasjes së barabartë në shërbime, respektimit të të drejtave dhe përfshirjes së plotë të tyre në jetën shoqërore.

🔷Për këtë mbledhje propozohet ky
REND DITE 👇🏼

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i temës rreth qasjes se personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike;
3. Shqyrtimi i temës rreth përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete edukative;
4. Caktimi i një zyrtari përgjegjës komunal për çështjet e personave me aftësi të kufizuara;
5. Të ndryshme.

14/10/2026

📢THIRRET MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL, E DHJETË PËR KËTË VIT KALENDARIK🗓️

✅Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e dhjetë (10), e cila do të mbahet më 23 tetor 2026 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal - Rahovec.

✅Për këtë seancë, propozohet ky
REND DITE me 4 pika:👇🏼

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;
3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar-shtator 2026;
4. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

KRYETARI SMAJL LATIFI VIZITOI NJËSINË E MAMOGRAFISË NË QKMF “DR. FAHREDIN HOTI”Në kuadër të Tetorit Rozë, Kryetari i Kom...
14/10/2026

KRYETARI SMAJL LATIFI VIZITOI NJËSINË E MAMOGRAFISË NË QKMF “DR. FAHREDIN HOTI”

Në kuadër të Tetorit Rozë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, vizitoi Njësinë e Mamografisë, ku u njoh nga afër me shërbimet që ofrohen falas dhe pa pritje për qytetaret e Rahovecit dhe komunave përreth.

Ai përgëzoi personelin shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin në punë.

Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë!

📌 KOMITETI PËR POLITIKË DHE FINANCA (KPF) MBAJTI MBLEDHJEN E NËNTË PËR VITIN 2026✅Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir...
13/10/2026

📌 KOMITETI PËR POLITIKË DHE FINANCA (KPF) MBAJTI MBLEDHJEN E NËNTË PËR VITIN 2026

✅Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot, më 13 tetor 2026, u mbajt mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.

✅Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Sipas thirrjes së mbledhjes, rendi i ditës ishte ky:👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit financiar, janar-shtator 2026;
3. Të ndryshme.

U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E STATUTIT TË KOMUNËS SË RAHOVECITU mbajt takimi i Grupit Punues ...
12/10/2026

U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E STATUTIT TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

U mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Rahovecit, ku u diskutuan çështjet që lidhen me plotësimin dhe ndryshimin e dispozitave të statutit, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të funksionimit institucional të komunës.

Grupi punues do të vazhdojë angazhimin në shqyrtimin e propozimeve dhe përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme në Statutin e Komunës së Rahovecit.

U MBAJT MBLEDHJA KOMEMORATIVE NË NDERIM TË VEPRIMTARIT RAMUSH KRASNIQISot u mbajt mbledhja komemorative në nderim të vep...
09/10/2026

U MBAJT MBLEDHJA KOMEMORATIVE NË NDERIM TË VEPRIMTARIT RAMUSH KRASNIQI

Sot u mbajt mbledhja komemorative në nderim të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramush Avdyl Krasniqi nga Brestoci, i cili ia kushtoi jetën lirisë dhe çështjes kombëtare.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për çlirimin e atdheut, Ramush Krasniqi u nderua pas vdekjes me dekoratën „Medalja e Lirisë“, të cilën e pranoi djali i tij, Festimi.

Komuna e Rahovecit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan veprimtarin.

Lavdi jetës dhe veprës së Ramush Krasniqit!

🔵MBAHET MBLEDHJA E KATËRT E RREGULLT E KKSB-SË PËR VITIN 2026Sot, më 9 tetor 2026, u mbajt mbledhja e katërt e rregullt ...
09/10/2026

🔵MBAHET MBLEDHJA E KATËRT E RREGULLT E KKSB-SË PËR VITIN 2026

Sot, më 9 tetor 2026, u mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), nën kryesimin e Kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi.

Të pranishëm ishin: zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendhsme z. Enver Dugolli, anëtarët e KKSB-së, përfaqësuesit e KFOR-it, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Latifi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se, bazuar në të dhënat dhe raportet zyrtare, situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Rahovecit është stabile dhe e qetë, pa ndryshime të theksuara krahasuar me periudhën nga mbledhja e fundit e KKSB-së.

Enver Dugolli: “Na gëzon faktin që komuna e Rahovecit sa i përket sigurisë ne bashkësi është një ndër vendet më të qeta dhe me siguri më stabile në Kosovë. Në këtë çështje, në të ardhmen e afërt, bashkërisht, do të kemi mundësi t’i adresojmë të gjitha problemet komunale me kohë dhe t’i fusim në strategjitë e vendit”.

Në këtë mbledhje u diskutua për:👇🏼

✅Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;
- Siguria në trafik;
- Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje;
✅Organizimi i fushatave vetëdijesuse përmes aktiviteteve rekreative dhe kulturore për përmirësimin e komunikimit ndëretnik dhe ndërfetar;
✅Informatë nga Drejtoria për Shërbimeve publike lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe të trotuareve për sezonin e dimrit;
✅Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit;
✅Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;

Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, z. Fazli Morina, prezantoi raportin me statistika të detajuara për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës, të dhëna këto, të cilat mund t’i lexoni në procesverbalin zyrtar të mbledhjes.

Në përfundim, kryetari falënderoi zv.ministrin Dugolli për angazhimin dhe bashkëpunimin. Falënderoi të gjithë anëtarët e KKSB-së me mirënjohje të veçantë për policinë dhe për pjesëtarët e FSK-së, për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

NJOFTIM PËR ORË PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN E ÇËSHTJES KOMBËTARERAMUSH KRASNIQIMe rastin e vdekjes së veprimtarit të çë...
08/10/2026

NJOFTIM PËR ORË PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN E ÇËSHTJES KOMBËTARE
RAMUSH KRASNIQI

Me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Ramush Avdyl Krasniqi nga fshati Brestoc, Komuna e Rahovecit mban orë përkujtimore – Komemoracion.

Ceremonia mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Brestoc në orën 13:30.

Ceremonia përkujtimore mbahet nën kujdesin e kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi.

08/10/2026

📢Thirret mbledhja e KOMITETIT KONSULTATIV PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA.

🔷Ftohen anëtarët e Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara që të marrin pjesë në mbledhjen e tretë (3), e cila do të mbahet më datë 16 tetor 2026 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal - Rahovec.

🔷Për këtë mbledhje propozohet ky
REND DITE 👇🏼

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i temës rreth qasjes se personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike;
3. Shqyrtimi i temës rreth përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete edukative;
4. Caktimi i një zyrtari përgjegjës komunal për çështjet e personave me aftësi të kufizuara;
5. Të ndryshme.

Address

Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38129276943

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Rahovecit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share